Kreshnik Spahiu: Listat provojnë se Berisha po përgatit shkarkimin e Lulzim Bashës më 26 prill
Basha duhet largohet se nuk i shkon më askush prapa. Në këto kushte duhet të shtrëngoj radhët, të largoj Bashēn si fajtor, duke parandaluar çdo “rebelim” brenda radhve dhe duke rizgjedhur brenda gardës tij: “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”!
Nëse deri dje keni pyetur: “A do e kandidoj Basha në lista për deputet Sali Berishën?” keni gabuar shumë. Ka ardhur koha të pyesni anasjelltas: “A do e kandidoj Berisha në lista Bashën dhe a do e shkarkoj atë pas humbjes më 25 Prill? ”Listat nuk i bën Basha, por Berisha. 100% të emrave që janë deleguar në krye të listave të Partisë Demokratike në çdo qark i njoh personalisht. Duke ruajtur etikën sociale dhe profesionalizmin politik, nuk po analizoj karakteristikat apo vlerat e tyre, por po bëj një konstatim:100% e tyre janë të preferuarit e Sali Berishës dhe jo të Lulzim Bashës. Faktet janë kokëforta dhe provojnë më shumë se analizat:
– drejtuesit e qarqeve, rrëzuan komisionin Nishani, Rruli, Mustafaj,
– 50% e të zgjedhurve janë jashtë kritereve të komisionit,
– Antarët e komisionit po fusin veten si depuet,
– disa emra të deleguarish nuk u votuan nga Basha apo komisioni, por i rifuti Berisha në lojë,
– Edmond Spaho, Edi Paloka, Gazmend Bardhi, Alfred Rushaj, Albana Vokshi, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Tritan Shehu, Grida Duma, Enkeled Alibeaj, Elidon Bushati, Bujar Leskaj, Mark Marku, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Hoxha (janë koleg të Berishës ose miq të familjes tij)
– Nga 6000 kandidatë nuk gjen asnjë emër që të jetë prurje e Bashës apo e Komisionit Nishani.
– Nga 6000 kandidat nuk gjen asnjë emër intelektuali të ardhur jashtë strukturave apo listave të Gjirit Lalzit.
– Nga 6000 emra fushatë kandidatës, listat po mbahen sekret për tu çuar me zarf 6 minutat e fundit.
– Nga 6000 emra kandidatësh, asnjë nuk rezulton që mos ketë lidhje me Berishën.
Po pse gjithë ky izolim dhe kthim prapa? Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin. Berisha e ka deklaruar me dhjetra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion”. Partia Demokratike po shkon nē zgjedhje me disa disavantazhe:
– pa qeveri teknike
– pa asnjë bashki demokrate
– pa dorheqejn e Ramës
– pa një Kod Elektoral favorizues
– pa koalicion solid
– pa struktura
– pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD
– pa mbështetje ndërkombëtare
– pa votat e emigrantve
– pa komisione elektorale të sigurta
Për këto arsye Berisha po përgatit planin B: Shkarkimin e Lulzim Bashës më 26 Prill. S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira. Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë. Meta nuk rizgjidhet dot President. Berisha vetë do mbush 80 vjeç. Basha duhet largohet se nuk i shkon më askush prapa. Në këto kushte duhet të shtrëngoj radhët, të largoj Bashēn si fajtor, duke parandaluar çdo “rebelim” brenda radhve dhe duke rizgjedhur brenda gardës tij: “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”!