Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: VËSHTIRËSIT E FILLIMVITIT SHKOLLOR 1996/97

VESHTERSIT E FILLIMVITIT SHKOLLOR 1996/97

Njëra nga informatat me Nr.9/96, dërguar Ministrisë së Arsimit, shkencës dhe Kulturës të Republikës së Kosovës.

Shkruan : Ismail Gashi Sllovia

Edhe viti shkollor 1996/97, si edhe pesë vitet e kalura shkollore, shkolla shqiptare përgjithsishtë, edhe shkolla shqiptare e travës komunale të Lypjanit, në këtë kuadër. Po e fillon vitin shkollor me të gjitha vështërsitë, por edhe me fanatizëm e përcaktim këmbëngulës për të ngadhnjyer e mbijetuar para furtunës së kësaj beteje dhe mbijetimin e saj. Kështu, 12 shkollat e pavaruar fillore të kësaj hapësire  komunale me  8852 nxënës, dhe me 476 mësimdhënës e kuadër administrative-drejtues dhe të mirëmbajtjes teknike, si dhe shkolla e mesme “Ulpiana” me 1900 nxënës dhe 143 kuadro të mësimdhënies, drejtor e punëtorë të tjerë. Këtë vit të ri shkollor, përkundër rrethana të okuptit, do ta fillojnë më të përgatitur në aspektin kadrovik dhe teknik. Përkundër që shkolla e mesme “Ulpiana”, punën e saj edukative-arsimore, -pas largmit të dhunëshëm nga okupuesi sërbë, tash gjashtë vjet, veprimtarinë arsimore e kryen jashtë objekteve të veta shkollor, në gjashtë punkte të terenit nëpër objekte e lokale të shkollave ekzistuese tetëvjeçare të kësaj treve në fshatrat për rreth  Lypjanit. Në objektet e okupuara të shkollës së mesme “Ulpiana” në Lypjan janë 36 mësojtore e shtatë kabinete, një sallë gjimnastike, shtatë punëtori të paisuara me të gjitha  vegëlat  e aparatët përkatëse për  punën praktike, prodhuese e profesionale të nxënësve dhe profileve të shkollimit në këtë Qendër të mesme shkollor, komplete terrenet sportive, dy salla të arsimtarëve, dhjetë zyre, një bibliotekë të begatshme dhe 105 hektarë tokë bujqësore prodhuese e të punueshme në ekonominë e sajë. Me një fjalë, kjo ishte shkolla e mesme ndër më të begatshmet, nëse jo më e   begatshmja, ndër shkollat e mesme të Republikës së Kosovës. Sot, këtë vit shkollor, të gjashtin nën okupim të hekurt, po e fillon nëpër objektët e shkollave fillore të terenit. Përgatitjet teknike të të cilave varën nga rrethi vullneti dhe mundësia materiale e qytetarëve dhe drejtoritë e mjedisit të shkollave fillore të terrenit, ku ato veprojnë. Pasi financimi bëhet mu nga terreni  dhe popullata-prindërit e nxënësve të këtyre shkollave.

Mu kështu, edhe dy shkollat fillore, “Vëllezërit Frashëri” në Lypjan dhe “Shtjefen Gjaçovi” në Janjevë, të cilat punojnë poashtu jashtë objekteve shkollore në Shtëpi-Shkolla. Përkundër këtyre rrethanave, përgatitjet teknike-hygjenike, janë kryer me kohë dhe me cilësi. Në Lypjan 9 mësojtore e dy zyra, paralelet në Lepinë dhe në Jeta e Re, nga një zyre si dhe objektët e tyre shkollore në Konjuh e Topliqan janë përgatitur me kohë dhe nivelin e mundshëm. Poashtu, Janjeva me 6 mësojtore, shtëpi-shkolla dhe dy zyre me objektët e mbetura shkollore në Okllap, Brus dhe Hnaroc, kanë kryer këtë fazë përgatitore dhe është e gatshme të  fillon vitin e ri shkollor. Regjistrimi i fatosave dhe yllkave, po kryhet poashtu me kohë. si dhe plotësimi i kuadrit edukativ-arsimor, sipas konkursit dhe kërkesave të parashtruara.

