Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Edi Rama për rrahjen në Kuvend: Turp që i bënë dëm edhe ndërkombëtarisht Kosovës

Kryeministri Rama do të dëshironte që opozita në Kosovë të distancohet nga sjelljet e turpshme që ndodhën sot në Kuvendin e Republikës.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Tuiter ka reaguar për ngjarjen e shëmtuar në në Kuvendin e Kosovës, ku u sulmua edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe erdhi deri te përleshja fizike mes deputetëve të opozitës dhe qeveritarëve e deputetëve të pozitës.

Sipas Ramës incidentet e tilla i bëjnë dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht.

“Të mos jesh dakord me Kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë sesa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!”, shkroi Rama.

Ai uroi që opozita në Kosovë të distancohet nga sjelljet e turpshme që ndodhën sot në Kuvendin e Republikës.

“Imagjinojini si ndihen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, ska hkruar Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.