Vështrim/Analizë

Kujtim Tamo: “O sa mirë me qenë shqiptar”!?

Respekti që ne shqiptarët kemi ndaj flamurit tonë kombëtar, ndaj simboleve dhe figurave madhore historike, është një tërësi ndjenjash, të cilat përmblidhen në atë që ne e quajmë ndjenjë  kombëtare. Thjeshtë edhe atdhedashuri ose patriotizëm.

Historia e kombit shqiptar na tregon se, fillesat e ndjesisë kombëtare tek shqiptarët i kanë  rrënjët e tyre te epoka e lavdishme e Skënderbeut. Ishte pikërisht lufta e tij kundër pushtuesit osman, si dhe kryengritjet e vazhdueshme pas vdekjes së tij, të cilat shërbyen që tek shqiptarët të ngjizej më shpejt se tek shumë popuj të tjerë të perandorisë, ajo lidhje shpirtërore e cila shpuri në lindjen e ndjenjës së kombësisë. Kjo ndjenjë kombëtare u forcua dhe u ligjërua me “Kuvendin e Lezhës” më 1444. Këtu u kristalizua për herë të parë ndjenja e kombësisë, pra të qenit arbër (sot shqiptar) dhe të bashkuar nën një flamur atë  kuq e zi, të cilin ne sot e kemi të trashëguar nga  Heroi ynw Kombëtar.

Edhe pas vdekjes së Skënderbeut, për shumë shekuj populli ynë  ka luftuar dhe ka derdhur gjak, për të ruajtur identitetin e tij kombëtar. Për të ishin të shenjta gjuha, flamuri, zakonet, territori dhe krenaria e të qenit shqiptar. Pikërisht, ndjenja e kombësisë dhe lidhja e thellë shpirtërore me atdheun që buronte prej saj, i ruajti shqiptarët nga asimilimi.“Sipas historianit të ditëve tona – Hobsbawm, ndjenja kombëtare te shqiptarët ka lindur edhe më herët. Prandaj ai i radhit ndër ata popujt të cilët kanë pasur një ndërgjegje “protonacionaliste”.” (E. Beqiri – Lidershipi i I.Qemalit)

Lufta e popullit shqiptar për flamur, gjuhë, e për shtetin e tij kombëtar ka edhe dy momente të  tjera kulmore në  historinë  e saj. Kështu, “Lidhja e Prizrenit” më 1878 ishte bashkimi i dytë  më  i fuqishëm pas atij të Skënderbeut. Forcat kryengritëse të trevave të Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare, i kërkuan “Portës së Lartë ”autonomi të  zgjeruar. Por kryengritja e malsorëve u mbyt me gjak. Më pas, momenti dhe ngjarja më e rëndësishme e më  kulmore e historisë  shekullore të shqiptarëve, është “Shpallja e Pavarësisë ” më 28 Nëntor 1912. Për herë të parë në trojet shqiptare megjithëse të coptuara, u ngrit përsëri flamuri i Skë nderbeut me shkabën dykrenore në  sfondin e kuq. Kjo pavarësi, i ka rrënjët në  kryengritjet e mëdha të trevave të veriut sëbshku me ato të Shqipërisë së mesme, në  rolin e madh të Rilindasve dhe në vecanti të Ismail Qemalit, i cili me diplomacinë dhe rolin e tij të  lidershipit në bashkëpunim me diplomacitë europiane, bëri të  mundur krijimin e shtetit të parë shqiptar. Eshtë për këtë arsye, që Ismail Qemali konsiderohet si Ati i Kombit Shqiptar.

Në vizionin e shtetformimit që kish I.Qemali, ai një rëndësi të vecantë i kushtonte flamurit, gjuhës shqipe, himnit si dhe simboleve kombëtare. Eshtë  fakt i njohur se ishte sugjerimi i tij ndaj zotit K.Karapano (njw arvanitas i shquar ky), i cili ndërmori gërmime në  rrënojat afër Janinës, duke zbuluar kështu Dodonën e lashtë pellazgjike. Pikërisht këtu e ka zanafillën edhe flamuri ynë  kombëtar, sepse në rrënojat e saj u zbulua për herë të parë, një gravurë ku është e gdhendur shqiponja dykrenore pellazgjike (mollose). Por, merita fillestare është e I.Qemalit.

