Komuna Fan ndodhet në pjesën verilindore të Mirditës dhe ka një sipërfaqe prej 175 km². Komuna është njësi administrative e rrethit të Mirditës.Sipas gojëdhënave emri Fan vjen nga ai i lumit Fan i Vogël. Krahina e Fanit ka një histori të lashtë. Fani ka qenë i banuar që në kohët më të lashta ilire. Dëshmi për ketë janë Qyteza eBatrave dhe Gurra e Domgjonit. Fani përmendet në një dokument të vitit 1387 ku thuhet se Tanush Lek Dukagjini ka qenë zot i Fanit dhe familja e tij ka pasur në zotërim një territor të gjerë në Shqipërinë e Veriut. Në vitin 1529 Fani ka pasur 11 fshatra dhe 240 shtëpi. Janë marrë me nxjerrjen dhe shkrirjen e bakrit. Ka një legjendë që u tregua brez pas brezi.Legjenda thotë që para 450 vitesh, në Fan ka jetuar një grua me emrin Njeva. Ishte e martuar me një burrë që Njevën e kishte grua të dytë, pasi që e para i kishte vdekur, të cilit i kishte lënë një djalë me emrin Mata. Njeva lindi tre djem. Pas një kohe burri i vdiq. E la Njevën me tre djemtë e vet dhe Matën, djalin e burrit , i cili një herë ishte vëllai i madh në familje.Për shkak të një zënke e cila paska përfunduar me vrasje brenda fisit, sipas zakonit Njeva me djemtë qenka gjykuar të lëshoj krahinën e Mirditës. Me vendimin e pleqve të rrethit, kësaj familje ju morën tokat,vreshtat,avllia shtëpitë kopetë bletët dhe stoqet e bereqetit,Ju lejua të marrin 10 kokë dhi nga bagëtia dhe gjithçka që duan të marrin nga malli, e cila mundë të ngarkohet në 10 kuaj. Kështu dhe bënë. Morën 10 kokë dhi. I kishin 4 kuaj, edhe 3 të tjerë ua dha një mik nga fshati Konaj dhe tre të tjerë një mik tjetër nga një fshat tjetër. Pesë i ngarkuan me drith elbi, të tjerët me gjëra të tjera. Pas një rruge shumë të gjatë bënë një pushim në një vend malor, me shumë tokë kullosa e burime uji. Kishte edhe një lum të vogël të rrëpit. Aty zunë vend. Me gurët nga stralli bënë shtëpi , e me drunj ahu bënë çatinë , e mbuluan me fieri, që ishte me bollëk.Një pjesë të elbit e mbollën. Në prockën afër shtëpisë e bënë një mulli. Për çdo vit hapnin toka të reja, i mbillnin me elb,edhe kopenë e rritën.Dru, kullosa për bagëtinë e toka elbi bënë me mjaft. Mjeshtëruan edhe me drurin. Për çdo vit ngritën kashta pas lamës së elbit. Këto shtregë kashte shiheshin nga fshatrat tjera. Fshatarët nga fshatrat e fushës dhe të luginës , për shitje blerje kishin të vetmen mundësi këmbimin e mallrave me njëri tjetrin, ose për shitje qytetin e Prizrenit, si e vetmja qendër e kohës për të tregtuar. Ata që bënin rrugë me karvane kuajsh për në Prizren shfrytëzonin një rrugicë jo shumë larg shtëpisë por. shumë afër kashtave të Njevës. Aty pinin ujë në krua, shpesh bënin edhe një pushim. Udhëtarët kur planifikonin ose tregonin për rrugën, thonin se do të shkojmë, shkuam, u kthyem ose pushuam te “Kashtët e Njevës” U rritën e u shtuan. Në vitin 1878 ky fshat kishte 80 shtëpi. Vëllai i madh që e kishin vëlla nga babai, që quhej Mata, kaloj në një luginë tjetër përtej Kodrës duke krijuar familjen e tij “Matosh”Këtë legjendë e bënë të besueshme sepse edhe sot ky fshat quhet Kashtanjevë. Në anën tjetër të kodrës është një lagje Matosh.Në Fan dominon fisi Sopë. E gjithë Kashtanjeva dhe lagja Matosh e Bitisë janë të të njëjtit fis. Në Fan ishin zejtar të shquar për furra shkrirje dhe përpunimin e bakrit. Kashtanjevët e sotëm shquhën për zejtar. Tradicionalisht kanë qenë të njohur për përpunimin e drurit dhe të zhgunave. Drithi që më së shumti është kultivuar deri vonë është elbi.Kanë trashëguar theks të posaçëm gjuhësor, që dallon nga vendasit tjerë, të përafërt me atë mirditor. Veshja me tirqi të galëm, (bojë kafe) me gajtana të zi, xhurditë me gjysëm krahu, këmishat e pëlhurës me mangë të gjëra, shokat e bardha me vija të zeza,e qeleshe të rrumbullakët, pa bishtë e pa maje, si dhe koloriti i pasur për veshjet e të rejave dhe e zeza me të bardhën për veshjet e plakave janë identike. Njihen për mikpritje. Kanë hapur derë e kanë dhanë bukë, në luftë e në paqe për miq.Sot kur në Kashtanjevë nuk ka banorë rezident, ish kashtanjevët janë kthyer, kanë ndërtuar e po ndërtojnë shumë shtëpi për pushime malore, në lartësi mbidetare 1300 metra. Sot kashtanjevas ka gjithandej nëpër Kosovë. Më shumë ka në Ferizaj dhe disa fshatra për rreth si në Neredime, Pleshinë, Zaskok. Greme, Gaçkë, Semajë, Sojevë, Softaj etj. Vendasit nga këto fshatra shpesh, pa e ditur pse dhe nga vije kjo fjalë, si për të na fyer na kanë quajtur Fan të Kashtanjevës. Duke mos e ditur pse po na quajnë kështu shpesh jemi ndier të fyer, si të sharë. Ka ndodhur edhe të zihemi si fëmijë për këtë emër.Tash që e kemi kuptuar, jemi krenar.
add a comment