Portreti/intervista

Muharrem Xhafa: Enver Hoxha është lavdia, mburrja dhe krenaria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve kudo në botë

Po e botojmë në vigjilje të 16 Tetorit, Ditëlindjes së shqiptarit dhe burrit më të madh të historisë së re, për të cilin me të drejtë populli thotë: VEÇ DITËLINDJE KA ENVERI.
(Me rastin e 36 vjetorit të ndarjes nga jeta të ENVER HOXHËS, më 11 prill 1985)

Epoka e Enver Hoxhës sa vjen e bëhet më e kohës!

1.
Çështja e njohjes së Enver Hoxhës është çështje e njohjes të së vërtetës historike të Shqipërisë! Jo çështje dëshire! As çështje emrash, që u vihen rrugëve dhe shesheve të qyteteve, as çeshtje e një monumenti a varri monumental, që mund të ngrihet për Enverin! Aspak çeshtje nostalgjie.
Njerëz në fakt të vdekur, po të gjallë sepse marrin frymë, ftohen të flasin në medja, u botohen libra, artkuj, intervista etj. boll që të flasin e të shkruajnë kundër Enverit. Bën mirë medja progresive kur shkruan dhe thotë se ata shqiptarë a të huaj nuk meritojnë të nderohen se janë njerëz të shitur a të blerë, të cilêt populli shqiptar nuk i njeh.
Enver Hoxha është lavdia e kombit. Ai vuri në piedestalin e kombit shqiptar jo veten, po Kryeheroin e shqiptarëve, Skenderbeun! Nuk ka tjetër burrë shteti shqiptar ta ketë ngritur Skenderbeun në nivelet ku e ngriti dhe e perjetësoi Enver Hoxha. Dhe jo vetëm Skënderbeun! Edhe burra të tjerë të kombit, të Rilindjes e Pavarësisë Kombëtare, heronjtë e dëshmorët e Atdheut! E dinë këtë jo vetëm njerëzit e ndershëm, po edhe horrat!
Sot eshtë koha e maskarenjve, ndaj pushteti i borgjezisë ngre në buste e monumente njerëz që kanë bërë krime dhe kanë tradhtuar atdheun e kombin, njerëz që u bënë bashkëpunëtorë të pushtuesve!
Ndonse kështu, epoka e Enver Hoxhës – LANÇ-i, socializmin dhe vepra e tij – nuk u tundën prej “maleve me gurë e baltë”, që reaksioni hodhi e vazhdon të hedhë kundër për tri dekada e gjysëm! Koha provoi se Enver Hoxha kishte pasur të drejtë! Le të plasin ballistë a zogistë, qofshin, mbeturina tê bajraktarëve reaksionarë, qofshin, neofashistë e neonazistë, qofshin, ish-palo komunistë të shndërruar në antikomunistë të fëlliqur, qofshin, kudhdo qoftë ai që “matet” me Enver Hoxhën, ështê i humbur! Ai e ata që vlerësojnë dhe mbrojnë të vërtetën për Enver Hoxhën, edhe pse bëjnë kritika e vërejtje të drejta për çka mund të ishte bërë më shumë e më mirë, ata janë të nderuar! Njerëzit nuk janë denuar dhe “anatemuar” pse kanë bërë vërejtje e kritika të drejta, po sepse kanë sulmuar socializmin dhe Enver Hoxhën nisur nga qēllime antishqiptare, antikombetare e antikomuniste dhe sepse kanë mohuar LANÇ-in, arritjet e socializmit dhe vepren e ndritur të Enverit!
2.
