-Të dëgjuara nga prindërit dhe bashkëfshatarët e mi-
Bardhaniqi, një fshat në Dushkajë jo largë vendlindjes së Demë Ali Pozharit. Dema dhe „kaçakët“ tjerë gjithmonë kishin gjetur strehim dhe mbështetje në këtë fshat. Njëri ndër strehuesit dhe përkrahësit e tij më të mëdhenjë ishte Halil Ibishi – Neziraj.
Ai duke e ditur rrezikun që i kanosej Demës dhe shokëve të tij po u zunë, e kishte ndërtuar brenda shtëpisë një bunker të fsheht, hyrja në të cilin bëhëj duke u ngjitur nëpër kushakët e dyerëve të madhe të oborrit. Një mbrëmje i kishte shkuar Dema me Mehmet Agë Rashkocin dhe dy shokë tjerë. Të nesërmën herët në mëngjes ia beh në fshat një njësi e Brigadës së Bokës, në popull e njohur si „Bokeshka Brigada“, e komanduar nga Vuçk Radovoqi. Fshatin e kishin futur në rrethim të hekurt dhe fshatarët i kishin grumbulluar në mes të fshatit, para shtëpisë së Halilit dhe fillojnë t’u bëjnë presion duke ua kërkuar „kaçakët“, ndërkohë që kaçakët ishin në bunkerin e tyre, vetëm pak metra largë grumbullit të bardhaniqasve. Në një moment Halili i drejtohet komandantit të njësisë: „Shok Vuçk, këta i ke marr kot e po i mundon kot. Këta nuk kanë bukë për vete e del ma për kaçakë. Kaçakët nuk hanë bukë e djathë e kumsht, po e donë shpatullën e dashit në sofër, gazhdrën e djathit sa për nam e kosin e kullum, m’i pre me brisk e pitën me u sjell në tepsi prej tëlynit. Këtu veç dy vetë i mbajnë kaçakët.“
Kush janë ata?- i ngërmohet komandanti.
Ai me një gjakftohtësi që e kishte të natyrshme ia kthen: „Kaçakët i mbaj unë dhe ky plaku, dhe e drejton dorën drejt Mal Bajramit – Rexhepaj një burrë i urt e trim.
Mala, si thuhet, pa një pa dy, e ngritë shkopin dhe e mësynë Halin me shkop duke i bërtitur: „Halil, mos ha m…, mos ha m…!“
Bardhaniqasit fillojnë qeshin me të madhe.
Komandanti i gjendur në një situatë të tillë, i urdhëron ushtarët: „Shkojmë se këtu nuk ka gjë“ dhe tërhiqen duke e i lënë fshatarët të lirë.
2
Demë Ali Pozhari, Mehmet Agë Rashkoci dhe Ramë Binaku e si është thënë edhe Xaj Funda, i kishin trokitur në derë si zakonisht Halilit. Ata e kishin strehën e tyre në anën e djathtë të dyrëve të oborrit, në bunker pranë „sobës së re“.
Në odën e burrave kishte mysafirë tjerë. Pasi kryhet darka dhe mysafirët ishin shtrirë për të fjetur, diku rreth mesnate dëgjohen trokitje të forta në derë të oborrit.
Çohet Halili dhe me një fenerë në dorë del në oborr e pyet kush është.
„Hape, OZNA jemi!“
Ai e hap derën, besa jo pa frikë ngase atë kohë hafije të njofshme e të panjofshme shiheshin kudo. I çon në odë, por jo në odën e burave që të mos i shqetësoj mysafirët, por në „sobën e re“, një pjesë e së cilës ishte ndarë me mur për bunker.
Pasi ulën kërkojnë ushqim. Halili del nga dhoma, shkon në shtëpi të zjarrit dhe e merr një tepsi me pite që kishte tepruar nga darka, një kabliç me kos dhe pjata e lugë dhe ua çon, dhe duke e shtruar sofrën, iu thotë si me shaka: „Hani ua hëngërt dreçi, ua hëngërt, po a i shkohet kujt në gjysë të natës e me lypë bukë?
E mbrama iu koftë e mos hangshi ma!“
Ata duke ngrënë e duke qeshur e pyesin: „Halil, a di gjë për kaçakët?“
Halili ua kthen: „Për tënzonë kurrë ma ngat nuk i keni pasë! A po e shihni këtë tepsi (pitja vërtetë ishte e ajo që nuk e kishin ngrënë Dema dhe shokët)? Këtu ka hangër Demë Ali Pozhari, këtu Mehmet Agë Rashkoci, këtu Ramë Binaku e këtu, duke e drejtuar gishtin, ka hangër Xaj Funda.
Ata ja kthejnë duke qeshur: „Le ebu Halil, mos ban hajgare dhe ai prap se prapë iu thotë: „Për tënzonë, kurrë ma ngat nuk i keni pasë!“ dhe e vërteta është sa kurrë më afër njëri tjetrin nuk kishin qenë. I ndante vetëm një mur.
*Ditën që Demë Ali Pozhari ka marrë rrugën për t’u arratisur jashtë vendit ka dalur nga shtëpia e Halil Ibishit. Deri diku, nëse nuk gabohem, në Has, e ka përcjellur Uka, nipi i Halilt, i cili të nesërmën martohej, kurse me të arritur lajmi se Demë Ali Pozhari është ndarë nga jeta në Stamboll, brenda një dite katër herë kanë trokitur në shtëpinë e Halilt për ta sjellur lajmin se Demë Ali Pozhari ka ndërruar jetë.
Një fotografi e Demës dhe një e Mehmet Agë Rashkocit kanë qëndruar të varura në odën e Halil Ibishit deri në ofanzivën e gushtit dhe shtatorit të vitit 1998, gjatë sëcilës është djegur oda bashkë me fotografitë dhe gjithë shtëpinë.
add a comment