Vështrim/Analizë

Marenglen Kasmi: Banditizmi politik në Shqipërinë e pasluftës

Botuar ne DITA

Operacionet e organizuara nga shërbimet e huaja kundër Shqipërisë në vitet 1949-1954 përbëjnë një nga rastet më tëveçantanë fillimet e Luftës së Ftohtë. Në kuadër tëpërgatitjes së kësaj lufte, shërbimet e fshehta amerikane dhe britanike morën vendimin tëeksperimentonin në mënyrë të fshehtë, nëse ishte e mundur të rrëzoheshin qeveritë komuniste në shtetet lindore me metoda diversioniste, duke përdorur grupe paramilitare vendase. Rastin më të mire për të eksperimentuar këtë gjëe paraqiste Shqipëria;një vend i vogël, i varfër dhe gjeografikisht larg vendeve të tjera lindore nën ndikimin sovjetik. Po ashtu, jashtëShqipërisë jetonte një numër i konsiderueshëm të arratisurishqëgjatë luftës kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë e gjermanë, të cilëtishin shprehur të gatshëm për të hyrë në shërbim të tyre. Kjo është arsyeja kryesore që një pjesë e mirë e tyre u morën në mbrojtje nga CIA amerikane, por edhe shërbime të tjera të fshehta, si ai britanik, italian, jugosllav e grek, ndonëse ata kishin bashkëpunuar me pushtuesit gjatë luftës.

Madje, sipas dokumenteve të CIA-s, të deklasifikuara në vitin 2008, një pjesë e tyre ishin evidentuar edhe si kriminelë lufte. Kjo nuk përbënte më problem për ta, pasi Lufta e Ftohtë kishte filluar dhe shërbimet e kësaj kategorie shqiptarësh ishin të vlefshme. Pa ata nuk mund të zhvilloheshin këto operacione.

Sipas këtij koncepti, të arratisurit duhej të ktheheshin në Shqipëri me mbështetjen e tyre dhe të organizuar në grupe të vogla të armatosura duhej të nxisnin në krahinat e tyre ndjenjat antikomuniste dhe të provokonin kësisoj revolta të mirëfillta, me qëllim organizimin e një kryengritje popullore kundër qeverisë së Tiranës. Më tej, ata duhej të shpërndanin materiale propagandistike, tëmblidhnin informacione politike, ekonomike dhe ushtarake, të kryenin akte sabotimi e të rekrutonin anëtare të rinj për celulat e tyre. Më pas, këto grupe të vogla do tëpërforcoheshin me njerëz e materiale dhe do të shndërroheshin në qendra rezistence.Sa më sipër, në vitin 1949 vepronin në Shqipëri rreth 150 banda me 1370 diversantë. Në vitet 1949-1954, këto banda vranë 134 njerëz, plagosën 68 persona, dogjën 26 shtëpi e objekte shtetërore dhe kryen 137 vjedhje e bastisje.

Kjo periudhë ka hyrë në historiografi me termin banditizmi politik. Një ndër përfaqësuesit më të njohur të saj është Hamit Matjani, i cili fillimisht u dërgua në Shqipëri nga zbulimi i fshehtë grek dhe më pas ai amerikan. Më 23 gusht 1951, ai së bashku me shokët e bandës së tij vranë në Teqe të Dushkut, në Gramsh,Thoma Priftin dhe LazeDollanin.

Bazuar në dokumentacionin arkivor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për herë të parë po japim detaje për këtë ngjarje dhe kontekstin e zhvillimit të saj. Antikomunizmi nuk mjafton për të justifikuar vrasjet dhe aq më tepër për llogari tëtëhuajve. Përvoja historike tregoi se kryerja e këtyre operacioneve ishte e gabuar. Ajo kushtoi vetëm jetë shqiptarësh, nga të dyja palët. Ndonëse ky eksperiment dështoi, CIA nuk ngurroi të përsëriste të njëjtin skenar nëprill të vitit 1961 në Kubë, kurnë Gjirin e Derrave zbarkuan me ndihmën e saj rreth 1300 emigrantëkubanezë të armatosur, për të rrëzuar FidelKastron. Shumë prej tyre u vranë dhe pjesa tjetër u kap rob. Kjo ngjarje përbën një nga episodet më të njohura të Luftës së Ftohtë dhe së bashku me eksperimentin e kryer në Shqipëri, tregoi se ishte e pamundur të rrëzohej një regjim komunist nga jashtë e duke përdorur metoda diversioniste. Gjatë Luftës së Ftohtë shërbimet e fshehta kishin një ndikim të madh në politikbërje.