Enver Hoxha bëri epokë si themelues i Partisë Komuniste të Shqipërisë (PPSH) dhe si udhëheqësi i lavdishëm i saj! Qenë titistët e këlyshët e Titos ata që nuk kanë lënë gjë pa thënë se Partinë Komuniste të Shqipërisë e kanë themeluar jo Enver Hoxha me komunistët shqiptarë, po “jugosllavët”! Enver Hoxha bëri epokë si Bir i revolucionit, si Organizator e Udhëheqës politik dhe Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, si Farkëtues i unitetit (bashkimit) të popullit në LANÇ pa dallim krahine, bindjesh politike e feje. Historia e deshi Enver Hoxhën edhe Komandant edhe Komisar në LANÇ edhe në luftën për ndërtimin e socializmit! Reaksioni i vjetër dhe ri punoi fort për të gjetur një tjetër Enver Hoxhë, po nuk ka guxuar askush të marrë përsipër rolin historik të tij! Në situata të vështira të brendshme e të jashtme, Enver Hoxha ia doli ta rreshtonte Shqipërinë e vogël në Aleancën e Madhe Antifashiste anglo-sovjeto-amerikane të popujve fitues, kur vende të tjerë më të mëdhenj të Ballkanit e të Europës u rreshtuan me forcat hitleriane të Boshtit Romē-Berlin-Tokio!
Enver Hoxha bëri epokë si partizan çlirimtar i vendit dhe si komandant e udhëheqës i Ushtrisë Nacionalçlirimtare në luftën për arritjen e fitores historike mbi pushtuesit e huaj nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vendës, në dhënien fund të monarkisë zogiste, në çlirimin e plotë të Shqipërisë e në vendosjen e pushtetit të ri popullor, të lirisë e pavarësisë së vertetë. LANÇ-i – lufta më e madhe heroike në historinë e vendit tonë – nuk do të kishte fituar pa Enver Hoxhën, Shqipëria nuk do të ishte çliruar dhe as do të kishte qenë socialiste!
Enveri Hoxha i ka vlerësuar ashtu si meritonin rolin dhe kontributin e aleatëve të mëdhenj perëndimore anglo-amerikanë gjatë LANÇ-it, po nuk i lejoi misionet dhe përfaqësuesit e tyre të ndërhynin në punët e brendshme të udhëheqjes së PKSH-së e të LANÇ-it, që Shqipëria të kthehej përmes luftës civile sikurse ata dëshironin në një Greqi tjetër të Ballkanit.
Askush në botë nuk mund të vërë në dyshim që Hoxha bëri epokë si udhëheqësi i lavdishëm i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe si strategu i ndërtimit dhe i mbrojtjes së socializmit, i konsolidimit të lirisë dhe pavarësise së atdheut, si themeluesi e farkëtuesi i pushtetit popullor socialist, si atdhetar i madh, që i ngriti atdheun e popullin në nivele të paparë zhvillimi shoqëror, kulturor, arsimor, ekonomik e ushtarak.
3,
Me Enver Hoxhën populli ynë u bë zot i fateve veta. Vendi u zhvillua në të gjitha anët e tij, në fshat e në qytet. Në socializëm, çdo vepër e ndërtuar dhe çdo vlerë e krijuar, është rezultat i punës, i djersës dhe i mundit të vetë shqiptarëve, të cilët askujt nuk i detyroheshin për asgjë. Askush nuk flente nën ura e shpella, s’kishte lypës e të papunë, as drogë, ankth e stres, as taksa, as gjakmarrje e pasiguri për jetën, as krim të organizuar! Për të gjithë njerëzit ishin falas në çdo skaj të vendit arsimi, shërbimi shëndetsor e spitalor, ilaçet. Gati falas ishin qeraja e shtëpive në qytet, uji e drita elektrike! Nuk kishte racizëm dhe njerëzit ishin të barabartë para ligjit, Mosha mesatare e jetes së njeriut arriti në mbi 71 vjet, ndërsa popullsia e vendit në mbi 3 milionë e gjysëm banorë. Nuk guxonte askush të nëpërkëmbte e të prekte kufijtë e tokës, të ujit e të qiellit shqiptar. Kush e provoi e pësoi.