Shkollat të tjera fillore, punojnë në lokal;et e tyre ekzistuese, edhe ato kanë kryer përgatitjet teknike-hygjenike, disa me cilësi më të lartë, apo me ato më pak cilesore.
Kryesisht të gjitha janë përgatitur dhe janë të gatshmme të fillojnë  vitin e ri shkollor me kohë dhe të përgatitura teknikisht, profesionalisht edhe në pikëpamje kadrovike. Shkolla fillore “Faik Konica” në Kroimir, e cila është më së ngushti me lokal mësimor, vetëm me pesë mësojtore e një zyrë, edhe ajo në një objekt të vjetër, shtëpi private, lokal tejmase I vjetraur, është përgatitur për aq sa kishte mundësi të përgatitjes të një objekti të tillë. Duhet cekur edhe këtë se, në këtë lokalitet po ndërtohet dy objekte të reja shkollore, njëri pritet të jetë gadi për fund shtatorit me dy mësojtore e një zyre, ndërsa tjetri, ka tetë mësojtore dhe një zyrë standarde përcjellëse, është në përfundim të katit të dytë. Kurse shkolla fillore “Idriz Ajeti” në Shalë të Drenicës së Epërme, ka kryer përgatitjet e objekteve në Shalë, Baincë, Resinovc dhe Kleçkë, shkolla amë ka instaluar edhe ujin e pijshëm, të gjitha punë po kryehn me mjete financiare të fshatarëve, nga të cilat po ndwrtohet edhe një ambulancë  shkollore me dy dhoma e një koridor dhe me nyje të nevojshme hygjenike. Shkolla e Shalës ka kryer disa adaptime e meremetime të dyerve dhe dritareve    si dhe të hyrjes në shkollë. Kanë pastruar ambientin, oborrin e shkollës. Shkolla e Shalës ka 20 mësojtore, dhjetë zyre, dy biblioteka dhe lokalet përcjellëse dhe me fusha sportive stadarde.

Shkolla fillore “MIgjeni” në Rufc të Ri, me 13 mësojtore, por me inventar të mangët për dy mësojtore. Ka katër zyre dhe një sallë të arsimtarëve. Këtu shkolla mesme ka 20 paralele, dhe ka vështërsuar mjaftë punën mësimore në këtë shkollë, Numri I madh I nxënësve ka kushtëzuar të  punohet në tri ndërrime. Shkolla ka gjithsej 19 paralele  të saja dhe 29 të gjimnazit 39 gjithsej,  të gjitha në këto  13  mësojtore. Përgatitjet hygjenike dhe teknike janë bërë me kohë dhe me cilësi. Është kryer lyerja dhe fshierja e 13 klasave, dyerve dhe dritareve, si dhe ambientit të shkollës.  Shkolla fillore “Jeronim De Rada” në Magurë, me paralelet e saja në Vërshec, Mirenë dhe Qylagë, me 21 mësojtore, dy salla të arsimtarëve dhe zyra. Ka përgatitur lyerjen dhe adaptimin e dyshemes, meremetimin e inventarit, bankave e karrikave për nxënës. Këtu janë përpjestuar sipas fshtrave edhe hapësira e lokalit shkollor. Kështu, edhe po kryhen punët teknike me cilësi dhe me kohë. Janë blerë banka për dy klasa, ndërsa një klasë e re është përgatitur e tëra. Viti I ri shkollor do të fillojë me kohë edhe në këtë shkollë, të cilën e gjenë të përgatitur si rrallë herë më parë.  Shkolla fillore “Skënderbeu” në Kraishtë, me paralelet e saja në Ribar të Madh, Bujan e Verigoc. Ka kryer përgatitjet teknike dhe hygjenike me kohë dhe me cilësi si rrallë herë. Ka 21 mësijtore, një zyre dhe lokale të tjera përcjellëse. Janë lyer e pastruar me kohë. 9o5 nxënës të radhitur  në 42 paralele me 64 punëtorë. mësimi do të fillojë me kohë dhe I gjenë të përgatitur edhe për këtë vit të ri shkollor. Këtu po cekim se, në këto hapësira shkollor punon edhe shkolla sërbe me tre nxënës dhe një mësues, ai punon mes ndërimeve dhe kontriollohet nga shkolla sërbe e Lypjanit. Shkolla fillore “Emin Duraku” në Banullë-Gllogoc, me 23 mësojtore, që pos shkollës amë, ka edhe paralelet e ndara në Rubovc e Banullë. Ka përgatitur dhe është në fazën përfundimtare. Përgatitja teknike dhe lyerja,harrnimi I dyshemes, mureve të dëmtuara dhe dritareve e dyerve, si dhe vendosja e xhamave të munguar. Kështu, 893 nxënësit dhe 51 mësimdhënësit e kësaj shkolle e përsonelit tjetër administrativ-drejtues dhe teknik e të mirëmbajtjes, do të jenë gadi të fillojnë me kohë dhe të komopletuar këtë vit shkollor. Këtu po cekim se, në këtë lokal shkollor mësimin e mbajnë edhe 21 Paralele të shkollës së mesme të LYpjanit. Shkollës I mungon mjaftë shumë inventari, bankat e karrikat për nxënës. Andaj, edhe pse me vështërsi, ato po harrnohen, tash e mbi 15 vjet që nuk është intervenuar me këtë lloj inventari.