Janë pikërisht këto ndjesi kombëtare dhe motive patriotike, që sot shqiptarët mburen me flamurin dhe simbolet e tij kombëtare kudo në botë. Ska aktivitete sportive, koncerte festive apo edhe tubime politike, ku të mos valavitet flamuri kuq e zi dhe me krenari të thirret : “O sa mirë  me ken shqiptar!”. Por a ndodh gjithnjë kështu? A nderohen gjithmonë flamuri, simbolet dhe figurat kombëtare me respektin dhe seriozitetin e duhur ?! Pikërisht qëllimi i këtij shkrimi, synon të vwjw  nw dukje disa aspekte ku mungon vlerësimi dhe serioziteti i duhur ndaj tyre.

Flamuri kombëtar – Nga një vëzhgim i thjeshtë ndaj institucioneve kryesore të shtetit në  kryeqytet, në lidhje me përdorimin e flamurit na rezulton se ka disa mangësi. Kështu, flamuri kombëtar nuk është i vendosur kudo nëper  fasadat e disa institucioneve kryesore të shtetit. Rasti më ekstrem është ai i “Radio Televizionit Shqiptar”. Tek ky institucion ka kohë që mungon flamuri. Dhe jo vetëm kaq, por edhe në ditët e festive kombëtare si 28 e 29 Nëntori, asnjëherë flamuri nuk është ngitur nw shtizw!.

Ngritja e flamurit kombëtar, është një detyrim ligjor dhe kushtetues i cdo institucioni shtetëror dhe publik. Kështu, duke i u referuar legjislacionit tonë, na rezulton se në Fletoren Zyrtare  të Rep. së Shqipërisë Nr.48, datë 10.08.2002 dhe posacerisht në ligjin Nr. 3026 datë 22.07.2002 “Mbi format dhe përmasat e flamurit kombëtar” dhe pikërisht në Nenin nr. 4 pika 2, thuhet shprehimisht kështu : “Të gjitha institucionet publike të  ngrenë  flamurin kombëtar…”.

Nga ana ime, këtë ndjesi jo të  këndshme ndaj këtij institucioni publik, i cili mbahet me taksat tona të cilat rëndojnë sidomos mbi ne pensionistët, ia kam shprehur me një e-mail z. Alfred Peza – Drejtor i Përgjishëm, por është për të ardhur keq se nuk kam marë asnjë përgjigje për problemin në fjalë. Me sa kuptohet,  Drejtori i Përgjithshëm i RTSH nuk ka pasur kohë, se i është dashur të merrej me rregullimin e fasadës së godinës, prandaj nuk i vajti mendja që të  ngrinte edhe flamurin kombëtar mbi të .

Rezulton gjithashtu se, edhe institucione të tjera të rëndësishme shtetërore dhe publike, gjithashtu kanë një mangësi të tillë. Ato janë : “Akademia e Arteve”, “Biblioteka Kombëtare, “Autoriteti i Informimit Shtetëror”. Unë  si qytetar i Rep. së  Shqipërisë, nuk ndjehem aspak mirë  kur këto institucione të nderuara të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, nuk ngrenë  flamurin kombëtar. Duke qenë se ata janë konsumatorë të taksave të shtetasve shqiptarë, ata duhet të jenë  shpirti, vullneti dhe pasqyra e ndjenjës sonë kombëtare. E kjo jo vetëm mes nesh por edhe ndaj të  huajve.

Simbolika e flamurit – Një aspekt tjetër që ja vlen të vihet në dukje, është edhe deformimi i simbolikës së Flamurit Kombëtar. Kështu, kohët e fundit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, është  ngritur një qendër rekrutimi provizore në hapësirën mes ministrive. Në fasadën e saj ka simbole të flamurit dhe përkushtime për ndjenjën kombëtare. Dhe kjo është një gjë shumë e mire sidomos për brezin e ri. Por, dhe kjo më ka tërhequr vecanërisht vemendjen se, në mënyrë grafike simboli i flamurit jepet me rreth me ngjyrë kaki, kurse shqiponja me ngjyrë të bardhë dhe me krahë të  varura! Sigurisht, e kuptojmë që strukturat e mbrojtjes, në aktivitete të ndryshme të saj mund të  përdorin edhe logo të vecanta, por mendoj asesi nuk mund të ndryshojë simbolika e flamurit kuq e zi.