Po, kishte edhe të pakënaqur, por kjo ishte një pakicë njerëzish. Bota borgjezo-kapitaliste, që dikur kishte ndarë e përçarë Shqipërinë për interesa të saj, nuk mund të bënte më “lojëra”, sepse vendin e qeveriste Enver Hoxha, i cili nuk lejonte askënd të bënte korrupsion, se ishte vetë i pastêr. Ai ishte i ashpër me njerëzit e korruptuar dhe armiq të popullit, sepse ishte bir besnik i tij. S’ka rreth e zonë të vendit që të mos ketë shkelur këmba e Enver Hoxhës e të mos jetë ndalur Enveri për të kuvenduar me popullin, në ditë gëzimesh e fatkeqësish, në mot të mirë e të keq. Ai u rrit dhe bë udhëheqës i madh popullor, jo me llafe të bukura, po me vepra të bukura për popullin, sepse e donte dhe e mbronte popullin e tij, i cili kishte besim të madh në forcën gjigande të Enverit.
4.
Pas Marksit, Engëlsit, Leninit e Stalinit, Enver Hoxha u bë i shquar si vazhdues besnik e pasurues i denjë i veprës së tyre, si udhëheqës i proletariatit botëror dhe klasik i marksizëm-leninizmit, si internacionalist e burrë i madh shteti i kundër falsifikatorëve të historisë, i
përkthyer e i lexuar në të gjitha gjuhët kryesore të botës.
Enver Hoxha kishte kujtesë brilante, ishte udhëheqës orator i rrallë, kuvendonte shtruar me punëtorët e kooperativistët, me të rinjtë e pionierët, me të moshuarit, me gratë e vajzat, me partizanët veteranë e me pensionistët, me artistët dhe shkrimtarët, me mësuesit dhe me ushtarakët, me intelektualët dhe shkencêtarët. Politikan i tipit të ri proletar, vepra e mësimet e Enver Hoxhës frymëzonin e frymezojnë për punë të mëdha, ishin dhe janë udhërrefyese për komunistët marksistë-leninistë, për proletariatin dhe popujt përparimtarë të botës, që u japin përgjigjen e duhur problemeve të zhvillimit botëror!
Dijetar e filozof i përmasave botërore, shkenca marksiste-leniniste e socializmi gjetën në përsonalitetin e shqiptarit të madh, Enver Hoxhës, njeriun e pajisur me cilësitë e nevojshme, per t’i mbrojtur, zbatuar e pasuruar ato në kohe te reja e ne realitetin shqiptar. Përvoja e kontributi i Enver Hoxhës për mundësitë reale të ndërtimit e të mbrojtjes së socializmit me forcat e vete në një vend të vogël e të rrethuar nga bllokada imperialiste e socialimperialiste, veprat e tij kundër imperializmit e revizionizmit modern ne pushtet dhe eurokomunist, prognozat për to, kanë edhe sot vlerë botërore. Në veçanti, vepra “Imperializmi e Revolucioni” është në ditët e sotme ndër librat më të lexuar prej liderëve dhe intelektualëve të rendësishëm botërorë! Njerëzit e popullit “gozhdohen” para ekraneve të televizorëve e facebookut, jo për nostalgji, po për të dëgjuar e parë Enver Hoxhën në një kongres a inaugurim (përurim), në një mbledhje ndërkombëtare në Paris a në Moskë, para monumentit të Pavarësisë në Vlorë a vizitë në varrezat e Deshmoreve të Atdheut, në aksionet e rinisë të Bregdetit a të Hekurudhës, në filmat dokumentarë e artistikë, në festat e ujit në Koplik a në Dragobi e Valbonë, në vizitat në familje, në paradat e parakalimet e 1 Majit e 28-29 nentorit, në festivalet e Gjirokastrës, në këngët e këshillat në familjen e thjeshtë të tij, në zhdukjen e pasojave të termeteve etj.
Shqipëria kishte të drejtë të krenohej me bujqësinë socialiste e industrinë e saj, me aksionet e rinisë, me prodhimet e ushqimet bio, me artin, kulturën e letërsinë, me shkencën e albanologjjisë, me Universitetin e Akademinë e Shkencave, me mbrojtjen e fuqishme e popullin ushtar, që “derdhej” në punë për begatinë dhe për mbrojtjen e vendit tê vet, me emrin e mirë në botë!
