Lëvizja\UÇK

Mehmet Bislimi: Mbledhja e IV-të e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore të Kosovës

Mbledhja e 4-të e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore të Kosovës
(Me rastin e 30 vjetorit të mbajtjes së saj)
Lëvizja Popullore e Kosovës, duam apo jo, ishte e para që pati guximin ta ngritë zërin dhe të
marrë hapa konkret për çlirimin e vendit. Ishte e para që luajti rolin e një subjekti politik të
pandikuar, vigjilente dhe largpamëse. Ky subjekt ishte sovran në vendimet e veta, kishte
program dhe statut, kishte struktura të organizuara, kishte hierarki dhe sektor të rëndësisë së
veçantë, kishte përgjegjësi dhe llogaridhënie. Ky subjekt, kishte edhe (organin e vet) gazetën
e saj javore, “Zërin e Kosovës”. LPK, ishte e para që kërkoi lirinë dhe bashkimin e plotë të
tokave shqiptare të pushtuara nga ish Jugosllavia dhe Serbia dhe fqinjët tjerë grabitqar, duke
mos përjashtuar asnjë veprim për të filluar mobilizimin për çlirimin e vendit- që nuk
përjashtonte as luftën e armatosur për çlirim e bashkim kombëtar.
Në një kohë kur një pjesë e partive tjera që u formuan më vonë në Kosovë, rreshtuar krah
LDK-ës, këto së bashku, mohuan në vazhdimësi opsionin e luftës për liri, duke treguar kështu
mosgatishmëri për t’i dalë zot atdheut.
“Filozofia politike” e të cilave ishte; qetësi dhe nënshtrim para pushtuesit, me moton e durimit
dhe të mos provokimit të pushtuesit Serb!…
Ndërkaq, LPK, vazhdoi me konsekuencë së zbatuari objektivat e saja, pavarësisht çka thanë të tjerët atëherë  dhe tani. LPK, krijoi dhe shtriu strukturat e radhëve të armatosura që u pagëzuan si Ushtria
Çlirimtare e Kosovës, në radhët e së cilës u rreshtua bijtë dhe bijat më të mira të popullit tonë
liridashës.
Në vitin 1992, GOR-i, me urdhër të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LPRK-ës,
atëbotë filloi organizimin dhe riorganizimin e radhëve të saja edhe për rrethin tonë. Pak ditë
pas mbledhjes, që ishte mbajtur paraprakisht në shtëpinë time, ku morën pjesë gati të gjithë
ish të dënuarit politikë të Komunës së Skenderajt, si: Murat Musliu, Murat Dauti, Bislim
Bajrami, Elmi Zeka, Enver Haliti, Ahmet Tahiri, Ramadan Dobra, Gani Koci, Miran Demiri,
Ramë Rama, Sali Maliqi e shumë tjerë.
Mbledhja e radhës u mbajt në shtëpinë e Sami Lushtakut me 1992, ku ishin të pranishëm
Ramadan Avdiu, Hashim Thaçi, Mehmet Bislimi, Elmi Zeka, Jakup Nura, Sami Lushtaku,
Ilaz Kodra, Rrahim Rama dhe të tjerë që kam mundur t’i harroj. Aty u mor vendim që
organizatës bazë t’i propozohet formimi i krahut politik dhe atij luftarak. Elmi Zeka prezantoi
Këshillin e Rrethit tonë në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të Organizatës së LPRK-ës, që
është mbajtur në tetor 1991, në Ujëmir të Drenicës në shtëpinë e Sadri Shalës, ku morën pjesë
delegatë nga këshillat e LPRK-ës, si: Muhamet Mehmeti, Xhavit Haziri, Bahri Fazliu,
Emrush Xhemajli, Halil Selimi, Xheladin Gashi, Ramadan Avdiu, Ibish Neziri, Ahmet
Haxhiu, Ali Lajçi, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, Ilaz Kadolli, Beajdin Allaçi e
të tjerë. Në këtë mbledhje u aprovuan ndryshimet programore dhe statutare, u zgjodh Këshilli
i Përgjithshëm dhe Kryesia e LPK-ës, si dhe kryeredaktor i “Zërit të Kosovës”, Avni Dehari.
Me 28-29 korrik 1993, në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në shtëpinë e Fatmir Brajshorit,
mbahet Mbledhja e IV-ët e Përgjithshme e LPK-ës, me pjesëmarrës: Xhavit Haziri, Ramadan

Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Xheladin Gashi, Mehmet Bislimi, Isa
Krasniqi, Fatmir Brajshori, Shaqir Selimi, Ejup Thaçi, Daut Rexhepi, Xhemail Rudi dhe të
tjerë delegatë e drejtues nga terreni. Nga delegatët e LPK-ës jashtë vendit, kanë qenë
pjesëmarrës: Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari, Bilall Sherifi e të
tjerë. Në mbledhje bëhen ndryshime programore e statutare.
Në Program tekstualisht aprovohet si mjet i arritjes së qëllimit lufta e armatosur për çlirimin e
Kosovës (me viset shqiptare në ish-Jugosllavi). Aprovohet rezoluta sipas të cilës lufta e
armatosur duhej të ishte prioritet i veprimeve të LPK-ës. Ndërsa emri i LPRK-ës u ndërrua në
LPK, pra Lëvizja Popullore e Kosovës.
3 gusht 1993, Okupatori Serb, arreston një pjesë të veprimtarëve të LPK-ës. Në mesin e tyre
edhe disa drejtues të saj si: Xhavit Hazirin, Binak Berishën, Ahmet Haxhiun, Bajrush
Xhemajlin, Sanie Aliun, Ismet Mahmutin, Ramadan Pllanën, Hajredin Hysenin, Beajdin
Allaçin, Rexhep Avdiun, Ilaz Kadollin etj.
Pjesa e dytë e vitit 1993 : Një pjesë e veprimtarëve të LPK-ës kalojnë në Shqipëri dhe
diasporë. 1994, konsolidohet grupi i gazetarëve të “Zërit të Kosovës” në Prishtinë në përbërje
me Nezir Myrtën, Nuhi Paçarizin, Merxhan Avdylin dhe Besim Zymberin. Ndërsa në Tiranë
angazhohen Shaban Sinani dhe Naim Zoto.
Mbrojtja e së vërtetës Mbrojtja e së vërtetës, para së gjithash është kod moral dhe obligon të gjithë, kjo veti fisnike ndërgjegjëson njerëzit, pavarësisht rrethanave që mund të ndodhemi, e vërteta duhet thënë
edhe atëherë kur është e ndaluar! E vërteta përjashton gënjeshtrën dhe mbron realitetin, për
fatin tonë të mirë, sot nuk mund të të dënojnë kur e mbron të vërteten. Dikur, për këtë
shqiptarët kanë mbajtur vite të tëra burgu, vetëm e vetëm pse kanë mbrojtur dhe kanë vepruar për ta jetësuar të vërtetën e madhe, kanë mbrojtur dhe kanë vepruar e luftuar për arritjen e të drejtës për liri e bashkim kombëtar, të drejtën tonë për jetë, të drejtën tonë për fjalën e lirë dhe zhvillim e përparim.
Në LPK, së bashku me shumë atdhe e liridashës, isha i angazhuar që herët, po ceki këtu vetëm
Mbledhjen e IV të Përgjithshme të LPRK-së, atë kohë, që është mbajtur më 28/29 korrik të
vitit 1993 në Prishtinë, kjo nuk ishte pa sakrificë, ngasë po të denoncoheshim, pasonte
rezistenca me armë kundër policisë Serbe, dhe ne ishim të armatosur, pra nuk ishim në atë
mbledhje që të dorëzoheshim, por që të merrnim vendime të mëdha, siç edhe i morëm dhe, natyrisht, edhe të jepnim të parët shembullin e përballjes së armatosur me forcat pushtuese!…
Sot, dikush, edhe mund të bëj humor të zi, por kjo ka ndodhur edhe më parë, si me rastin e
rrethimit të Dëshmorëve të kombit Bajram Bahtiri, pastaj Nuhi Berishës e Rexhep Malës,
Afrim Zhitiu e Fahri Fazliu, Hasan Ramadani, Besim Ndreca e deri tek rezistenca e Tahir e Nebih Mehës dhe kështu me radhë. Prandaj, mbrojtja e së vërtetës, para së gjithash është kod moral dhe obligon
të gjithë atdhedashësit e vërtetë.
CH-11-07-2024
Mehmet Bislimi