Shqipëria/Aktualitet

Ismail Kurteshi: Tendenca për të qenë mbi ligjin është e rrezikshme

Tendenca për të dal mbi ligjin është e rrezikshme

              Fjala ime në Kuvendin Komunal mbajtur me 25. 01. 2024

                                                        Polici Jeton Daku dënohet nga eprorët e tij vetëm pse veproj sipas ligjit!

     Të nderuar kuvendar dhe kuvendare, më ka ndodhur të dëgjoj se ndonjë afarist në Gjilan apo gjetiu kur ndalohen nga policia, për shkelje në trafik, reagojnë keq, madje ndodh edhe t’i denoncojnë policët të eprorët e tyre.

 Më ka ndodhur të dëgjoj se ndodh që ngasës të caktuar të veturave, kur dënohen për shkelje në trafik intervenojnë te eprorët policor ose gjykatësit që t’i lirojnë nga gjobitja.

  Tendenca e kujtdo qoftë që të qëndroj mbi ligjin është e shëmtuar dhe e dëmshme dhe si e tillë nuk duhet të tolerohet.

  Por kur një zyrtar i lart i shtetit tenton ta shpall veten të paprekshëm kjo është dukuri shumë e rrezikshme.

   Të nderuara kuvendare dhe kuvendar, në takimet e mija me qytetar, në cilësinë e këshilltarit komunal, me 18 janar 2024, jam takuar me policin e ri nga Gjilani, Jeton Daku, në atë takim Jetoni më njoftoi  se disa ditë para se të takoheshim, derisa ai me disa koleg të tij, po e kryenin detyrën zyrtare, Jetoni e kishte ndaluar një veturë dhe me atë rast nga ngasësi i veturës i kishte kërkuar dokumentet, ngasësi që kishte rastisur të ishte prokuror i  shtetit fillimisht  kishte refuzuar t’ia jepte policit dokumentet me arsyetimin se ai ishte prokuror, kur pas insistimit të policit, prokurori ja  kishte dhënë dokumentet policit  dhe ishte dënuar për shkelje në trafik, prokurori e kishte kërcënuar polici duke i thënë se polici do  të kenë  pasoja, sepse ai (ngasësi i veturës),  është prokurori i shtetit Agron Uka. Për fat të keq kërcënimi i prokurorit ishte bërë realitet, pasi që udhëheqësit policor fillimisht e kishin qortuar policin Jeton Daku  që e kishte krye detyrën në përputhje me ligjin dhe  pas 2 – 3 dite e kishin transferuar në nënstacionin policor në Zhegër.

 Përpjekjen për të qëndruar mbi ligjin i një zyrtari të lart të Republikës së Kosovës, siç është rasti i prokurorit të shtetit Agron Uka dhe i kujtdo tjetër është  i pa tolerueshëm dhe i rrezikshme pasi që ky fenomen i ngritjes së individëve mbi ligjin rrezikon funksionimin e shtetit ligjor.

Të nderuar kolegë! As Kuvendit Komunal dhe as mua si këshilltar komunal nuk na takon as të shqiptojmë dhe as të propozojmë masa, por kompetentët qoftë në Prokurorin e Shtetit qoftë në Polici kanë për obligim që të merren me këtë rast dhe të gjitha rastet e ngjashme.

 Kurse sa i përket policit Jeton Daku, unë përveç se e përgëzoj për punën e tij të ndershme dhe profesionale, i propozoj këtij kuvendi që t’ia ndaj një mirënjohje për punën e tij dhe denoncimin e prokurorit dhe shefave të tij brenda policisë, që e kanë dënuar vetëm pse e ka krye punën si duhet.