Perceptimi i përdorimit të tyre ishte i ndryshëm nga ai i sotmi. Po ashtu, duhet theksuar se nëse politika amerikane e kohës shikonte në këto operacione një mundësi për të vendosur demokracinë në Shqipëri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shërbimet sekrete të vendeve fqinje si Greqia e Jugosllavia. Ata bashkëpunuan me shërbimet e fshehta amerikane dhe britanike kundër Shqipërisë, por synimet e tyre i shërbenin politikave të tyre të fshehta nacionaliste. Prandaj, bashkëpunimi i një pjese të emigracionit politik shqiptar me zbulimin grek dhe UDB-në jugosllave vetëm për hir të antikomunizmit, ngre njëpyetje të madhe për shkaqet e vërteta të këtij bashkëpunimi.Shërbimi që ata ofronin ushqente platformat e vjetra antishqiptare, të cilat pjesërisht janë aktuale edhe sot.

***

Nga viti 1949 deri në vitin 1953, Hamit Matjani ka hyrë nga Greqia nëShqipëri shtatë herë. Pesë herë ai kishte marrë si detyrë nga zbulimi grek dhe ai amerikan të organizonte grupe kryengritësish, të rekrutonte njerëz, të kryente akte terrori, diversioni dhe spiunazhi. Ndërsa dy herëte tjera, atij i ishte ngarkuar të shoqëronte në kthimbandën eZenel Shehut.

Herën e parëai hyri në Shqipëri në tetor të vitit 1949 dhe qëndroi 45 ditë. Herën e dytë Hamit Matjani erdhi në maj të vitit 1950 dhe shoqërohej nga shtatë diversantë të tjerë. Pak muaj më vonë, në shtator të vitit 1950, Hamit Matjani i shoqëruar nga Naim Sula, Fetah Xhika dhe MusaHajdari u dërgua për herë të tretë në Shqipëri, me detyrë të kontrollonte e raportonte në Greqi me radio për gjendjen e grupeve antiqeveritare të ngritura në Shqipëri. Edhe këtë herë,  ai u kthye në Janinë pas 45 ditësh, ku i raportoi oficerit amerikan të zbulimitJohn dhe majorit grek Manjatis.

Në fillim të vitit 1951 Hamit Matjani u dërgua në Athinë, ku u takua me gjeneralin grek të zbulimit, Nikolopulos. Ai mori detyrë të nisej përsëri në Shqipëri, për të shoqëruar një bandë, e cila përbëhej e gjitha nga shqiptarë të Kosovës. Kësisoj, në fillim të muajit qershor 1951, Hamit Matjani u nis  për herë të katërt drejt Shqipërisë. Këtë radhë ai qëndroi vetëm disa ditë në Shqipëri.Gjatë parashutimit ata u diktuan nga banorët, të cilët u vunë në ndjekje të tyre.

Pas kthimit në Greqi, aiu vendos nënjë bazë sekrete pranë Athinës, ku sipas zgjedhjes së tij, po e prisnin Fetah Xhika, Çaush Sula, Naun Sula, Bido Kotorri dhe Lek Martini.

Së bashku me ta,Hamitiu dërguapër herë të pestë në Shqipëri. Këtë radhë do të kishte me vete edhe një radist, i cili do të parashutohej pasi banda të kishte mbërritur nëmalësinë e Gramshit. Parashutimi mund të bëhejnë «Çairet e Grabovës», në malin mbi Shënepremte, ose në malin Komjan. Këto vendzbarkime ishin jo shumë larg njëra-tjetrës.

