DËMI KOLATERAL NGA SAJIMI I RELIGJIONEVE
Njerëzit shpellarë të para 12 mijë vjeçarëve edhe mund të arsyetohen pse kanë krijuar religjione, sepse nuk i kishin njohurit elementare për përmasat dhe për mënyrat e funksionimit e Kozmosit, bile nuk njihnin as fenomenet natyrore dhe ambientin ku jetonin. Edhe para rreth 2500 vjetëve njerëzit vazhdonin të ishin primitiv, prandaj kanë formuar religjion të ri, tashmë monoteist. Për këtë qëllim kanë sajuar legjenda. Ndër legjendat kryesore, ku e kanë bazuar krijimin e religjionit përkatës, ishte një “profet” me emrin Abraham. Ai paskësh ëndërruar që zoti i tij, – të cilin sajuesit i atij religjioni e kanë quajt Jehova, – paskësh kërkuar nga Abrahami viktimizim të djalit të tij. Kështu është përligj krimi: fëmija se pronë e prindit, i cili ka të drejtë edhe ta ther “për hir” të Jehovës!! Pra, sajuesit e religjioneve abrahamike “baba” të religjioneve të tyre e vlerësojnë Abrahamin, i cili paskësh jetuar në Ur të Irakut të sotëm para rreth 4000 vjetëve.
Konkretizimin e formimit të religjionit të parë abrahamik, i quajtur Judaizëm, spekulohet ta ketë bërë Moisiu, i cili duhet të ketë jetuar në Egjypt para rreth 3200 vjetëve. Atij i paskësh “zbrit” një rrasë guri në Malin Sinai, me dhjetë urdhra (dekalog) nga Jehova. Mëpastaj i kanë “zbrit” dhe udhëzimet, porositë, urdhrat, po nga Jehova, të cilat janë të përfshirë në kanunin e tyre që e kanë emërtuar Tanah. Varianti i shkruar i tanahit duhet të ketë gjatë gjatë shekullit të parë, paralelisht me sajimin e Biblës.
Bibla e ka si pjesë të parë të saj Toran (e cila është pjesë edhe e Tanahit të Jahudive). Kristianët për inat të Jahudive e quajnë Dhijata apo testamenti i vjetër. E kam vërejt gjatë debatit me kristianë, – të cilët (vetë)mashtrohen se Krishërimi është religjioni më paqësor abrahamik, – aspak nuk ndihen mirë kur ua citoj Biblën, më konkretisht, kur ua citoj fragmentet groteske e fashistoide që i përmban Tora…
Kësaj radhe mjafton të bëj informim tagent se Krishterimi fashistoid e pllakosi Eurpone në një “mesjet të errët 1000-vjeçare”, siç ishte vlerësimi i Iluminstëve dhe Rilindasve Europian, nga shekulli i 14-të e këtej. Viktimat e atij sundimi fashistoid kristian kanë qenë kryesisht gratë që rrebeloheshin për liri të tyre individuale, jo-kristianët, intelektualët kritikë…
***
Meqë unë e kam preokupim krysor Mohamedanizmin (“Islamin”), kësaj radhe po përpiqëm të paraqes e shtjellojë ca aspekte që kanë të bëjnë me dëmin kolateral që ky religjion ia ka shkaktuar Njerëzimit.
Dëmi kryesor kolateral është shpërfytyrimi i njeriut mohamnedan, me të cilin jemi të dënuar të bashkëjetojmë. Sidomos besimi i tij se Mohamedi vërtet është profet i Allahut, siç e quajnë Mohamedanët zotin e tyre. Pra, besojnë se Mohamedi është përzgjedh e autorizuar të jetë përfaqësues i zotit – për t’i përcjell e zbatuar udhëzimet dhe urdhrat e tij. Dhe sapo të citosh fragmente nga biografia “zyrtare” e Mohamedit, harbutërohen mohamedanët fanatikë, kryesisht për dy arsye: sepse u bie ndesh me adhurimin e tyre ndaj Mohamedit të tyre të idealizuar dhe nuk duan që jomyslimanët të dinë nivelin primitiv, marrëzitë, mendësinë kriminale e fashistoide që e dominonin Mohamedin e legjendave mohamedane.
