Një seri luftërash lokale kanë shpërthyer nëpër botë. Për Janusz Bugajskin nuk është thjesht çështje e përplasjes së autoritarizmit me demokracinë, apo Perëndimit me Lindjen.
“Bëhet fjalë për një sërë rreshtimesh përtej rajoneve përkatëse, të cilat nuk mund të bashkëekzistojnë. Kjo nuk është një “përplasje qytetërimesh”, por një konflikt i bazuar në një ndarje shumë më themelore dhe ekzistenciale” – thotë Bugajski për DITA duke i përkufizuar blloqet në fjalë si “Koalicioni Perandorak” dhe “Koalicioni i Pavarësisë”.
Rusia dhe Kina janë në ballë të bllokut perandorak. Aleatët e tyre janë Irani, Koreja e Veriut, Serbia, Bjellorusia e Hungaria.
Koalicioni i pavarësisë është ndërtuar nga demokracitë perëndimore dhe lindore, por përfshin edhe shtete gjysmë-autoritare që kërkojnë të ruajnë pavarësinë e tyre nga grabitqarët perandorakë. SHBA-ja është shteti më i fuqishëm anti-perandorak, e cila ka dalë vetë nga një ish-perandori.
“Ndonëse udhëheqësit amerikanë besojnë se shumicave e shtetasve të një vendi përfiton më shumë nga një formë demokratike qeverisjeje, pas dështimeve në Irak dhe Afganistan, Uashingtoni e ka kuptuar se demokracia nuk mund të imponohet…” – shkruan Bugajski në rubrikën e tij në DITA.
n.s. / dita