Para nisjes, një kolonel i zbulimit amerikan i dha Hamitit detyrën që të stabilizohej në një nga bazat e tij në malësinë e Gramshit, prej ku të transmetonte me radio të gjitha informacionet që do të merrte nga agjentët e tij dhe të mundohej të rekrutonte njerëz të tjerë. Hamit Matjani dëshmoi pas kapjes së tij se “për këtë qëllim na vunë si detyrë të veçantë që tëlidheshim me njerëz tëushtetit dhe Ushtarakë në qytete, prej të cilëve do të mund t’informoheshim me informata të sakta. Kërkonin veçanërisht informata mbi Sovietikët në Shqipëri. Nuk  na caktuan kohën, por mund të qëndronim në Shqipëri sa kohë që të kishim mundësi”.

Më 8 gusht 1951, Hamit Matjani i shoqëruar nga shokët e tij kaloi për herë të pestë kufirin shqiptaro-grek në rajonin e Kapshticës. Komandant i bandës ishte Hamiti, ndërsa komisar ishte Lek Martini, i cili kishte si detyrë kryesore mbledhjen e informatave dhe kryerjen e bisedave me njerëzit. Sipas Hamitit, ishte hera e parë që caktohej një komisar.

Nga Athina nëKostur grupi diversionist udhëtoi me avion. Aty i priste një kapiten i zbulimit grek, i cili i prezantoi me MuharremSulfën. Muharremi e shoqëroi bandën deri në Maliq, prej ku ata vazhduan rrugën në drejtim të Grabovës së Gramshit.

Pasi mbërritën në «Çairet e Grabovës», që ishte paracaktuar edhe si vend parashutimi, ata panë se  aty ishte vendosur një stan bagëtish, prandaj vazhduan rrugën drejt malit të Shënepremtes. Edhe aty kishte druvarë dhe nuk mund të qëndronin. Kështu që shkuan nëmalin e Komjanit. Edhe këtu e panë tëvështirë zbarkimin e radistit, pasi pranë malit Komjan kishte disa fshatra. Kështu qëHamiti vendosi të shpërngulej më në Lindje të malit tëKomjanit, pranë Teqes së Dushkut.

Pas disa ditësh dëgjuan aeroplanin të vërtitej mbi kokat e tyre. Sipas instruktazhit, ata formuan me elektrikët e dorës në tokë germën “L”, por bateritë e elektrikëvekishin rënë dhe drita e tyre ishte e dobët.Pilotët nuk i dalluan shenjat dhe u larguan.Hamiti vendosi të prisnin avionin  edhe dy herë të tjera, pra të qëndronte edhe katër ditë në këtë rajon, pasi brenda gjashtë ditëve  avioni duhej të vinte tri herë, njëherë në dy ditë.

Si ndodhi vrasja e Thoma Priftit dhe LazeDollanit?

Ditën e 22 gushtit 1951, banda e Hamit Matjanit ishte fshehur në pyll, pranëTeqes së Dushkut. Pasi ra nata, Hamiti urdhëroi shokët e tij Fetah Xhikën, Bido Kotorrin dhe Lek Martinin të shkonintëkëpusnin disa kalli misri në një arë aty pranë Teqesë.

Ndërkohë, në Teqenë e Dushkut kishin ndaluar për të kaluar natën Thoma Prifti dhe LazeDollani, të dy nëpunës shteti e anëtarë partie, të cilët ishin duke shkuar në fshatin Grabovë. Thomai, atë ditë sapo kishte dorëzuar detyrën e kryetarit të Komitetit tërrethit të Gramshit, detyrëqë e mbante prej 16 prillit 1949, sepse do tënisej për studime në Bashkimin Sovjetik. Ai ishte duke shkuar nështëpinë e prindërve të tij nëGrabovë, për t’u përshëndetur me ta, para se të nisej me studime. Lazja ishte përgjegjës i Degës së Grumbullimit dhe po shkonte në Grabovëme punë.

Në mbrëmje kishin bujtur në Teqe për të kaluar natën edhe gjashtë fshatarë nga Mokra e Pogradecit, të cilit ishin nisur për në festën e Malit të Tomorrit. Babai i Teqesë së bashku me shërbëtorin e tij nuk ndodhej atë natë në Teqe, pasi kishin shkuar në festën e Malit të Tomorrit. Në Teqe ndodhej vetëm AbazH. nga Grabova, i cili ndihmonte babanë e Teqesë kur ai kishte nevojë. Pak më vonëerdhi në Teqe nga Grabovaedhe vëllai i dervishit të Teqesë, Bajram H.