Është rendi dhe vendi të thuhet, nëse do praktikoja krierët historiografike, nuk do të duhej të merrem fare me Mohamedin, sepse ende nuk është gjet asnjë dëshmi të shkruar apo arkeologjike, që vërteton se Mohamedi ka ekzistuar. Por, ndihem i detyruar të bazohem në legjenda që i kanë mbledh e sistemuar dijetarët mohamedanë, mbi të cilat është ngrit i ashtuquajturi Isalm (nënshtrim).
Biogafija e Mohamedit, më e vjetra, e sistemuar si format libri, duhet të jetë shkruar nga Mohammed bin Is’hak, i lindur në Medina në vitin 704, vdekur në vitin 768 në Bagdat. Po sipas legjendave mohamedane, ajo biografi duhet të jetë zhdukur. Në atë kohë nuk shtypeshin librat, por shkruheshin (kaligrafikoheshin) me dorë. Dhe nëse ishte shkrua vetëm një ekzemplarë, vetëkuptohej se rrezikohej të humbte. Nxenësi i tij, Ibn Hisham (vitlindja e panjohur, vdekja në al-Fustat të Egjyptit në vitin 834), duhet t’i ketë memorizuar rrëfimet e dëgjuara nga mësuesi i tij, Ibn Is’hak, dhe i ka shkruar në fomat libri, të cilin e ka titulluar Sirat Mohammed rasulillāh / سيرة محمد رسول الله (Biografia e Mohamedit, të dërguarit të Zotit). Që do të thotë biografija e parë për Mohamedin duhet të jetë shkruar rreth 200 vjet pas vdekjes se Mohamedit, respektivish rreth 5-6 breza më vonë. Nga përvoja dimë, ne kemi telashe t’ua dimë vetëm emrat paraardhësve tanë të para 4-5 brezave. Kemi rastin e Oso Kukës, që është viktimizuar duke mbrojt Perandorinë Osmane në vitin 1862, ndërsa na e vlerësojmë atë mercenarë osman si hero shqiptar, sepse jemi manipuluar nga legjendat për te.
Cila është biografia e Mohamedit (inkezistent), të cilën e besojnë mohamedanët. Kulmimi: në shkurt 610 Mohamedi duhet të ketë qëndruar për shumë ditë në shpellën e Malit Hira (rreth 24 km larg Meke), sepse atëherë duhet të ketë qenë trend i aventurierëve psikopatë të meditonin nëpër shpella e male, duke shpresuar që një zot i tyre do t’i gradonte për profet. Merre me mend sot nëse dikush shkon këmbë 24 km, i ngarkuar me provijant (ushqim e ujë) për shumë ditë qëndrimi në shpellë, për meditim, me shpresë se do gradohet profet, sigurisht që do të na vinte keq për sëmundje të tij psiqike…
Për ata që nuk e dinë, tetë ditë para se të vdiste (apo ta helmonin), Mohamedi ka vra një njeri që e ka imituar Mohamedin, me vajtje e meditim në shpellë dhe me mashtrime të ngjashme, sepse i është frikësuar se edhe ai do bëhej profet konkurues.
Në atë shpellë Mohamedi duhet të ketë ëndërrua një bisedë me engjëllin Xhibril (Gabriel), siç thuhet në biografi dhe në hadidhe (legjenda) përkatëse. Xhibrili e paskësh shtrenguar për fyti Mohamedin deri në ngulfatje dhe e paskësh urdhërua: ikra (recito)! Se çfarë i ka thënë Xhibrili në vazhdim, ka spekulime, meqë ca islamologë thonë se i ka thënë vetëm një ajet (vers): “Recito me emrin e Zotit tënd….” Tjerët këmbëngulin se ia ka thënë tre apo pesë ajete, që nuk meritojnë diskredim tjetërfarë, pos të quhen “hyjnor”, me autorësi Allahun: “[i cili] krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. (2) Recito për Zotin tënd Bujar! (3) Është Ai që ua mësoi pendën. (4) Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. (5)”
Viktimave kolaterale mohamedane nuk u shkon ndërmend ta kuptojnë mashtrimin, se Allahu ua paskësh mësuar shkrimin njerëzve, ndërsa as vet Mohamedi nuk dinte të shkruante e lexonte, sepse ishte analfabet si shumica e madhe e bashkëvendasëve të tij.
