Lëvizja\UÇK

LPK-JA KA NDIHMUAR LDK-NË

Shemsi Reçica

DALLIMET THELBËSORE dhe të përhershme, ndërmjet LPK-së dhe LDK-së, mbetën MJETET që do të përdoreshin për pavarësinë e Kosovës nga Serbia: LDK-ja besonte se Kosova do të pavarësohej me mjete politike-demokratike, me dialog me Serbinë dhe zotohej, edhe publikisht, se do ta ndiqte rrugën paqësore për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. LDK-së, kështu, i doli nami i “MIRË“, brenda dhe jashtë vendit, si parti e MODERUAR. 
LPK-ja besonte se Kosova mund të pavarësohej nga Serbia me luftë të armatosur dhe zotohej,  edhe publikisht, se do ta ndiqte edhe rrugën e luftës së ARMATOSUR për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Krahas këtyre zotimeve publike, ajo kryente edhe veprime-aksione me mjete të forta, kundër pranisë së Serbisë në Kosovë. LPK-së, kështu, i doli nami i “KEQ“, brenda dhe jashtë vendit, si parti RADIKATE. 
Ndërmjet LDK-së së MODERUAR, të dr. Rugovës, dhe LPK-së RADIKALE, BE-ja  dhe SHBA-ja, për afër dhjetë vjet, e kanë zgjedhur dhe përkrahur politikën e moderuar-paqësore të dr. Rugovës e të LDK-së. Edhe Serbia ka mbajtur qëndrim shumë më të butë ndaj dr. Rugovës dhe LDK-së së MODERUAR, në krahasim me qëndrimin tepër të ashpër të saj ndaj LPK-së RADIKALE, – pavarësisht faktit që qëllimi i deklaruar publikisht, i LPK-së dhe ai i LDK-së, ishte NJË dhe i NJËJTË, – PAVARËSIA e Kosovës nga Serbia. 
Përcaktimi për pavarësinë e Kosovës me mjete politike, dr. Rugovës dhe LDK-së, ua ka garantuar, e para, njëfarëlloj sigurie në aktivitetet e tyre; e dyta, ua ka siguruar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së; dhe, e treta, ua ka siguruar një qëndrim më të butë të Serbisë ndaj tyre. LPK-në, ndërkaq, politika e moderuar e dr. Rugovës, e ka dëmtuar dhe ia ka vështirësuar aktivitetet.
Përcaktimi për pavarësinë e Kosovës me luftë të armatosur, LPK-së, e para, ia ka rrezikuar anëtarët e saj dhe i ka vështirësuar, madje i ka bërë, pothuaj, të pamunduara, aktivitetet e tyre ; e dyta, SHBA-në dhe BE-në i ka larguar prej LPK-së; dhe, e treta, Serbisë ia ka lënë duart e lira për qëndrime të ashpra ndaj anëtarëve të saj. LDK-së, ndërkaq, radikalizmi i LPK-së i ka krijuar hapësirë më të madhe veprimi. 
Pra, për njëfarëlloj sigurie në aktivitetetet e dr. Rugovës e të LDK-së; për përkrahjen e tyre nga ndërkombëtarët; dhe për qëndrimin e butë të Serbisë ndaj dr. Rugovës dhe LDK-së, meritë të madhe ka LPK-ja, përkatësisht, RADIKALIZMI i saj në raport me Serbinë. Për këtë ndihmë, LDK-ja do të duhej të ishte falenderuese dhe mirënjohëse ndaj LPK-së. 


