Këshilltarët e Shënpjetrës
Nga MIHAL KRIMÇE
Kudo këshilltarët në Shqipëri, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që u ngritën në zbatim të vendimeve të Konferencës së Pezëz, 16 Shtator 1942, shënuan faqe të rralla trimerie, historie e lavdie. Shumë prej tyre mbetën pishtarë të asaj epopeje, që s’ka të dytë. Mbetën Dëshmorë të Atdheut. Për ta janë shkruar kronika, janë ngritur muze, shkruar libra, xhiruar filma dhe ngritur monumente të ndryshme. Por, ngjarja për Këshilltarët e Shënpjetrës, që e sjell Themi Spiro, në librin e lartpërmendur, më la mbresa tepër të veçanta. Më tronditi qendresa e tyre. Heroizmi. Guximi. Gjashtë vetë. Gjashtë heronj të vërtetë. Midis tyre edhe një fëmi, një 13-vjeçar. Ata lartësuan fshatin e tyre. Shënpjetrën. Shkruan me gjakun e tyre atë që aty, në Shënpjetër, ishte mbjell e kultivuar me aq atdhetarizëm ajo dashuri nga mësuesit e patriotët e zellshëm të fshatit si Jani Minga, prifti-mësues At Isaija, Irakli Pylli, apo patrioti trim, këngëtari i rrallë, Llazi Spiro Shënpjetra. Është kjo llave mëmëdhetare e pashoqe për t’u admiruar, që përshkoi tërë Myzeqenë. Nga Shënpjetra flaka atdhetare si dikur ajo olimpike, shkoi gjithandej. Faqe pas faqeje lavdie u shkruan kudo Myzeqesë. Në Kolkondas tek Rrapi Saqellari, në libofshë, tek Naun Doko, shtëpi më shtëpi shkoi kjo flakë. Shkoi si bekim e si kushtrim. Dolën kudo plot devocion partizanë e ranë gjithandej dëshmorë. Një frymë trimërore dhe mençurore që dëshmohet edhe nga emra të mëdhenj të kulturës e artit shqiptar. Shkruan për këtë realitet Dritëro Agolli ku, midis të tjerave thotë: ”Myzeqeja i ka të gjitha. Akademikët dhe bujqit e mirë, artistët dhe vreshtarët, shkrimtarët dhe mësuesit e panumërt. Ajo ka rritur monumentet e kultures kombëtare si: Jakov Xoxa, Vaçe Zela, Vilson Kilica, Nasho Jorgaqi, Vath Koreshi, Mragarita Xhepa, Kristaq Dhamo, Miço Kallamata e tjerë”. Kanë shkruar të gjithë, deri tek ismail Kadare për këtë madhështi atdhetare-intelektuale dhe kulturore të trevës së Myzeqesë. Pikërtisht ky realitet madhështor e ka bazën dhe rrënjët tek intelektulët patriotë të lindur në Shënpjetër e gjetkë Myzeqesë. tek fryma e tyre. E ka bazën e rrënjët tek tradita qendrestare e paparë e Këshilltarëve të Shënpjetrës.
Në vendin ku ranë këta heronj të Myzeqesë, të Shënpjetrës patriotike, është ngritur një lapidar. Aty bëhen homazhe dhe veprimtari përkujtimore në nder të tyre. Sidoqoftë, krahasuar me madhështinë e veprës së tyre, të shkruar me guxim, me burrëri dhe atdhetarizëm të rrallë, ky monument është pak. Lipset që sot, koha jonë dhe njerëzit tanë, të mendojnë për forma përjetësimi adekuate ndaj tyre. Mendoj se, në qendër të Fierit, një basoreliev kushtuar Këshilltarëve të Shënpjetrës do të ishtë mjaft bukur. Vepra e tyre rrezaton madhështi, qendresë e histori. Është në nder e në detyrë të Bashkisë e të otganeve të pushtetit vendor që, të hedin hapa të meritueshën për përjetësmin e figurës së Këshilltarëve të Shënpjetrës, ashtu si e meritojnë ata.
add a comment