Mohamedin e ka llahtarisë ajo ëndërr. Ka dalë nga shpella dhe ka pa rreth e rrotull vend të përshtatshëm për vetëvrasje. Por, frika dhe shkrepat duhet ta kenë ndërmendësuar. Ka rrugëtuar 24 km dhe në shtëpi i është ankauar Bashkëshortës Hatixhe se po vdiste nga frika. Hatixhja, e indoktrinuar nga Xhaxhai i saj, Varaka ibn Naufal, prift kristian ebionit, e qetëson Mohamedin me besimin e saj, se edhe Moisiut (Musasë) i kishte ndodhur ngjashëm kur zoti e ka shpall profet. Prandaj ajo vendos ta konsulton Xhaxhain Varaka. Ai e bind Mohamedin se ai ëndërrim ka qenë komunikim i zotit me te. Varaka në legjenda prezantohet plak dhe i vërbër, i cili shpejt vdes, pasi ia ka formuluar disa ajetet Mohamedit (të cilët janë sistemuar në kaptinën (suren) 96 të Kuranit. Pas vdekjes se varakes, të cilin Mohamedi e kishte kusheri, Mohamedi rreth katër vjet nuk sajon e nuk praktikon asgjë nga religjioni i tij që kishte filluar ta sajonte, sepse po i mungonte Varka si këshilltar…
Në këto legjenda kaq të shpifura besojnë mohamedanët, prandaj e adhurojnë Mohamedin më shumë se Allahun. Nuk dihet ndonjë rast që ndonjë mohamedan të ketë vra dike që ka sha Allahun, ndërsa dihen plotë raste që kanë vra ata që kanë guxua ta tallin apo karikaturojnë Mohamedin.
Deri në vitin 622 Mohamedi ia ka dalë të bind që të konvertohet rreth 80 veta, mesatarisht rreth 7 veta në vit. Edhe ata ishin kryesisht skllëvër që i blente Mohamedi për punë në biznesin e Hatixhesë. Gjatë këtyre viteve Mohamedi duhet të ketë qenë misionar paqësor. Por, meqë në vitin 622 i vdesin Xhaxhai Talib dhe Bashkëshortja Hatixhe, ai humb ekulibrin e misionarit paqësor dhe eskalon në misionar i dhunshëm, agresiv. Ze të demolon edhe skulpturat e rekuizitet pagane në Kaben pagane. Kryepleqët e Fisit Kurejsh, të cilit i përkiste edhe Mohamedi, thirrin kuvend publik për ta gjykua Mohamedin për dhunimet blasfemike ndaj paganizmi të tyre tradicional. Kuvendi mbahet në korrik 622 dhe merr vendim vrasjen e Mohamedit. Caktohet edhe ekipi që duhet ta ekzekutonte. Mohamedi ia del të arratiset, me ndihmë të Abdallah Ebu Bekr (tashmë edhe vjehër i Mohamedit), kalifi trashëgues i Mohamedit. Arratisja e tyre është caktuar si “dita një” e kalëndarit mohamedan (al-Hixhri) dhe tani jemi në datën 13 xhumada l-ula (muaji i 5-të) i vitit 1445 al-Hixhri (26 nëntor 2023).
Gjatë arratisjes ka ndodhur një pikantëri. Mohamedin dhe Ebu Bekrin i ka shpëtuar një marimangë. Që t’u shpëtojnë vrasëve që po i ndiqnin, ata futen në një shpellë për t’u fshehur. Sapo hynë këta brenda, marimanga thurr rrjetin e saj në hyrje të shpellës. Vrasësit potencial e shohin rrjetin e marimangës dhe binden që aty nuk janë fshehur, përndryshe nuk do të ekzistonte rrjeti i merimangës. Këtë bisedë të ndjekësve e dëgjon Mohamedi, prandaj e i ka shpall marimangat të shejta (si hindusët lopët); mohamedanët e kanë të ndaluar të mbysin marimanga.