Kurse, shkolla fillore “Hasan Prishtiuna” në Llugaxhi me objekt të ri shkollor, i pari i këtij lloji në Kosovë, i ndërtuar nën okupim, kryesisht me forca vetanake të popullatës së këtij fshati arsimdashës. Ka 8 mësojtore standarde, një sallë të arsimtarëve, një sallë për aktivitete dhe një bibliotekë. Përgatitjet janë kryer më me cilësi se askund. Tash po përgatitet oborri i shkollës dhe rrethoja  metalike. 243 nxënësit e sajë dhe 18 mësimdhënësit, do të fillojnë, ashtu siç edhe kanë përfunduar vitin e kaluar shkollor, me suksese të veçanta dhe shumë të përgatitur. Shkolla  fillore “Hivzi Sylejmani”në Dobrajë të Madhe, me paralelet e saj në Poturoc dhe Lllugë, këtu në shtëpi private të Misin Shalës, me 617 nxënës dhe 46 punëtorët e sajë, ka arritur të bëjë gelqerosjen, lyerjen e brazit dhe larjen e hapësirës tjetër të mësojtoreve që posedon, gjithsej 15 dhe lokaleve të tjera administrative përcjellëse. Këtu punon edhe shkolla e messme, me çka  është vështërsuar puna, sidomos për inventarin shkollor, i cili ështe dëmtuar shumë. Viti i Ri shkollor, do të sjell edhe vështërsira lidhur me këtë problem që ekziston që kur e kur dhe tash në këto rrethana, shumë vështirë të zgjidhet.

Shkolla fillore”Hasan Zuko Kamberi” në Sllovi ,me 807 nxënës dhe parale të saja në Smallushë, me lokale të reja shkollore, ka kryer përgatitjen teknike e hygjenike, ka bërë lyerjen   dhe pastrimin e 15 mësojtoreve,  zyrave dhe lokasleve përcjellëse. Ka 49 punëtorë arsimor, janë përgatitur nga gjitha aspektet teknike të objektit shkollor, dhe në aspekti profesionale të punëtorëve arsimor kadrovik të fillojnë vitin e ri shkollor.

Krejt në fund, shkolla fillore ndër më të vjetrat dhe me traditë “Zenel Hajdini” në Gadime, shkolla më e madhe në trevën tonë me 1328 nxënës, 100 punëtorë asrimor dhe 37 mësojtore e lokale të tjera përcjellëse dhe me Sallë standard të edukatës fizike. Këtë vit i ka kryer gjitha përgatitjet në shkallën amë në Gadime, por edhe në Babush të Muhaxhirëve, si kurrë më parë, si dhe në paralelet e ndara në Gllavicë,Vrellë e Plitkoviq.Edhe në gadime në lokalet e kësaj shkolle punojnë paralelet e shkollës së mesme të Lypjanit. Këtu nuk vërehet ndonjë pengesë ose ngecjee, pos asaj se, salla e edukatës fizike ka filluar të pikë nga kulmi, dhe kërkon intërvenim të domosdoshëm. Ndërsa, objekti I vjetër ku mësojnë shkollarët e mesëm, është bë gadi në çdo pikëpamje.

