Lëvizja\UÇK

Milaim Mezini: TAKIMI I PARË ME QAMIL ILAZIN, KOMANDANT BARDHIN (Pjesë e shkëputur nga ditari im i luftës 1999 në nderim të 22 vjetorit të rënies)

Ishte mbrëmje e 24 marsit kur unë po flisja me telefon me fëmijët e mi që ishin strehuar në Ferizaj, sepse asokohe nër qytete nuk zhvilloheshin luftime. Fatmirësisht lidhjet telefonike akoma punonin. Tak, tak, tak dëgjova një trokitje nga dera e terasës në katin përdhesë të sallonit tim. E ndala telefonin dhe paksa i hutuar mendova se ishte fqiu im baca Kasam, por sapo afrohem ngat derës, pashë se ishte komandanti. Nuk më duhej shumë që t’a identifikoja, sepse njiheshim prej dekadash. Me tha – ooo kushë, (më thoshte kushë, sepse dajallarët i kishim në një fshat) – Oooo mirë se vjen komandant. Unë kisha dëgjuar për emërimin e tij Komandant brigade, por në k’so rrethana ishte hera e parë që takoheshim. Në përqafime sipër më tha: A ke qenë në protest? I thash-po more po, -a ke brohoritë UÇK, prap i thash – po edhe n’kupë të qiellit bile. Qeshi dhe donte të ulej pak brenda, por u pa se hezitonte, shkaku i mbathjeve, sepse kishte çizme ushtarake dhe nuk duhej hequr, dhe i vinte keq të hynte Brenda ashtu siq ishte, sepse salloni ishte tejet i bukur, por shpejt e kuptova dhe e kam ngreh fort për dorën e djathtë, sepse në të majtën e mbante kallashin. Hec more hyn Brenda i thash, se luftë është dhe skemi kohë të mbathemi e zbathemi. Më ra krahëve dhe u fut brenda, pushoi pak, por shumë pak, as kafe nuk pranoi, vetëm një lëng e piu dhe më tregoi se me vete i kishte edhe mbi 100 ushtarë, por ata ishin poshtë lagjeve tona, saktësisht tek përroi poshtë tre lagjeve tona dhe prisnin urdhrin e tij për lëvizje. Menjiher i thash urdhëro le të vijnë këtu, jo vetëm këtu por edhe shtëpinë tjetër të baballëkut e keni në disponim, por ai nuk pranoi dhe tha se në këtë shtëpi të re askush s’do të vendoset. Pse, komandant – i thash? -Jo kushë, se ushtarëve u vjen era djers, nga lodhjet, mandej edhe rrobat e tyre janë të përlyera dhe kalojnë kohë qe s’lahen, sepse nuk kan mundesi nëpër male t’i pastrojnë ato. I thash se kjo shtëpi ndoshta edhe mund të digjet dhe si t’mos hyjnë ushtarët e lirisë në te. Ndoshta kët fjalë s’u desht t’ia thosha, por megjithate njeriu gabon, sepse nxori një ofshamë dhe tha -kushë – jo, jo ishalla dhe shkuam te Oda e miqëve poshtë shtëpisë së vjetër, e cila edhe ajo ishte banueshme me kushte shumë, shumë të mira. E shikoj mirë dhe tha: eeeee këtu qenka shumë mirë dhe 20 ushtarë t’i merri këtu sonte, të tjerët i shperndajë në dy lagjet: Mezin dhe Bunjak dhe ashtu ndodhi. Në Odën time u vendosër rreth 20 ushtarë, te shpia e bacë Kasamit dhe prof. Rrahmanit u vendosën nga 15 ushtarë, kurse të tjerët në lagjen e Bunjakëve. Kënaqësi të rrije me ushtarë, jo që ishte luftë, por dukej si dasëm. Të guximshëm edhe pse të lodhur, por të ëmbël dhe krenar në shikim. Shikoja bacën Shaban Topojanin dhe Mustaf Idriz Bunjakun, që ishin ndër më të vjetrit në moshë dhe skishe se si t’mos mendoje se Liria ishte afër, po kur Kjani Bela më thoshte – Milaim – ku e ke sharkinë? -A po knojmë sonte? Po more i thash, kurr në jetë më i sigurt se sonte skam qenë dhe qeshën të gjithë ha ha ha. Fatkeqsisht qëndrimi nuk zgjati shumë se 2 – 3 orë, sepse komandanti jep urdhër për lëvizje, ndërrim tak tik të vendit. Vazhduan rrugën për te lagja Burrniku në Kovaçec, deri tek lagja Koraçi i epërm ku unë kam shkuar me ta në përcjellje. Prej asaj nate në konakun tim, respektivisht në odën e miqëve, kurr sjan ndalur ardhjet e luftëtarëve të lirisë, vazhdimisht deri në çlirimin definitiv. Mbas pak kuptuam pse u dha urdhëri që ushtarët të lëviznin, sepse Kryatari i paktit NATO, z.Havier Solana, njoftoi lajmin për bombardimin e Jugosllavisë dhe kjo datë s’do të harrohet kurr për popullin tonë të shumëvuajtur, sepse më në fundë kuptuam se dikush po i del zot t’vërtetës~!

