Në këtë periudhë të nxehtë nga kalemxhinjë pa ndërgjegje kombëtare e të paaftë, intelektualë pa besim të pastër njerëzorë dhe lloj – lloj injorantësh e delirantësh nuk ka mbetur gjë pa u sharë, nuk ka mbetur hero e dëshmorë i këtij populli pa u kontestuar e denigruar! U sha dhe u mohua edhe gjuha letrare, po mohohet identiteti kombëtar, u mohua dhe po mohohet edhe Shqipëria etnike (bashkimi i Shqipërisë në një shtet). Kaq larg kanë shkuar liderët politikë, kaq poshtë kanë rënë intelektualët! Aq larg sa janë afruar buzë greminës së tjetërsimit, shkombëtarizimit, asimilimit, zhdukjes kombëtare dhe shpartallimit të atdheut në këtë ҫerek Shqipërie që kemi si shtet sovran!
Thonë se historia përsëritet por, ajo kurrë nuk kthehet mbrapa. Historia, ashtu si dhe jeta, rrjedh vetëm përpara, është e papërsëritshme. Kombi shqiptar ka dhënë, jep e do të jap gjithëmonë dëshmorë dhe heronj për lirinë dhe mbrojtjen e vendit. Ҫdo mohim apo nënҫmim i heronjve apo dëshmorëve është antishqiptarizëm, madje edhe tradhti kombëtare.
Ҫ’janë këto dokrra e këto insinuata ?!Ҫ’janë këto polemika e shumë zënka si fëmijët?!Ҫ’janë këto humbje energjish të pafund, kur kombi dhe atdheu rënkojnë nën thundrën barbare sllavo-greke?! Ҫ’janë këto diskutime bajate të pafund, kur Shqipëria etnike po fundoset pafundësisht? Si do ta ushtroj besimin e vet kombi, kur humb atdheun, gjuhën e gjakun, kështu siҫ po veprojnë parapolitikanët tonë, të cilët punojnë dhe përpiqen vetëm për privilegje e për pasuri, duke u shërbyer direkt apo indirekt armiqëve tanë pushtues dhe popujve të tjerë të botës. Nuk e kanë mendjen te kombi e Atdheu ynë, por më shumë janë të interesuar të na shpërlajnë trurin tonë me ideologjinë mashtruese të tyre, që të na shkombtarizojnë dhe asimilojnë, që të na zhdukin nga faqja e dheut, racën e parë njerëzore në këtë planet…..racën-pellazgo-ilire –shqiptare.
Sot, nuk ekziston i konsoliduar dhe i bashkuar kombi shqiptar. Prandaj, të gjitha forcat shqiptare intelektuale, materiale dhe ushtarake, duhet t’i fokusojmë në forcimin e unitetit e bashkimit. Sot, nuk është e ҫliruar dhe e bashuar Shqipëria. Andaj, të bashkojmë forcat, mendjet dhe zemrat, të mobilizojmë popullin, të shpëtojmë këtë Shqipëri të copëtuar dhe të rrënuar, kur trupi i sajë kullon gjak nga plagët e marrura në shekuj dhe sot.
Pranaj, askush të mos marr guximin dhe gabimin që të lëvdrojë dhe të mbrojë pushtuesit renegatë, ҫnjerëzor dhe shumë mizorë, të antikës dhe të kohës sonë. As një pushtues nuk është formuar për të mirë të njerëzimit, por për të sunduar, shfrytëzuar dhe pushtuar. Asnjë pushtues në Shqipëri e kudo nuk ka ardh me lule në dorë, por me hordhi ushtarake të armatosura gjer në dhëmbë. Kanë ardhur me shpatë e bajoneta, me zjarr e hekur dhe kanë vrarë e përgjakur popullin tonë! Kanë djegur e shkatërruar atdheun tonë duke i marrë lirinë njerëzore dhe pavarësinë kombëtare. Kush është normal dhe din shkrim e pak lexim, dhe që ka lexuar historinë tonë dhe atë botërore e dinë thellësisht një të vërtetë të dhimbshme për kombin tonë.
Asnjë pushtues nuk ka ardhur me humanizëm dhe si ҫlirimtarë as për Shqipërinë dhe as diku në botë, por me ekspedita të mëdha ushtarake, invaduese dhe pushtuese. Ne duhet të jemi të çmendur nëse pushtuesit i quajmë “përparimtarë”,”civilizues”, “shpëtimtarë “ apo “çlirimtarë”. Ka mjaft kalemxhinj injorantë, që lëvdërojnë apo mbrojnë pushtuesit… Pushtuesit janë zgjeruar në kurriz të shfrytëzimit gjakatarë të popujve në varfëri.
Kur tjetri të vjen në vatër, të hyn në shtëpi, të vret pleq dhe fëmijë, të grabit tokën dhe të djeg kullën, të imponon ligjet dhe religjionet e veta, të pushton atdheun dhe të shkobëtarizon me shpatë e helm me pushkë e top, me ushtri e xhandarmëri!… Prandaj, askush të mos e merr mundimin, ta quaj pushtuesin si “misionarë të përparimit”, ”paqësor”e “civilizues”, si ekspeditë “miqësorë” e “shpëtimtare”, por pushtues, invadues dhe shumë barbarë.
