Vështrim/Analizë

Mehmet Bislimi: Lidhja sytë me shami

Lidhja sytë me shami!…

(Kërkesa e turpshme, dhe turpi i kërkesës së MASHT-it, nga njëra anë, dhe miratimi i turpshëm e turpi i miratimit të kësaj kërkese nga ana e Kryeministrit!)

 Evoluimi në kohë është i pashmangshëm, kanë evoluar edhe shoqëritë më primitive të kohëve parahistorike, kur shoqëria u polarizua në shtresa të pasurish dhe varfërish, në të lirë dhe jo të lirë, në besimtarë dhe laikë etj.
Historiku i zhvillimi të shoqërisë, që nga ajo kohë e deri më sot, bëri që njerëzit e lirë të jetojnë jetën sipas vullnetit të tyre të lirë, dhe jo sipas vullnetit të tjerëve, si ajo e Zakonit, Ligjeve Diskriminuese, Sheriatit, Kanunit, Diktatit e Shpirt-zisë të të ligjve, në kohën e stome, të cilët nën hundët tona, kërkojnë që femrës shqiptare t’ia lidhin sytë me shami!- sa e pështirë kjo.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e thotë fare qartë:

“Republika e Kosovës është shtet Laik. Neni 8 i saj”. Tani kush shkelë mbi Kushtetutën e Kosovës, shkelë dhe lëndon rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut, lëndon rendin demokratik të një shoqërie të lirë. Kjo nuk do koment, kështu e thotë Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën nuk është askush, as MASHTI, as Kryeministri dhe as Institucionet tjera.

Nëse kjo Kushtetutë është ende në fuqi!, në rastin konkret, për bartjen e shamisë, krerët e shtetit tonë, Kryeministri Kurti me deklarimin e tij, Kryetarja Osamni dhe Kryetari Konjufca (me heshtjen e tyre), me miratimin e kërkesës së MASHT-it, kanë shkelur dhe lënduar rëndë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në shtetet demokratike (kjo sigurisht së nuk ndodhë tek ne), kjo çështje duhet të shtrohet në Parlament, të plasohet kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ku do kërkohej shkarkimi i tyre, në fakt për gafe të tilla, këta vet, do duhej të ofronin dorëheqje, madje t’i kërkonin falje femrës shqiptare!

Cilën kohë të mesjetës, qarqe të caktuara po pretendojnë ta kthejnë në Kosovë:

… Që femrës së besimit islam; me dy shami në kokë, të mos i duken, më shumë se gishtat e duarve dhe sytë, nuk guxon të dalë e vetme në rrugë, në qytet dhe as të shkojë në gjini, nuk guxon t’ia jap dorën kur përshëndet mysafirin, kunatin, apo të afërmeve etj.

Nuk guxon me ia kthyer fjalën burrit edhe kur ai e torturon, dhunon etj. Nëse gruaja tradhton burrin, ruana zot drejt e në zjarr të xhehenemit, në uji të valuar… Aaaa, nëse burri tradhton gruan, kjo nuk vlen nga se burri ka të drejtë t’i marrë edhe shtatë gra!

Pjesëtari i besimit mysliman në këtë botë, nuk duhet të kërkoi shumë, duhet të vuaj shumë, ngase në botën tjetër, ai do të ketë 300 Hyria në Xhenet!, kush nuk i bindet rregullave të islamit, për derisa i përket atij, ai do të digjet me zjarrin e Xhehenemit, do të përvëlohet me uji të valuar, do të djegin në ferr etj.

Interesant, kjo filozofi primitive që ka zënë vend edhe në Kosovë:

Nga një anë kërcënon besimtarët me zjarr e uji të valuar, dhe nga ana tjetër i joshë ata me 300 Hyria!, joshje dhe kërcënim përnjëherësh, që të dyja mbi kurrizin e botës së pafuqishme femërore!

… Si rrjedhojë, Serbia na e merr tokën, le ta marrë, duhet të durojmë se koha pret – me rëndësi është se si t’i mbulojmë fëmijët tanë me shamia, se nuk pret koha, nuk është me rëndësi Serbia, por Shamia!…

z. Kurti, znj. Osmani, z. Konjufca, do duhej të deklaroheshin (sa më shpejt), për mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Neni 8, dhe kaq. MASHT, të sheh çështjen e arsimit që është si mos më keq- dhe të mos fus hundët, aty ku nuk e ka vendin!
Në vazhdim, të kërkonin falje për lapsuset dhe të ndalonin çdo temë publike që bie ndesh me rendin Kushtetues- në të kundërtën, të japin dorëheqje sa më shpejt, dhe nëse nuk e bëjnë asnjërën as tjetrën, deputetet e Parlamenti të Kosovës e kanë obligim Kushtetues të kërkojnë dorëheqje tyre.
Qëndrimi asnjëjës (as mish e as peshk), nuk i bënë nder vendit tonë para botës së madhe- kjo nuk ka guxuar të ndodhi!

P. S.

… Shihni statistikat e krimit në vendin tonë (tek organet e rendit, MPB-së etj.).
– Sa femra shqiptare janë torturuar barbarisht nga bashkëshortët e tyre që kanë lajmëruar këto organe, sa tjera që nuk kanë guxuar të lajmërojnë dhe as të bëzajnë!
– Sa femra shqiptare (edhe sot), torturohen për çdo ditë në Kosovë nga familjarët e tyre, sa janë plagosur  e sa janë mbytur me dru e plumb për gjatë këtyre dy decenieve në Kosovë, o përfaqësues të talibanizmit, o të mjerë, dhe nuk po ju duket kjo pak, prandaj po kërkoni t’i mbështillnin trurin dhe sytë e tyre me shami- turpi që nuk ju mbulon!…

Gusht, 2022