ÇKA I KËRKOVA KOMANDANTIT NË TAKIMIN TJETËR !

Tek po kalonte nëpër lagjen time, u ndal dhe u përshëndet me mua. Nga principi që kisha, kurr nuk e pyesja, kah po shkon, sepse ishte luftë. U ulëm në mes të lagjes, ku ishin disa ulëse të thjeshta. Habitesha me fizikun e tij, sa i lehtë që ishte në at moshë rreth 52 vjeq. Zakonisht kallashin e mbante në duar, me tytën përpjetë dhe vazhdonte bisedën. Pyeti qysh jeni me ushqime? I thash mirë komandant, deri më sot asgjë s’na mungon, veç lirisë. U ndie mirë nga kjo përgjigje dhe tha, -po, po edhe ajo do të vjen me kismet. Në mos ne, dikush do ta gëzon. Me vjen keq më tha që ju lagjet që jeni për rreth malit, po keni më shumë harxhime, sepse shpesh po keni ushtarë, por edhe më vjen mirë që keni ndarë kafshatën e gojës me t’a. Kjo është për çdo lavdatë. Në vazhdën e bisedës unë i thash troq: -Komandant, unë dua armë. Ha ha ha qeshi. Mendoj që po bëja shaka. Më njifte moti dhe më tha – jo more, arma e jote është kënga. Edhe unë qesha dhe i’a ktheva duke i thënë se seriozisht e kisha. Kur e kuptoi që nuk po bëj shaka, nxori nga çanta e tij një bllok dhe më tregoi sa veta prisnin për armë. Vërtet e pashë se numri i atytre që prisnin në radhë për armë ishte i madh, por më habiti prap me disa fjalë kur m’u drejtua së dyti: – Oooo kushë, edhe po të kisha armë ty nuk të jap. -Pse i thash? Së pari e di mirë gjendjen tënde shëndetsore (sepse Bardhi kishte punuar në mbrojtjen civile për vite me radhë dhe dinte saktë diagnozën time “Ulkus bulbi duodeni”). E shikova me shumë habi, pse tha kështu? Mendja më shkoi në mos dikush ka llomotitur diçka për mua?! Por, jo jo, më tha kushë, se ti je artist në zë dhe e di që truri yt s’pushon së krijuari këngë dhe krijimtaria artistike është një kontribut i madh për çlirimtarët. Unë thash që do krijoj edhe më mirë po të isha me ju, por ai prap tha jo dhe më pyeti-shembull nëse unë vritem, kush do të këndoj, po qe se edhe ti vritesh?? Atëher qeshëm dytë dhe unë i thash ka këngëtarë plot Kosova komandant. – Po më tha, e di që ka, por ndryshe do ishte kënga nga ju!.. Këto fjalë s’më hiqen nga mnemorja deri sa të kem frymë dhe momentin kur kam dëgjuar se komandanti ka rënë, këto fjalë të tij më janë ngulitur thellë dhe pas çlirimit kam realizuar dy këngë profesionale, nje videoklip dhe emri i Bardhit ka qenë thuaja në shumicën e këngëve të krijuara nga unë, ashtu siç ishte Ai në të shumtën e kohës nëpër beteja të lavdishme gjithandej. LAVDI NË SHEKUJ!