Zevendësimi i një pushtuesi me një pushtues tjetër nuk mund të quhet kurrë çlirim, shpëtim apo zgjidhje për një popull fatlum si i yni. Pushtuesi është pushtues, i huaji është i huaj dhe robëria që sjell ai me vete është më tepër robëri se pushtuesi i parë. Nuk ka kurrë pushtues të mirë” apo pushtues më paktë këqinj” apo pak më të” mirë”.
Është befasuese dhe shumë irituese që të lexosh dhe të shkruash idiotizma për çdo ditë nëpër media të shkruara dhe elektronike. Këto naivitete, ide tendencioze dhe antikombëtare i dëgjon dhe lexon edhe nga disa intelektualë! Kjo të bën t’i shkulish flokët, ashtu siç veproi Lek Dukagjini pas vdekjes së Skënderbeut. Kështu veprojmë ne sot, duke luftuar njëri-tjetrin dhe duke sharë e ofenduar njëri – tjetrin.Ne, s’bëjmë gjë tjetër vetëm se shajmë dhe ofendojmë vehten tonë, dëmtojmë atdheun tonë dhe bëjmë vetvrasje të ngadalshme e shumë të sigurtë kombëtare! Kur flasm dhe shkruajmë për kombin duhet të flasim dhe shkruajmë pa emocione, pa frustime, pa impulse instiktive, pa maska, pa demagogji, pa djallëzi, pa interesa e paanshmëri, pa inat e pa xhelozi dhe pa urrejtje ndaj njëri -tjetrit dhe religjioneve fetare, sepse të gjithë një mendim dhe një ide nuk e kemi. Ështe jo demokratike dhe nuk është e mundur dhe shkencërisht që njerëzit të kenë të njëjtin mendim.
Të shkruajmë dhe të flasim me zemër të pastër, me sinqeritet, me vetëdije kombëtare me ndërgjegje njerëzorë, me mendje të kthjelltë dhe me logjikë të shëndoshë shkencore sepse vetëm kështu thuhet e vërteta, triumfon drejtësia, triumfon shqiptarizmi dhe Atdhedashuria jonë.
Të gjithë ata kalemxhinjë, që vetëquhen gazetarë, poblicistë, shkrimtarë, politikanë, intelektualë e patriotë, priftërinjë e hoxhallarë dhe që tentojnë të rishkruajnë historinë tonë kombëtare, sipas interesave të tyre ideologjike dhe fetare, duke nënvleftësuar apo ndarë dëshmorët apo heronjtë e kombit, sipas përkatësisë partiake apo fetare. Këto nuk janë asgjë tjetër pos injorantë e pseudoatdhetarë, janë sherbetorë e mercenarë të të huajve…
Dëshmori eshtë dëshmorë. Ai ka derdh gjakun për lirinë e popullit dhe të atdheut dhe jo për ndonjë ideologji dhe politikë a fe. Prandaj, ata janë shqiptarë e kombëtarë! Të gjithë heronjtë e kombit tonë kanë dhënë jëtën për lirinë e atdheut dhe jo për ndonjë pushtet apo për punë feje. Prandaj, mos ia lëvizni eshtrat dhe mos ua trazoni shpirtin e heronjve tonë të lavdishëm dhe të pavdekshëm, sepse do ju djeg zjarri i kësaj dhe i asaj bote! Mos u bëni gjykatës të njëri-tjetrit dhe të popujve se nuk është detyra dhe as e drejta juaj.
Duke ndarë heronjtë dhe dëshmorët e kombit sipas përkatësisë partiake apo fetare nuk bëjmë gjë tjetër, por me vetëdije apo pa vetëdije bëjmë ndarjen e kombit apo dobësimin e Atdheut.
Popullit dhe atdheut tonë i duhen bijtë e bijat e djeshëm, bijtë e bijat e sotme dhe bijtë e bijat e nesërme, që për liri të marrin gjak në ballë për riҫlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë. Ata shqiptarë, që duan të kontribojnë për zhvillim dhe përparim të vendit tonë, nuk duhet të kapen nga perandorët e huaj, nuk duhet të përçajnë popullin mbi baza fetare dhe nuk duhet të merem me ideologji të ndryshme sepse, asnjë ideologji deri më sot nuk i ka sjellë njerëzimit lirinë, pavarsinë, drjtësinë dhe mirëqenien që e meriton. Ideologjitë kanë qënë dhe janë në sherbim të shtetit e partive, kurse shtetet dhe partitë kanë qenë në shërbim të klasave sunduese shtypëse dhe shfrytëzuese, pavarsishtë nga koha dhe ngjyra e tyre.
Pranaj, të njohim të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen. Por, nuk duhet të meremi shumë me të kaluarën dhe të bëhemi peng i saj, sepse nuk mund të ecim në të tashmen dhe nuk mund të arrijmë kurrë në të ardhmen…!
Ҫdo gjë në këtë botë jo vetëm që është kalimtare, por dhe e përkohshme. E mira dhe e keqja bashkëjetojnë, e verteta dhe gënjeshtra përzihen, drejtësia dhe padrejtësia plotësojnë njëra – tjetrën, asgjë nuk ndahet me shpatë… Bota dhe jeta është një tërësi me dy faqe: bardhë e zi, të cilat ndihmojnë njëra – tjetrën.