Nga arikiv personal
SKENDERBEU ESHTE IDENTITETI YNE KOMBETAR
Kur shkollës në Janjevë, iu hoq emri “Shtjefën Gjeçovi”, për hirë të miqve, përbimë një pelim. Por, tash kur ata kërkojnë, ta heqim foton e Skënderbeut nga hapësirat zyrtare të shkollës, del se, miqtë duan të na rrënojnë pjesë nga identiteti ynë kombëtar, ose po përagtitet terreni për implementimin e marrëveshjes me Beogradin.
Shkruan: Ismail Gashi Sllovia
Janjeva e Lashtë, vendbanim dhe qendër rivierash minerare, është vend ku jetuan dhe punuan perlat e krishtenizmit e të Arbërisë, si Andrea e Pjetër Bogdani, ku Pjetër Mazreku para afro 365 vitesh, më 1665, hapi shkollën e parë zyrtarisht të pranuar nga Roma, vend ku ka lindur Atë Shtjefen Gjeçovi. Janeva e ditëve tona është vend i njohur për artizanate e tregtarë të vyer, që kanë përfshië thuaja gjithë tregun e Ballkanit. Janjeva e njohur me qytetarët e saj për vlerat e respetimit reciprok që në çdo rrethanë ruajtën vlerat e ndërsjellta njerëzore, duke respektuar njëri-tjtërin si në aspektin kombëtar, shpirtëror, njrëzor e material, dhe si të tillë, ata dolën të gjëllojnë edhe golgotën e fundit të dhunës sërbe 1998-99.
Me kthimin biblik të shqiptarëve të ndjekur në Kosovën e djegur, jeta filloi nga e para. Kështu, si kudo në Kosovë, pas gadi një dekade, edhe shkolla fillore “Shtjefen Gjeçovi” u kthye në lakalet nga të cilat pushteti okupues sërb e kishte dëbuar me dhunë. Por, në tetorë 1999, me insistimin e administratorit komunal të UNMIK-ut, siç referohej ato ditë, se për këtë ishte shtyerë nga kërkesat e minatorëve kroatë, apo siç është realiteti faktik, nga shqiptarët e kroatizuuar, ku fjala është për Berishiqët, Shaliqët, Paliqët dhe Geqeviqët-Kryezitë. Që shkollës fillore ju hoq emir i At shtjefen Gjeçovit-Kryeziut. Atit, atdhetarit, shkrimtarit, etnografit, arkeologut, mësuesit historik të shkollës shqiptare e prelatit të kulturës kombëtare. Ky veprim I pantyrshëm, e kjo kërkesë alogjike, as ato ditë, e as sot e as kurrë, nuk mbulohet me arsyeshmëritë të natyrshme. Këtë e themi, kur dihet se, At Shtjefen Gjeçovi-Kryeziu ka lindur në këtë qytezë të lashtë, aty ku edhe sot e ka vazhdimësinë e pasardhësve të familjes së Tij Geçeviqët. Sot shqiptarët e Janjevës, të gjithë janë të konfesionit muslimanë, dhe se, shkollën e kanë emëruar me emrin e At Shtefenit,Mehilli,Kryeziu nga Janjeva, vetëm për respektin që populli ka për këtë kolos të kulturës dhe traditës shqiptare. Edhe për respektin e vazhdimësisë familjare të Tij, sido që ata sot, mund ta ndjejnë veten, nuk del fort e logjikshme, që nipat të revoltohen që dikush e ka nderuar gjyshin e tyre,duke emëruar një shkollë me emrin e Tij.Të gjitha këto ditë kaluan papërfillëshëm nga përsonat kompetentë ndërkombëtarë, dhe sot, kur, në këtë shkollë, si rrallëkund në Kosovën e pasluftës, këtu mësimet I vazhdojnë nën një kulm 353 nxënës shqiptarë e 46 të minoriteteve të tjera, që mësojnë në paralelet e quajtura kroate. Në ato paralele, ka vetëm 46 nxënës, 22 janë romë dhe një goran. Realisht në këto paralele procesi mësimor, zhvillohet në gjuhën sërbe dhe planprogramet mësimore sërbe. Për këto paralele minore ka drejtor të veçantë dhe kordinimi mbahet jashtë Drejtorisë Komunale të Arsimit, përjashtuar të Ardhurave personale dhe ndihmat të tjera financiare të punëtorëve që punojnë në ato paralele.
Po çka vërtetë dëgjuam këto ditë në këtë shkollë, cili është sihariqi më i ri nga përfaësuesit nderkombëtar të arsimit, që me gjitha gjasat po përgatitet terren provues për implementimin e Marrëveshtjes me Beogradin. Konkretisht nga Zonja Nuvzat Ahmad, ushëheqëse rajonalee arsimit për Prishtinë. Kjo zonjë, këto ditë ka urdhëruar drejtorin e shkollës fillore në Janjevë, ta heq nga zyrat dhe mësojtoret, jo më pak se, Fotografinë e Skënderbeut, pa ndonjë mbështetje ligjore, apo pa njoftim pa ndonje vendim paraprak të ndonjë organi përkatës. Apo ndoshta ndonjë veprim politik që shqetëson i cili pritet këto ditë, para zgjedhjeve të përgjithshme, të aplikohet në sistemin tonë arsimor. Se kjo është kërkesë që ta qet tamlin, se provokimet të tilla mu në pjesët më të ndieshme të identitetit kombëtar, nuk ka ndodhur as në okupimin e kaluar. Se edhe kjo nuk mund t’u vihet në kërkesë të bashkëqytetarëve kroatë të Janjevës, kur dihet se me ata, vazhdimisht edhe tash, kemi respekt reciprok e të qëndrueshëm.
Se Skënderbeu, heroi ynë kombëtar I shekullit 15-të, ishte luftëtar për shpëtim, jo vetëm të popullit shqiptar dhe atsheut të Tij Shqipërisë.Por, edhe qytetrimit evropian, se për te, nga joshqiptarët, janë shkruar e krijuar me mija shkrime, studime e vepra letrare, punime arstisktik e muzikore, nga të gjitha hapësirat gjuhësore, gjinitë dhe llojet, në pikturë, skulpturë e muzikë, si dhe në teatër dhe film. Skënderbeu është jo vetëm pjesë e identitetit tonë kombëtar, si trualli, gjuha e flamuri, por ai bashkë me Adem Jashqrin, komandantin legjendar të luftës sonë clirimtare të 1998/99. janë persoNalitete monumentale që lidhin trojet dhe kohërat tona kombëtare që krijojnë historinë kombëtare dhe qëndrojnë mbi shkekujt e historisë së popullit shqiptar. Ata janë vet historia dhe personalitetet më të respketura. Andaj, me plotë arsye pyesim të mllefusur.Kend vërtëtë e penguaeka fotografia e Skënderbeut?!Nxënësit?!
Zonja Ahmad, ky është provokim primitiv.Ju lutem! Mos të teprohet! Ne kemi identitetin tone!
Shkrimi u botua ne Rilindje me 2001