*****Fillet dhe aktivitetet kombëtare të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), për çlirim nga Serbia, në kohë, lidhen me fillimin e viteve ’80-a të shek. XX. Që nga ajo kohë, aktivitetet e saj, LPK-ja i ka vazhduar deri në fundin e viteve ’90-a, pas çlirimit të Kosovës, kur LPK-ja shndërrohet në PDK; 
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë fill dhjetë vjet më vonë, në prag të viteve ’90-a të shek. XX, Që nga ajo kohë, aktivitetet kombëtare, siç thoshin themeluesit e saj, për “Demokraci dhe Pavarësi“ (Fjalët çlirim dhe liri nuk permendeshin prej tyre), ajo i ka vazhduar deri në fundin e viteve ’90-a, kur edhe çlirohet Kosova, për të vazhduar, pastaj, me aktivitete politike, deri sot e gjithë ditën.  
Themeluesit e LPK-së, në krahasim me ata të LDK-së, ishin kryesisht të rinj. Në fillim të aktiviteteve të tyre kombëtare, ata ishin emra të padëgjuar e të panjohur për opinionin. Më vonë, me përpjekjet dhe angazhimet e tyre dhe në veprime e sipër, në organizimin e demonstratave dhe të aksioneve të ndryshme, kundër dhunës serbe në Kosovë; pastaj, me përndjekjen, burgosjen dhe vrasjen, e disave prej tyre, nga shërbimet e Serbisë; dhe, në fund, me organizimin dhe pjesëmarrjen e tyre në UÇK, për çlirimin e Kosovës, ata u bënë të njohur për opinionin shqiptar, por edhe më gjerë. Kështu, ata u bënë pjesë e elitës politike të Kosovës. 
Themeluesit e LDK-së, në krahasim me ata të LPK-së, ishin kryesisht të moshuar. Përveç kësaj, ata ishin emra të dëgjuar e të njohur për opinionin: shkrimtarë, profesorë universitarë, mjekë të njohur, gazetarë e intelektualë të tjerë, të integruar mirë, madje edhe të privilegjuar, në partinë komuniste dhe në institucionet shtetërore të kohës, deri në rënien e komunizmit. Pra, themeluesit e LDK-së ishin elitë intelektuale-shkencore e Kosovës, deri në atë kohë, pa rënë asnjëherë në konflikt me partinë komuniste dhe me shtetin e Serbisë. Me themelimin e LDK-së, ata u bënë, kështu, edhe elitë politike e Kosovës. 
Përkundër PËRAFRIMIT të tyre rreth shpalljes së Deklaratës Kushtetuese (2.7. 1990) dhe Kushtetutës së Kaçanikut (7.9.1990), nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, e ndonjë PËRAFRIMI tjetër, të vogël, të çastit, dhe KRAHAS mospajtimeve të tjera, të shumta, ndërmjet tyre, DALLIMET THELBËSORE dhe të përhershme, ndërmjet LPK-së dhe LDK-së, mbetën MJETET që do të përdoreshin për pavarësinë e Kosovës nga Serbia: 
LDK-ja besonte se Kosova do të pavarësohej me mjete politike-demokratike, me dialog me Serbinë dhe zotohej, edhe publikisht, se do ta ndiqte rrugën paqësore për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. LDK-së, kështu, i doli nami i “MIRË“, brenda dhe jashtë vendit, si parti e MODERUAR. 
LPK-ja besonte se Kosova mund të pavarësohej nga Serbia vetëm me luftë të armatosur dhe zotohej,  edhe publikisht, se do ta ndiqte rrugën e luftës së ARMATOSUR për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Krahas këtyre zotimeve publike, ajo kryente edhe veprime-aksione me mjete të forta, kundër pranisë së Serbisë në Kosovë. LPK-së, kështu, i doli nami i “KEQ“, brenda dhe jashtë vendit, si parti RADIKALE.
Pavarësisht nga faktit që qëllimi i deklaruar publikisht, i LPK-së dhe ai i LDK-së, ishte NJË dhe i NJËJTË, – PAVARËSIA e Kosovës nga Serbia, ndërmjet LDK-së së MODERUAR, të dr. Rugovës, dhe LPK-së RADIKALE, BE-ja  dhe SHBA-ja, për afër dhjetë vjet, e kanë zgjedhur dhe përkrahur politikën e moderuar-paqësore të dr. Rugovës e të LDK-së. Edhe Serbia ka mbajtur qëndrim shumë më të butë ndaj dr. Rugovës dhe LDK-së së MODERUAR, në krahasim me qëndrimin tepër të ashpër të saj ndaj LPK-së RADIKALE. 