Në Medina Mohamedi arrinë në shtator 622. Aty, me mohamedanët e tij, – që ishin shpërngul nga Meka pasi ishin informuar për arratisje të Mohamedit, – formojnë bandën kriminale të plaçkitësve të karëvanëve, që të kenë me çfarë të jetojnë në Medina. Sukseset e para i frymëzojnë për ta rrit formacionin që ta plaçkitin e dhunojnë edhe popullsinë vendore të Medinës, e cila fillimisht i kishte mirëprit e ofruar strehim. Ajo populli ishte kryesisht pagane, por ishin edhe disa fise të Jahudive. Me “vullnet të Allahut”, Mohamedi shpejt imponohet sundimtar i Medinës. Mbi 100 sulme plaçkitëse e beteja luftarake duhet t’i ketë komanduar nga viti 623 deri në vdekje (helmim), më 8 qershor 632. Përmasat e krimeve të Muhamedit dhe xhihadistëve të tij ishin të mëdha e barbare…
Kjo biografi telegrafike idhullohet nga mohamedanët, prandaj janë kriminelë potencial, që shpërthejnë sapo të krijojnë besimin se ia dalin t’i vrasnin e mundin kufarët (jo-besimtarët) në hapësirat ku jetojnë.
Vet mohamedanët janë viktima kolaterale, por edhe jo-myslimanët që bashkëjetojnë me mohamedanë fanatikë, janë përherë të rrezikuar nga agresiviteti i tyre xhihadist.
***
Fatmirësisht agresioni fashistoid muhamedan, i ideuar nga vet Mohamedi, goditet në vitin 661, kur Kalifi i 6-të, Muʿavija b. Ebi Sufjan, organizon vrasjen e Kalifit të 5-të, Aliu, i cili ishte djali i axhës se Mohamedit, njëherit edhe dhëndër i Mohamedit (bashkëshort i Fatimes, vajzës se Mohamedit). Kalifi Mu’avija komandon edhe vrasjen e djemve të Aliut, të cilët pretendonin ta trashëgonin babain. Mu’avija ishte djali i Ebu Sufjanit, kushërinit të Mohamedit, i cili kishte udhëheq Betejen në Uhud në vitin 625, ku u përballën Muhamedi me muhamedanët e tij xhihadistë kundër Kurejshitëve që udhëheqeshin nga Ebu Sufjani. Tashmë Kalifi Mu’javija po hakmerrej kundër muhamedanëve dhe Bagdatin e bëri kryeqendër botërore pagane të emancipimit të arsimit dhe kulturës, ku tashmë më profet vlerësohej Aristoteli se sa Mohamedi. Bile, edhe Hegeli i u është falënderuar dijetarëve myslimanë që e “rikthyen” Aristotelin në Europë, mëqë Krishterimi i kishte dëbuar e zhduk Arstotelin dhe korifetë e Antikitetin tonë. Por Hegli gabon, sepse dijetarët aristotelianë nuk ishin myslimanë, edhe pse gabimisht atë botë që sundohej nga Dinastia Umajaden (661-775) e quan “botë islame”, gjegjësisht dijetarët e asaj “bote” i quajnë myslimanë. Njësoj gabojmë kur Spinozën e vlerësojnë Jahudi, Kopernikun e Gali Galile i vlerësojnë kristinë!
***
Viktimat kolaterale të Mohamedanizmit (Islamit), me të cilët jemi të dënuar të bashkëjetojmë, duhet t’i sistemojmë në viktima mjerane kolaterale të indoktrinimit muhamedan dhe në mercenarë të bandave muhamedane arabe, iraniane, turke…, të cilat synojnë mohamedanizimin të sa më shumë shqiptarëve, bile edhe t’i islamizojnë shtetet tona. Të parët duhet mëshiruar e ndihmuar të ndërgjegjësohen shqip, ndërsa mercenarët duhet luftuar si dikur millosheviqianët.
(ibrahim Kelmendi)
add a comment