Ndërkohë që udhëtarët ishin ulur brenda e po bisedonin u dëgjuan të lehurat e qenit. Abaz H.doli jashtë, duke u thënë atyre se me siguri po vijnë mysafirë të tjerë. Pak më vonë, befas u hap dera e dhomës dhe në të hyjnë me armët në duar diversantët Fetah Xhika dhe Lek Martini, të cilët detyrojnë Thomain dhe Lazen të shkojnë me ta.

Hamit Matjani e tregon ngjarjen si më poshtë: “Shokët shkuan në arën e misrit dhe kishin këput disa kalli, por kishin parë se këta ishin të pa pjekur dhe kështu kishin vendosur të shkonin tëmerrnin bukë në teqe. Kur kishin hyrë në teqe, si më treguan vetë, kishte lehur qeni dhe nga të lehurat e qenit kishte dalë shërbëtori i teqesë, i cili, i pyetur prej tyre, u kishte treguar se mbrenda janë dy nëpunës të Gramshit dhe disa katundarë nga ana e Mokrës që shkonin të bënin festën nëTomorr. Atëherë këta futen brenda dhe hynë në dhomëku ishin katundarët e Mokrës dhe dy nëpunësit e Gramshit. Si hapën derën, paraqiten si të arratisur, pa thënë se janë bashkë me mua, marrin një pushkë italiane që ishte në dhomë, pyesin se cilët janë nëpunësit dhe i thërrasin që të dalin jashtë. Në këtë kohë, njëri nga nëpunësit, që ishte nënprefekt (Kryetari i Komitetit Ekzekutiv) nëGramsh ve dorën për të nxjerrë revolen, por këtë e kapi nga krahu Lek Martini dhe të dy, i muarrë dhe i nxorrë jashtë, të cilët duke i mbajtur nga krahët i suallnë tek unë […]”.

Gjithmonë sipas tij, pasi kishte lehur qeni, shërbëtori i Teqesë (Abaz H.) kishte dalë jashtë dhe u kishte treguar diversantëve se brenda ishte kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Gramshit, Thoma Prifti  dhe përgjegjësi i Grumbullimit, LazeDollani. Po ashtu, ai u kishte folur kundër tyre.

Për çka ndodhi pas, na vjen në ndihmëedhe dëshmia e diversantitNaun Sula, i cili thotë se meqenëseshokët e tyre po vonoheshin, Hamiti vendosi të afroheshin edhe atate Teqeja. Rreth 100 metër larg Teqesë, pranë një are me misër, ata takuan shokët e tyre dhe tre persona të tjerë, Thoma Priftin, LazeDollanin dhe shërbëtorin e Teqesë, të cilin Hamiti e urdhëroi të shkonte të përgatiste bukën. Hamitiu thotëatyre që ata duhej të shkonin me ta, kudo të ishte. “Fjala ishte për në Greqi, megjithëse (Hamiti)  nuk e tha kështu haptazi”, dëshmon Naun Sula. “Ay i grumbullimit tha po, ndërsa Thoma Prifti tha se nuk mund të vinte”, tregon më tej Naun Sula.

Referuar dëshmive, kapja e dy nëpunësve duhet të ketë ndodhur jo më vonë se ora 23.00 e natës. Ndërkohë që vrasja e tyre duhet të jetë kryer rreth orës 03.00 të mëngjesit. Sipasdëshmivëtë Hamit Matjanit, NaunSulës por bazuar edhe në akt ekspertizën e kryer në trupat e viktimave nga policia, ata nuk ishin torturuargjatë marrjes në pyetje. Bazuar në dëshminë e Hamitit, nuk duket se ai kishte fituar ndonjë informacion të vlefshëmprej tyre.“Si mbarova së pyeturi, unë ju kërkova atyre nëse dëshironin të bashkëpunonin me neve dhe shefi i grumbullimit m’u përgjigj se ishte gati, ndërsa Thomaj nuk foli fare”, dëshmon Hamit Matjani dy vite më vonë. Është e kuptueshme që në këto kushte mund të premtohej edhe diçka e tillë, sa për të shpëtuar jetën.

