Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: Familjet kërkojnë kufomat e të masakruarve dhe të zhdukurve nga forcat pushtuese serbe

Thirrjet e familjarëve faktorit ndërkombëtar

                TË GJENDEN KUFOMAT E ZHDUKURA !

 Familjet e 17 të masakruarëve nga Sllovia e Lypjanit, kërkojnë kufomat  e të dashurëve, ata i pritin  varret e hapura dhe rrjedha e lotëve.

Shkuan: Ismail  Gashi Sllovia

Që nga 16 prilli 1999, kur në “Lugun e Demës”,  tashmë i njohur për vend  të krimit  dhe masakrës serbe, ku asaj dite policia dhe paramilitarët serbë, ekzekutuan e  masakruan  17 qytetarë civilë shqiptarë, në mes tyre, dy pleqë të palëvizshëm. Kufomat e të cilëve, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit, serbët vendas, të cilët ishin edhe kryesit e krimit, nga fundi i majit të 1999, i zhvarrosën nga vendvarrimi në “Lugun e Demës”, dhe i zhdukën në drejtim  të panjohur.

Kjo me siguri ështe vetëm njëra nga veçantitë e shëmtisë barbare  sërbe në Kosovë, ku pjesëmarrës zakonisht  janë serbët vendor dhe forcat pushtuese serbe. Forcat sërbe me, 15 prill 1999, pasi  u ndeshën me forcat e UÇK-së në Zhegoc e Vërbicë, ku pësuan shumë humbje, po asaj dite. kallën, vranë e masakruan Akllapin, Smallushën, Marecin e Vogël e Gllavicën. Të nesërmen hordhitë serbe vepruan barbarisht në Plitkoviq e Vrellë të Gadimës dhe në Gadime të Epërme, sipas operacionit  serb “Patkoi” më, 15 prill në Sllovi vranë e masakruan 28 civilë, dhe dëbuan me dhunë gjithë popullatën shqiptare nga ky fshat tragjik. Ditën fatale më, 16 prill në“Lugun e Demës”, vetëm vazhdoi fataliteti për qytetarët shqiptarë të Sllovisë. Para familjarëve të tyre sërbët vranë e masakruan Rifat Shalën,  Heset Lekën, Jonuz  Pacallin, Naser Ismailin, Zeqir Hetemin, Avi Sopën, Ramadan Sopën, Isak Bytyqin, Fatmir Bytyqin, Balik Gërbeshin me dy djemët Shaip Gërbeshin e Faik Gërbeshin, Bejtush Gërbeshin, Halime Gërbeshin, Haki Ismailin dhe Havushe Pacollin.  Pasi ekzekutuan e masakruan këta 17 qytetarë civilë të pa armatosur. Lubia sërbe e ndërtuar nga sërbët  vendas, mblodhën plaçkën e begatshme dhe u larguan nga vendi i krimit. Të vrarit e të masakruarit, pasi asaj pasdite ishte e pamundshme  ti varroosin, ata që shpëtuan nga vrasja,tmerri e krimi I përjetuar, Të nesërmen kufomat e të masakruarëve, I varrosën në vendin e krimit 17 kufomat e të dashurëve të tyre, në “Lugun e Demës”.  Pas përfundimit të luftës më, 12 qershor 1999, kur u mundësua kthimi I shqiptarëve, u kthyen edhe banorët e Sllovisë, fshatit më I dëmutuar i kësaj treve  shqiptare, gjatë ofanzivave të 1999. Me të kthyer edhe banorët në këtë fshat, u kuptua se në vendin e krimit te “Lugu I Demës”,  17 varrezat ku I kishin varrosur të dahurit e tyre të vrarë nga dora e zezë sërbe,, tash varrezat ishin të zbrazta. Kufomat janë çvarrosur e janë dërgua në drejtim të panjohur. Dëshmitarët e rrallë, që ato ditë tmerri, nga domodoja kishin ngelur në Sllovi, dëshmojnë edhe për dyfishin e krimit, që, sërbët vendas kanë kryer me kufomat e zhdukura. Për të  mos shqetësuar rahatinë prej  krimineli, që për fat të keq, në vend të ndëshkimit, po e kërkon edhe faktori ndërkombëtar, apo për të mos pësuar dëm gazeta ‘Dita” nga ky shkrim i im, e cila edhe kështu, për të vërtetën e thënë, po denohet në vazhdimësi. Përkundër  emërave dhe veprës së dëshmuar të  kriminelëve sërbë nga Sllovia, atyre kësaj here nuk po ju përmendim emërat e mbiemërat, apo  dhëntë i madhi Zot, atyre ju harroft emëri përgjithmonë, e ndoshta kështu, ne duhet të harrojmë vuajtjet e pësimet e përjetuara, ose më lehtë mund të falim kriminelët, apo ata do të motivohen për krime të reja.  Tradicionalisht, na është e njohur se, shqiptarët në rrethana të  krijuara, vazhdimish kanë falur. Thënë shkurt, neve gjithmonë më shtrenjët na ka kushttuar falja, se sa që do të na kushtonte hakmarrja. Thuhet e dëshmohet se, kah fundi i  majit 1999, disa sërbë vendas, me punëtorët të komunalës nga Lypjani, çvarrsën 17 kufomat e të ekzekuuarëve te “Lugu I Demës”, ato I sollën me një traktor me  rimorkio të mbuluar me najlon të zi, dhe nën përcjllje të tre sërbëve vendas të armatosur. Këto kufoma I lanë në oborrin e një polici sërbë  nga Sllovia, ku pushuan asaj nate. Të nesërmen, po këta tre përsona me nofka , Qauahi, Gisha e Tomqi. Traktorin me 17 kufomat e sollën te Kisha e fshatit Sllovi, e cila gjndet në mes të fshatit, dhe nga aty, siç dëshmon një dëshmitar real, I cili ngjarjen e ka pa nga një afërsi prej 200 metrash. Këta sërbë, kufomat i kanë bartur nga rimorkio e traktorit, në një kamion transportues të mbuluar me qadër bashkë me disa të tjerë,

