Sport

KOMENT – Një obsesion blu apo bojëqielli kjo kupë bote?

DOHA, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Padurimi është sot në kulmin e tij përreth stadiumit ”Lusail” dhe më gjerë, para ndeshjes së fundit të Kupës së Botës 2022, e konsideruar atipike.

Një finale mes Argjentinës së ”yllit” Lionel Messi dhe Francës së ”kometës” Kylian Mbappe, secili duke u joshur drejt ëndrrës së një ylli të tretë.

Pak para fillimit, stadiumi i ri 90 000 vendësh, simbol i pasurisë së emiratit të gazit, filloi të ngjyrosej me një mori fanellash të bardha me vija bojëqielli të argjentinasve dhe blu të francezëve.

Francezët, pakicë në tribuna, kanë edhe një takim me historinë.

”Për përjetësinë” ishte titulli për blutë nga gazeta ”L’Equipe”, që ndalej te sfida e jetës me Messin.

”Me dribluesin e saj brilant, Argjentina mund t’i japë fund 36 viteve të zhgënjimit në Kupën e Botës”, kujton ”La Nacion”.

Dueli me Mbappen tërhoqi vëmendjen e së përditshmes argjentinase ”Clarin”.

”Një finale tjetër ajo Messi-Mbappe”, kujton gazeta.

Përballë masës së mbështetësve të zjarrtë argjentinas, dy ambicie do të përplasen në ”Lusail” për një finale në apoteozë, e cila do të sjellë dehje nga njëra anë, ankth nga ana tjetër, një klasike e rrëfenjave sportive.

Libri i të ftuarve të Kupës së Botës përmban fytyrat e fituesve, nga Mario Kempes (1978) te Hugo Lloris (2018) nëpërmjet Diego Maradona (1986) dhe Zinedine Zidane (1998), figura historike të Albiceleste dhe Bluve.

Kush do të jetë faqja tjetër e këtij libri?

Katër vjet pas Moskës, Franca mund të fitojë një titull të dytë radhazi, një paraqitje e paprecedentë që nga Brazili i Peles, Vavas dhe Garrinças në 1962.

Shpresat e saj qëndrojnë te Mbappe, së shpejti 24 vjeç, i cili e ka këtë botëror obsesionin e tij./ a.jor.