Sido që mund ta justifikojë këtë deformim të simbolit tonë kombëtar Min.e Mbrojtjes, për mua kjo është e papranueshme dhe jashtë cdo logjike. Shqiponjën tonë nuk e kanë ulur dhe deformuar as pushtuesit, e as sakrificat e shumta të popullit tonë për liri e pavarësi. Kurse, Ministria jonë e Mbrojtjes, e cila mbart mbi vete aq e aq histori luftrash e gjaku të derdhur, me një të rënë të lapsit na e paraqet shqipen krenare si një zog të zakonshëm me krahë të varura, e për më tepër në sfond të bardhë !. “O temporas, o mores”.

Gjithashtu, do desha të shtoj edhe faktin se, nga ana ime ky shqetësim i është shprehur edhe institucionit të Presidentit të Republikës, me një letër nëpërmjet zyrës së Postës Shqiptare. Kjo ka ndodhur që në muajin shkurt dhe deri më sot, nuk më ka ardhur asnjë përgjigje.

Në lidhje me këtë aspekt të komunikimit me institucionet e shtetit, më duhet të theksoj se e drejta për informim publik, është një nga të drejtat më të rëndësishme për një qytetar. Kështu e drejta për informim në Rep.e Shqipërisë, rregullohet nga neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr.119/2014 për të drejtën e informimit. Ja si shprehet kjo dispozitë  shprehimisht : “…cdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet dhe ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit….Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij”. Këto kërkesa tw ligjit nga ana ime janw përdorur saktësisht.

Stema e republikës – Legjislacioni shqiptar e shpreh drejtë dhe saktë mënyrën e përdorimit të stemës dhe simbolikës së shtetit. Kështu në Ligj.Nr.8926, datë 22.7.2002 dhe konkretisht në nenin nr. 7 thuhet shprehimisht : “Stema e Republikës është simbol shtetëror. Ajo paraqet një shqyt, me ngjyrë të kuqe gjaku, me një shqiponjë në qendër, të njëjtë me shqiponjën e flamurit kombëtar të Rep. së Shqipërisë. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë është vendosur përkrenarja e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut”.

Përvec kësaj, në  lidhje me përdorimin e stemës së republikës, në Nenin Nr.8 po të këtij ligji gjithashtu shprehimisht thuhet se : “Stema  e Rep. së Shqipërisë mbahet  dhe  përdoret  vetëm  nga  institucionet  e pushtetit qendror. Stema vendoset në hyrjen kryesore të institucionit, mbi emërtimin e tij.

Për sa më sipër, konstatohet nga një vëzhgim i thjeshtë se, me gjithë detyrimin ligjor dhe kushtetues, shumë institucione shtetërore apo publike nuk e përdorin Stemën e Republikës. Dhe ja konkretisht : “Min. e Drejtësisë ” një institucion ky nga i cili buron ligji, jo vetëm që nuk ka emrin e institucuionit në fasadën e saj, por nuk përdor as edhe emblemën (stemën) e Republikës. Gjithashtu edhe Bashkia e Tiranës, në fasadë  ajo  ka logon e saj dhe flamurin, por nuk ka stemën e republikës!. Eshtw pwr tu cuditur, por, krejt ndryshe paraqitet kjo tek  Njësia Bashkiake Nr.9. Ajo krahas logos së bashkisë qendrore, përdor edhe stemën e republikës.