Milicia serbe veprimtarët e LDK-së i thirrte “në biseda informative“, për aktivitetet e tyre në terren dhe KAQ. Ndërkaq, veprimtarët e LPK-së, dhe veprimtarët e tjerë që vepronin në frymën e LPK-së, si mr. Ukshin Hoti e të tjerë, i përndiqte, i arrestonte, i burgoste dhe i torturonte… Edhe i vriste. 
Përcaktimi për pavarësinë e Kosovës me mjete politike, dr. Rugovës dhe LDK-së, ua ka garantuar, e para, njëfarëlloj sigurie në aktivitetet e tyre; e dyta, ua ka siguruar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së; dhe, e treta, ua ka siguruar një qëndrim më të butë të Serbisë ndaj tyre. LPK-në, ndërkaq, politika e moderuar e dr. Rugovës, e ka dëmtuar dhe ia ka vështirësuar aktivitetet. 
Përcaktimi për pavarësinë e Kosovës me luftë të armatosur, LPK-së, e para, ia ka rrezikuar anëtarët e saj dhe i ka vështirësuar, madje i ka bërë, pothuaj, të pamunduara, aktivitetet e tyre ; e dyta, SHBA-në dhe BE-në i ka larguar prej LPK-së; dhe, e treta, Serbisë ia ka lënë duart e lira për qëndrime të ashpra ndaj anëtarëve të saj. LDK-së, ndërkaq, radikalizmi i LPK-së i ka krijuar hapësirë më të madhe veprimi. 
Pra, për njëfarëlloj sigurie në aktivitetetet e dr. Rugovës e të LDK-së; për përkrahjen e tyre nga ndërkombëtarët; dhe, për qëndrimin e butë të Serbisë ndaj dr. Rugovës dhe LDK-së, meritë të madhe ka LPK-ja, përkatësisht, RADIKALIZMI i saj në raport me Serbinë. Për këtë ndihmë, LDK-ja do të duhej të ishte falenderuese dhe mirënjohëse ndaj LPK-së.
Sa e madhe ka qenë ndihma e RADIKALIZMIT të LPK-së për dr. Rugovën e për LDK-në, mund të kuptohet QARTË nga një SUPOZIM i thjeshtë: Nëse LPK-ja do të kishte kërkesë më të vogël se pavarësia e Kosovës; Nëse ajo do të kërkonte, p. sh. një „autonomi substanciale“, por nën Serbinë, siç iu ofrohej në atë kohë shqiptarëve, nga ndërkombëtarët dhe nga Serbia; dhe, Nëse LPK-ja do të zgjedhte mjete edhe më të MODERUAR sesa mjetet e dr. Rugova dhe LDK-ja, për arritjen e qëllimit të saj, pra HIPOTETIKISHT, “ZGJEDHJA“ e ndërkombëtarëve nuk do të ishin dr. Rugova e LDK-ja, por LPK-ja. Pa e përmendur këtu dëmin e madh që do të kishin Kosova dhe shqiptarët. 
Për këtë ndihmë të madhe të LPK-së, LDK-ja, deri sot, s’është treguar falenderuese as mirënjohëse. Falenderuese as mirënjohëse, për kontributin e madh të veprimtarëve të LPK-së, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia, nuk janë treguar as partitë e tjera, as mediat, as shoqëria civile në Kosovë. Përkundrazi. 
Rrjedhimisht, roli i madh dhe i pazëvendësueshëm i grupimeve RADIKALE, në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia, në shoqërinë tonë ende nuk po vlerësohet, as po çmohet. Fatkeqësisht.