Duhet të cekim se, shkollat ku dikur kishin paralele sërbe, si në Sllovi, nxënësit dhe mësuesit i mori shkolla sërbe e Gushtericës. Ata të Janjevës,uzurpuan gjithë lokalin e vjetër me 17 dhoma mësimi me 595m2, 3 zyre me 76m2, 4 koridore me 220m2, tash 6 mësojtore të këtij objekti  janë të zbrazëta. Në objektin e ri, ka 5 dhoma mësimi me komplet inventarin e ri, një koridor me 80m2. Gjithë objekti është i zbrazët të cilin po e rrezikon koha ta shkatërrojë. Nga inventar; janë mbetur 110 banka të reja e të adaptuara 130 sosh.Tavolina 8 copë, karrika të reja 200 copë,  të adaptuara nuk ka pasur.Lokalet ndihmse, 5 bodrume me 150m2, këtu ka invetarë i cili me pak intervenim bëhet I përdorshëm. Kjo shkollë ka 11 parlele me nxënës kroatë, me 150 nxënës të regjistruar, por jo edhe që vijojnë mësimin, ka 15 punëtorë të gjithë janë sërbë. Duhet cekur se, këta nxënës janë kroatë, kurse mësimdhëmësit janë sërbë. Shkolla në Banullë-Gllogoc, në paralelen e ndarë në Rubovc, kishte edhe  paralele sërbe. Sot ata kanë tri mësojtore e një zyrë, kanë vetëm 19 nxënës. karshi 218  nxënësve shqiptarë, që kanë marr local mësimor të barabartë 50/50. këto paralele sërbe I mbikëqyrë drejtoria e shkollës fillore sërbe  “Vëllezërit Aksiq” , e Lypjanit, ashut siç e kontrollon dhe e drejton edhe paralelen sërbe me tre nxënës në Kraishtë, dhe ato në Magurë, e cila ka marr dy mësojtore dhe një zyrë, dhe pos nxënësve të pakët që kishte, ka vendosur edhe nxënës të kolonëve të ardhur këtë kohë nga Knini, që tash po jetonë aty në lokalet shkollore dhe janë pengesë e procesit mësimor. Shkolla fillore “Vëllezërit Fashëri” në Lypjan, është përjashtuar nga lokalet që tash 6 vjet. Në lokalet e shkollës në Lypjan punojnë vetëm nxënës sërbë, që kap numrin afron 350 sosh, kanë 23 mësojtore me mbi 50 punëtorë. Ka tri kabinete të paisura me mjete standarde. 5 kompjuter dhe salla e edukatës fizike stndarde, këtu janë edhe 27 mësojtore. Gjithë kati I epërm është shëndrrua në banim sërbësh të ardhur, kolonë nga Knini. Ndërsa të zbrazta tërsisht janë 5 mësojtore në shkollën e vjetër, që po shkatërrohen dhe dy apo tri sosh në objektin e ri në katin e parë. Për lokalet e shumta të shkollës së mesme  “Ulpiana”, ku ishim para 6  vjetësh, deri më 28 shkurt 1991,Tash mësojnë sërbët me pak nxënës dhe e kanë emërtuar me emrin  e dikurshëm, shkolla bujqësor(Poloprivredna shkolla). Në ato banojnë kolonët në një aneks. Kurse aty nuk dimë sa lokale janë të zbrasta, por të tilla duhet të jenë më shumë se gjysma ekzistuese.  Edhe pse sërbët zhvillojnë mësimin vëtëm paradite, gjegjësisht, në një ndërrim,kemi dhënë shifrat e lokaleve që në fillim.

Kjo do të ishte pasqyra e shkurtër e gjendjes dhe shtrirjes së lokaleve dhe rrjetit të shkollave në trevën komunale të Lypjanit, si dhe përgatitjet teknke e hygjenike të objekteve dhe hapësirës shkollore për vitin e ri shkollor 1996/97. Dhe njoftimet të tjera të mundshme dhe të domosdoshme.

Informatë e shkrua nga kryetari i KKA-së të atëhershëmë, 20 gusht 1996.