XXXXXXX

Por edhe në institucione të tjera publike, vërehet se nuk e përdorin as flamurin kombëtar e as stemën e republikës. Të tilla janë : “Muzeu Historik Kombëtar”, ku mungon flamuri, stema dhe as emërtimi mbi fasadë . Mund të  thuhet se ky institucion është  në rikostruksion, por ai edhe më parë  i ka pasur këto mangësi; “Biblioteka Kombë tare” nuk ka as flamur e as stemë . Institucione tepër të  rëndësishme për organizimin e shoqërisë sic janë “AKEP” dhe “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, e vendosin mbi fasada flamurin dhe logon e tyre, por jo edhe stemën e republikës. Pozitiv nga ana tjetër është  fakti, se të  gjitha institucionet e tjera si ministritë, e përdorin drejt dhe saktë, si flamurin dhe stemën e republikës ashtu edhe emërtimin e tyre.

      Përdorimi figurave kombëtare – Ndër figurat e shquara të kombit tonë gjatë gjithë historisë së tij shekullore, spikat dhe qëndron në krye të kurorës së lavdisw figura e Isamil Qemalit – Atit të Kombit Shqiptar. Ai si i tillë qe edhe themeluesi i të parit shtet shqiptar të pavarur. Duke cituar thënien e të ndjerit I.Kadare, në vlerwsimin e veprës sw autorit E.Beqiri “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” se: “Ismail Qemali është quajtur vetvetiu THEMELUESI nga popullishqiptar. Figura e tij tregon se kombi shqiptar ka themele, ka bazë ku të rritet…”, unw nuk kemi ctë  them më shumë. Ai i ka thënë të tëra.

Pikërisht mbi vlerën dhe përdorimin e figurës së Babait të Kombit, do desha të shprehja edhe unë një mendim. Por, jo për ti shtuar dicka më tepër figurws sw tij, se nuk kam të tilla këllqe, por për të shprehur indinjatën dhe keqardhjen time ndaj keqpërdrimit të figurws sw tij..

Këto kohët e fundit, nëpër rrugët e Tiranës qarkullon një poster me figurën e I.Qemalit. Konkretisht, nga ana e kompanisë  “Lufra në logon e saj të nënproduktit të qumështit – dhallës, figuron edhe pamja e stilizuar e Ismail Qemalit!. Si është e mundur të ndodhë kjo gjë !? Si mund të përdoret figura e Babait të Kombit si logo për dhallën!? Pse nuk përdorën p.sh.një logo me pamjen e dhisë a të deles, për të cilat populli ynë ka traditë tw mirw në mbarështimin e tyre !?.

Mendoj se, jo vetëm që kjo gjw përbën një turp, por wshtw edhe një akt që depersonalizon figuren madhore të tij. Kjo gjë  nuk duhet të  ndodhte, dhe nga ana e autoriteteve përkatëse duhet të ndalohet dhe të hiqet menjwhwrw nga qarkullimi ky nënprodukt mw kwtw logo. Gjithashtu mendoj se, ndaj drejtuesve të kësaj kompanie të njohur në treg, duhen marë masa administrative. Ndoshta duke parë më thellë, mos kjo gjë u shkon për osh atyre qarqeve apo historianëve, të cilwt në  kuadrin e “rishkrimit” të  historis, duan ta vulgarizojnë figurën madhore të THEMELUESIT me …dhallën. Mos qoftë e thënë, sic thoshte edhe Naimi i madh.

Nga ana ime, duke e ndjerë të rrëndë këtë akt, me shqetësimin tim qytetar, i u jam drejtuar institucioneve përkatëse të shtetit dhe konkretisht “Agjensisë Kombëtare të Ushqimit”. Por, është  për të ardhur keq, se nga ana e këtij institucioni jo vetëm që nuk pati shqetësimin e duhur, por me papërgjegjshmëri mu përgjigjwn “se nuk është në kompetencën e tyre!”. A thua se ku problem i takon Min. së  Kulturës apo ndonjë tjetre. “Fali o zot se s’dinë çfarë bëjnë (thonë)! do të thonte Krishti nëse do ish sot mes nesh.

Pra, për sa parashtrova më sipër, mendoj se duhet një ndërgjegjësime dhe më i madh i shtetit, i shoqërisë dhe vecanërisht i institucioneve përkatësë, në lidhje me përdorimin e elementëve të  konstitucionit tonw kombëtar, ku roli parësor i takon shtetit.