Ky dëshmitar thot se, pas ngarkimit të kofomave në rimorkio, kamioni ka dalur nga fshati në drejtim të Lypjanit. Nuk di kush ka vozitur këtë kamion, apo kush ishte bashkë me vozitësin, pohon dëshmitari. Tash të gjithë e dijnë se, këta sërbë të Sllovisë, jo vetëm që e dijnë, ku janë kufomat e zhdukura, por sakët e dijnë, edhe kush e ka kryer krimin në Sllovi, si më 15 prill në fshat, ashtu edhe më, 16 prill 1999, në “Lugun e Demës”.

Tash mbi një vit është folur e shkruar, por asnjë nga  subjektët , as vendore e as ndërkombëtare, nuk solli ndonjë rezultat. Edhe pse kriminelët vardisën  e krrokasin rreth viktimave të sekëlldisur nga mbrojtja  dhe tolerance e tepruar.  Të shumëta janë takimet me ndërkombëtarët, ku halli I gjetjes së kufomave të zhdukura në Sllovi  është aktualizuar për vuajtje të veçantë, jo vetëm  e familjarëve, por  edhe e të gjithë slloviasve. Gjitha familjet e dëmtuara.vazhdimisht apelojnë e thërrasin subjektët humanitare ndërkombëtare që, të ndihmojnë në gjetjen e kufomave të zhdukura. Zhdukësitë janë këtu që vet I kanë vrarë dhe vet I kanë zhdukur. Andaj, vetëm ata dhe mund t’i gjejnë. Kjo vërtetë është një kërkesë fort modeste, për të cilën asnjë arsye nuk ekziston që mos të ju plotësohet. Do të na lehtësoheshin plagët dhe vuajtjet, po t’i gjenim kufomat, dhëmbja do të jetë e përgjysmuar, po t’i varrosnim në vrrezat e Dëshmorëve dhe viktimavëe të fshatit, të ciilat presin të hapura, tash e mbi një vit. Sjellja e kufomave të zhdukura, do të na ndalte lotët e dhëmbjeve, të cilat nuk pushojnë, tash e mbi një vit. Të gjitha familjet janë të një  zëri, si Azemi për djalin, si Shefkiu, për të dy djemët e vrarë para syve të Tija, Xha Hamdiu për vëllanë me dy djemët dhe gruan e Tija plakë gjysmë të lëvizshme, Ramushi për djalin pofesor Bejtushin dhe gjithë të tjerët. Kështu thërret edhe Ferizi për Nënë Halimën plakë 85 vjeçare. E shumë fëmijë të mbetur bonjak. Nëna e baballarë të mbetur pa fëmjë, motra e vëllezër për të afërmit e të dashurit, farefisi e bashkëqytetarë të tjerë sllovias. Kanë vetëm një thirrje, e kanë vetëm një kërkesë. Të gjenden kufoma e zhdukura ! Ky është një obligim thjeshtë moral dhe një e drejtë elemetare njerëzore! Do të qëndrojmë në pritje…! Na thanë në ndarje ata, deri në përmbarim të kësaj kërkese! I lamë të pikëlluar, për të vrarit e të zhdukurit, këta qytetarë nga Sllovia e Lypjanit.

Autori. Shkrimi është nga viti 2001, para kthimit të këtyre të vrarëve nga Batajnica