Shqipëria/Aktualitet

Mehmet Bislimi – Prekazi: Fshati Prekaz dhe Preka

– vërtetë çkanë bërë Prekazasit deri me tani për atin e tyre- Prekë Kuçin!?

Prekazi dhe bijtë e Prekës, kanë bërë pak, apo aspak (nëse guxojmë të themi kështu), për atin e tyre Prekën!? Tani, pse ka ndodhur kjo, nuk mund ta sqaroj bindshëm, me që kjo nuk do ndonjë investim të madhe material, që mund të ishte i papërballueshëm. Mendoj se do më shumë investim moral, qasje dhe përkushtim serioz për atin e tyre Prekën. Me të drejtë, shtrohet pyetja e domosdoshme: çka është dashur të bëjnë Prekaz-asit për atin e tyre Prekën- tanimë, gati një çerekshekulli pas luftës sonë çlirimtare!?…

* Sqarim: Varret e Prekë dhe Lena Kuçit, janë në vendin e quajtur: “Atava”, në arën e Vesel Hajzerit- pasuesve të familjes së Ahmet Deliut.

1-    Të zhvarrosën eshtrat e Prekës dhe zonjës së tij- ëmës së Prekazit, Lenës!

2-    Të konstatohet tek Institucioni përkatës lashtësia e eshtrave të tyre!

3-    Të ngritët një pllakë guri tek varri i tij me shënimet adekuate!

4-    Të emërtohet zyrtarisht rruga që nga Ternavci tej për tej Prekazit deri tek fabrika e Municionit në hyrje të Skenderajt, me emrin e atit të tyre, Rruga: “Prekë Kuçi”.

5-    Të emërtohet zyrtarisht, ambulanca e fshatit në Prekaz të Epërm me emrin: “Prek Kuçi”, ku edhe do vihej pllaka me emrin e tij!

6-    Të emërtohet zyrtarisht edhe në Galicë, një rrugë me emrin. “Prekë Kuçi”.

7-    Të emërtohet zyrtarisht edhe në Abri, një shkollë apo rrugë me emrin: “Prekë Kuçi”.

8-    Të emërtohet zyrtarisht një rrugë a shkollë në Ternavc me emrin: “Prekë Kuçi”.

9-    Të emërtohet zyrtarisht në Skenderaj (në drejtim të Prekazit), një Shesh me emrin: “Prekë Kuçi”.

10  – Njëjtë do duhej të veprohej edhe në Lutoglavë të Pejës, me emrin e atit të tyre: “Lutë Kuçi”, që ishte i vëllai i Prekë Kuçit. 

Ky do të ishte një shpagim, para së gjithash moral i gjithë asaj kohe të humbur, që nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Mendoj se kjo nuk do ndonjë investim të veçantë, madje vet Prekaz- asit, me vetiniciativë, pa dyshim edhe me ndihmën e mërgimtarëve, do ta mbulonin këtë faturë kostoje fare lehtë.

– Çka duhet bërë në nivel fshati dhe Komune:

a). Duhet formuar një Këshill nismëtarë shumë serioz, dhe të përkushtuar për të filluar menjëherë dhe për së mbari nga puna!
b). Ky Këshill, duhet të formohet me miratimin e shumicës së fshatit!
c). Ky Këshill, duhet të ketë mbikëqyrje të veçantë dhe të vazhdueshme!
d). Duhet të mblidhen, të paktën mbi 80% të nënshkrimeve të fshatit për të dëshmuar vullnetin e tyre të lirë dhe demokratik!
ë). Ky Këshill, këto dokumente dhe kërkesa, duhet parashtruar para organeve kompetente të Komunës së Skenderajt!
f). Pasi të jetësohen ligjërisht të gjitha këto kërkesa, ky eveniment, duhet të shënohet me një manifestim rastit për fshatin Prekaz!
g). Ky manifestim, më pastaj do shënohet për çdo vit, si dita e:  “Prekë Kuçit- Prekazit!”. Mendoj se me këtë, para së gjithash do bënim një shpagim moral para vetës sonë si Prekaz-as, dhe para atit tonë Prekës, mbi të gjitha është përgjegjësi morale, qytetare dhe institucionale. Kjo neglizhencë shekullore në këtë drejtim, është e paarsyeshme, është papërgjegjësi dhe e pashpjegueshme, të paktën për mua si Prekazas deri me sot. 

28-06-2021

Postimet e fundit !