Nisur nga detyra që kishte marrë, për Hamitin ishte e rëndësishmekapja e dy nëpunësve. Duke vlerësuar ngjarjen, ndoshta dëshmia e NaunSulësështë më afër realitetit, kur ai thotë se Hamiti donte fillimisht t’i merrte që të dy me vete në Greqi, për t’i dorëzuar te eprorët e tij. Këtë gjë e mbështet edhe fakti se  fillimisht Hamiti u dha fjalën Thomait dhe Lazes se nuk do t’i vriste, por do t’i merrte ata një natë e një ditë me vete dhe më pas do t’i lëshonte, me qëllim që ata të mos kishin mundësi të lajmëronin forcat e ndjekjes.

Pasi erdhi buka, banda filloi lëvizjen drejt malit Komjan, nga vendi i quajtur gryka e Liqenit. Thomanë dhe Lazen i lidhën krah për krah me një litar parashute.

“Kur unë ju thashë se juve do të udhëtoni me neve, – dëshmon Hamit Matjani -,  ata më thanë se mos kishim ndërmend t’i vrisnim, por unë i sigurova se nuk do t’i vrisnim, mbasi deri në këtë kohë unë nuk kisha menduar për t’i vrarë, por, pa kaluar gjysëm ore nga vendi ku kishim qëndruar, Leka dhe Fetahu më thanë se këta nuk duhet t’i lëshojmë, por duhet t’i vrisnim, për arsye se, si u pat thënë dhe shërbëtori i Teqesë, këta kishin marrë popullin në qafë dhe se këta janëkomunista dhe, si thoshFetahu, komunistët duhen vrarë, mbasi komunizmi i ka vrarë babanë. Unë si më folën Fetahu dhe Leka kështu, ju përgjigja që të udhëtojmë sonte dhe nesër vendosim, por të dy nëpunësat, ndoshta dëgjuan nga bisedimet tona dhe të trembur nuk po udhëtonin. Të dy, kur u nisëm për rrugë, i lidhëm për duarsh me një litar parashute qëe patëm me vehte. Me litar, më duket i lidhi Leka, i ndihmuar nga një tjetër që nuk e mbaj mend cili ishte. Si pamë që dy nëpunësat po ngadalësonin çapin dhe nuk po ecnin, vendosëm t’i vrasim dhe unë qëllova i pari Thomanë, i cili duke qenë i lidhur për dore me tjetrin ra përtokë së bashku me tjetrin. Kur ranë të dy në tokë, i qëlloj me automatik edhe Fetahu, më duket edhe një tjetër, por nuk e di se cili nga shokët qëlloj mbasi ishte natë. Kur vendosëm t’i vrasim, neve ndaluam në rrugë, ju thashë atyre që do t’i vrasim dhe ata nuk folën asgjë fare, vetëm më duket se përgjegjësi i grumbullimit më tha se deshtë të bënte një letër për familjen, por unë nuk e lashë pasi ishte natë dhe nuk kishte mundësi të shkruante, dhe kështu, sikurse thashë më sipër, i vramë”.

Ngjarjen e konfirmon edhe diversanti tjetër, Naun Sula i  cili thotë se “Hamiti, Leka, Fetahu edhe Çaushi bashkë me Thoma Priftin dhe atë të grumbullimit u nisën para nesh në drejtim nga kishim ardhur d.m.th. nga mali Komjanit, ndërsa unë me Bido Kotorrin qëndruam mbas tyre duke mbledhur misra të njoma. Mbasi morëm ca misra, u nisëm edhe neve mbas tyre duke hedhur telin që ishte rrethuar misri dhe kur kaluam vijën e vogël të liqenit dhe ata në këtë çast u futën në pishat (ishin nja 15 metra para nesh) dëgjuam krismën e një revoleje 4-5 herë më të cilën vranë ata të dy që morën në teqen e Dushkut”.