Si është e mundur pyesin gjeneralet e botës që Shqipëria e udhëhequr nga Enver Hoxha të ketë qenë aq e fuqishme sa të fortifikonte vendin, të strehonte migët e nëndetëset në mal, të strehonte tanket e artilerinë, njerëzit!! Ju flet Tirana” dhe “Zëri i Shqipërisë – Zëri i së vërtetës” priteshin me padurim nga proletariati e komunistët e vërtetë të planetit! Fjala e opinioni i Republikës Popullore Socialisite të Shqipërisë zinin vend e dëgjoheshin me respekt në OKB. Shteti shqiptar respektohej dhe kishte marrëdhenie diplomatike dhe ekonomike e kulturore me mbi 110 shtete të botês! Enver Hoxha ka bërë shumë për shqiptarët në trojet e veta amëtare, ka bërë shumë për Kosovën!
5.
Enveri Hoxha ishte një gjeni, i kishte hije dhe kur qeshte, edhe kur derdhte lotë gëzimi nga emocionet! Asgjë s’kishte artificiale te Enver Hoxha! I rreptë, kur prekeshin interesat e popullit e socializmit, i dashur sa s’bëhet me punëtorët e kooperativistët, me fëmijët, kur hidhte valle me ta kapur për dore. Gjithçka : veprimet, qëndrimet, sjelljet, emocionet, levizjet e Enver Hoxhes ishin në harmoni me përsonalitetin e tij. Enver Hoxha, tek i përkëdhelte me duart e tij, u jepte frymë dhe fliste me bustet e monumentet, me të rënët; i bënte edhe ata “të flisnin”!
Udhëheqësi nuk bëntë gjumë të qetë kur populli prekej nga fatkeqësitë e natyrës, ndjente dhimbje dhe do të gjente kohë të merrte rrugën për të shkuar pranë njerëzve, si në dimrin e 1967-s, kur tërmeti në Dibër shkaktoi dëme e plagë të rënda, kur në prillin e 1979-s, një tjetër tërmet i rëndë goditi fort Shkodrēn, Lezhën e zona të tjera të veriut të Shqipërisë apo kur shirat e rrëmbyeshëm “shembën” Moglicën në juglindje të vendit etj. etj. raste! Komandanti urdhëronte : “Dimri duhet t’i gjejë njerëzit brenda në shtëpi të reja”! U tha, u bë – ishte deviza e tij! Po puna bëhej para kohe, shtëpitë falas nga shteti e më të bukura e më komode!
6.
Enver Hoxha ishte mik e edukator i madh i rinisë, besnik i klasës punëtore, i popullit e interesave të tij, njeri i kulturës, dijes, arsimit, shkencës, i emancipimit të gruas e gjithë shoqërisë, njohës i thellë i traditave, zakoneve e psikologjisë kombëtarë të shqiptarëve.
Mishërues e përfaqësues i virtyteve të larta njerëzore, i pranishëm në gëzime e në ngjarje të tjera të popullit! Kudo edhe sot flitet, këndohet e ngrihen dolli për Enver Hoxhën. Dhe hajde ndali me ligj! Populli e do Enverin! Plehrat e kanë shitur! Neser brezat edhe më shumë do ta kërkojnë e do ta studiojnë Enverin, do të udhëhiqen nga mësimet e Enver Hoxhës, do të kërkojnë këshillën e tij sa herë të ndodhen para një çeshtje të madhe të vështirë. Enver Hoxha kishte aftësinë të depërtonte thellë në zemrat e njerêzve, t’i çlironte nga çdo druajtje dhe të krijonte kushte për të nxitur mendimin e lirë të bashkëbiseduesve. Shprehej thjeshtë Enveri, të gjithë e kuptonin mendimin e thellë të tij, ishte modest, edhe pse i madh! Ai kishte pasion për të studiuar e lexuar histori, filozofi, ekonomi, ndiqte të rejat e teknikës dhe teknologjisë, zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Udhëheqës e burrë shteti i shquar, diplomat i madh, s’e la Shqipërinë pa miq e aleate të fortë, pa e orientuar drejtë me moton “secili zot në shtëpinë e tij”. Ideolog e politikan mendjemprehtë, reformator i emancipimit të jetës shoqërore, armik i zakoneve te vjetra.
