Kemi nderin që, në kushte jashtëzakonisht të vështira të ilegalitetit, të dalim para lexuesit shqiptar me një revistë të përdymuajshme revolucionare, që e kemi emërtuar “Lajmëtari i lirisë”. Shpresojmë se nëpërmjet këtij organi do t’ia dalim me sukses të bëhemi zëdhënës të aspiratave revolucionare të djalërisë shqiptare të Kosovës, e cila nuk e ndal dot luftën për çlirim nga robëruesi i egër jugosllav dhe për bashkim me vendin amë, Shqipërinë…
Jusuf Gërvalla, pjesë nga artikulli: Dy fjalë për numrin e parë të “Lajmëtarit të lirisë”, Gusht, 1980
add a comment