Viktimat i lanë të shtrirë në vend dhe nuk i lëvizën. Edhe akti i ekspertizës së vendngjarjes e konfirmon këtë gjë. I kontrolluan nëpër xhepa dhe u morën sendet e tyre personale dhe dokumentet, të cilat Hamiti i dorëzoi te eprorët e tij pas kthimit në Greqi. Çaush Sula i mori Thomait orën e dorës.Ndërsa pistoletën e tij, model Bereta, e kishte marrë që më parëHamiti. Pushkën italiane tëLazes, pasi i hoqën shulin, e hodhën në liqen. Pushka do të gjendej më vonë nga policia.

Trupat e tyre u gjendën në grykën e liqenit të Teqes së Dushkut nga një bari i vogël në orën 07.30 të mëngjesit të datës 24 gusht, pra rreth 27 orë më vonë, i cili njoftoi policinë. Ata ishin ende të lidhur krah për krah. Thomai ishte i shtrirë në kurriz dhe Lazja kishte rënëgjysëm përmbys përkrah tij. Të dy ishin qëlluar nga dy herë, në kokë dhe në gjoks.

Pasi kryen vrasjen, Hamiti vendosi të kthehej menjëherë në Greqi. Ai ishte i bindur se do të ndiqej nga forcat e ndjekjes për krimin e sapo bërë. Edhe këtu ai veproi me dinakëri. Banda nuk ndoqi rrugën e kthimit në drejtimin Moglicë-Maliq-Bilisht, e cila ishte edhe rruga më e shkurtër dhe prej andej kishin ardhur, por ai e ndryshoi drejtimin e lëvizjes. Ata u kthyen për në fshatinBratilë, kaluan lumin e Devollit pranë mullirit të Bratilës dhe meqenëse zbardhi dita u fshehën nëshpatin përballë. Në mbrëmje vazhduanrrugëndhe për gjithë natën dolën mbi fshatin Kullollas, nëmajë të malit. Aty kaluan ditën e dytë pas vrasjes. Këtu, gjithmonë sipas dëshmisë sëNaimSulës, Lekë Martini dhe të tjerët i kishin treguar atij se Thomanë dhe Lazen i kishte vrarë me dorën e tij Hamiti, me revolverin që i kishte marrë Thoma Priftit. Edhe vetëHamiti e tregonte njësoj këtë histori më vonë në Greqi. Revolverin e Thomait Hamit Matjani e kishteme vete kur u arrestua në vitin 1953.

Prej aty banda vazhdoi udhëtimin e saj drejt maleve të Skraparit e prej andej në drejtim të Ersekës, nga kaluan edhe kufirin në malin Gramoz.

***

Sapo kaluan kufirin, bandën e mori në dorëzim një oficer i ushtrisë greke, të cilit Hamiti i tha të lajmëronte në Athinë se “Dardha doli”. Prej aty i çuan në kampin e Kacikës, në Janinë, ku i mbyllën dy ditë në një dhomë të ruajtur me roje, derisa erdhi nga Athina oficeri amerikan i zbulimit, Majk. Më pas fluturuan së bashku drejt Pireut, ku u strehuan në bazën e tyre prej nga ishin nisur. Sipas vetë Hamitit, për shërbimet e tija ai paguhej nga zbulimi amerikan me para flori në numër të pacaktuar, si edhe përfitonte prej tyre veshmbathje e sende të tjera personale. Në kohën që ai qëndronte në hotel në Greqi, merrte një rrogë prej dy milion Dhrahmi në muaj.

Herën e fundit që Hamit Matjani i shoqëruar nga Gani Malushi dhe Naun Sula erdhi në Shqipëri në1 maj 1953, ai ishte dërguar për të marrëZenel Shehun, radistin TahirPrençi dhe një tjetër nga miqtë e Zenelit dhe ti çonte ata shëndoshë e mirë në Greqi, që ata të raportonin te zbulimi amerikan për rezultatin e punës së tyre në Shqipëri.

Të tre u parashutuan nga ajri, por me të rënë në tokë u kapën të gjallë nga forcat e ndjekjes që po i prisnin. Kapja e tij shënon edhe fundin e radiolojave të organizuara nga Sigurimi i Shtetit ndaj shërbimeve të huaja.