Për merita të mëdha, shqiptari i madh Enver Hoxha është përfshirë në Enciklopedinë Botërore, është më i votuari e më i kërkuari në sondazhet e rrjeteve sociale me emër, të organizuara e të realizuar nga organizma botërorë prestigjiozë! Ashtu si heroin e madh kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeun e më shumë, kombi ynë do ta ruaj e do ta mbajë gjallë në trupin e tij figurën e legjendarit Enver Hoxha si frymëzuesin e atdhedashurisë, të shpirtit të qëndresës, flamur të luftës për progres. Mesimeve dhe veprës së Enver Hoxhës nuk u shkon koha!
Enveri e dinte se populli nuk i kishte të gjitha, se duke ecur në rrugë të pashkelura do të bëheshin edhe gabime, po ishte i paepur kundër vetêkënaqësisë e fshehjes të së vërtetës, gjithnjë në kërkim për zgjidhje e arritje më të mira në dobi të popullit, kombit, atdheut. Ai ishte i rreptë me çdo njeri që bente perpjekje për të çpopulluar e çkombëtarizuar vendin. Emigracioni për Enver Hoxhën nuk ishte zgjidhje, se djemtë e vajzat e Shqipërisë duhet të ndërtonin atdheun e vet. Ai e dinte se jo pak nga vajzat e djemtë emigrantë të popullit, do të ishin viktimat e botës së drogës e prostitucionit, të krimit e dhunës, njëra ndër politikat më të poshtra të çkombëtarizimit të Shqipêrisë. O “zot”, çfarë behet sot me shqiptarët ne bote!!
7,
Shqipêria me Enver Hoxhën në krye do të ishte socialiste, bota nuk do të mund ta merrte nëpërkëmbë, ta poshtëronte, t’i diktonte synimet e planet e saj antishqiptare! Ishte burri që i doli zot Shqiperisë! Sa më e shumë vite të kolojnë, lavdia e Enver Hoxhës shtohet, epoka e tij ngrihet! Kombi shqiptar i detyrohet shumë udhëheqësit! Jo vetëm reaksioni vendës, po i gjithë reaksioni botëror të ngrihet kundër, Gjigandi ndrit! Epoka që e lindi, mban emrin “Epoka e Enverit”! Enver Hoxha ka përmasa epokale e do të nderohet në shekuj. Të jesh luftëtar i papërkulur e flamurtar i zbatimit të mësimeve të Enver Hoxhes në kushtet e kapitalizmit, s’është lehtë, po komunistët do të ecin në rrugën e tij, se ajo rrugë u përgjigjet interesave të popullit e socializmit, lirisë e pavarësisë së atdheut. Enver Hoxha i ka fituar respektin e dashurinë e popullit shqiptar, aspak si produkt i kultit të përsonit, siç shpifin armiqtë e brendshëm e të jashtëm të Shqipërisë dhe socializmit. Jo vetëm komunistët, po tërë njerezit duhet të mêsojnë nga Enver Hoxha si të duan e të mbrojnë pa u trembur popullin e vendin, si të mbanë lart flamurin kombëtar dhe frymën revolucionare internacionaliste!
Koha e Enver Hoxhës nuk perëndon! Enver Hoxha ka bërë epokë!
Njëmbëdhjetë prilli 1985 është një ditë e trishtë. Se u shkëput nga toka e Shqipërisë Prijësi ynë, që ndriti në historinë shekullore të shqiptarëve, ai që na rilindi si komb e si popull, Enver Hoxha.
Lavdi!
Më 2 tetor 2021