Të shtëna me armë dhe shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin Karabulak të Republikës ruse të Ingushetisë.
Sipas raportimeve në disa media ruse, agjentët specialë të FSB-së ruse kanë kryer një operacion “anti-terror”, duke u përfshirë në luftime me disa militantë.
Në disa kanale ruse në “Telegram” raportohet se forcat speciale ruse janë përfshirë në shkëmbim zjarri me disa “militantë të Shtetit Islamik”, të cilët po planifikonin një sulm terrorist.
Ingushetia në Kaukazin e Veriut ndan kufijtë tokësorë me Gjeorgjinë në jug të saj dhe me republikat ruse të Osetisë së Veriut-Alanisë dhe Çeçenisë në perëndim dhe lindje të saj. Ingushetia është një nga republikat që përbëjnë Rusinë.
Shumica dërrmuese e popullsisë është myslimane dhe lidhjet klanore janë një pjesë integrale e shoqërisë.
Ingushët dhe popujt çeçenë kanë lidhje të ngushta historike, kulturore dhe gjuhësore, megjithëse Ingushët nuk kanë marrë pjesë në rezistencën ndaj Moskës që kanë bërë çeçenët gjatë 200 viteve të fundit.
j.l./ dita