Shqipëria/Aktualitet

Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake

   Shtetit tonë, Qeverive të tij, iu dashtën plotë 35 vite për të kuptuar se jetojmë në një botë ku shteti nuk mbahet pa Ushtri dhe pa armatimin e nevojshëm për mbrojtjen e tij!! Këtë gjë e kishte kuptuar në thelbin e saj Enver Hoxha dhe Qeveria e Tij që në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe e vuri në jetë menjëherë pas Luftës… Prandaj, s’doli Fuqi që t’i ngulte dhëmbin. Një here e provoi greku dhe kafshoi gjuhën… Kurse, S. Berisha dhe bandat e tij esadiste shkatërruan deri në themele Ushtrinë Shqiptare, industrinë ushtarake, gjithë ekonominë dhe industrinë e vendit, shkollat dhe gjithë vendin për ta përulur dhe thyer krenarinë e kombit shqiptar, për ta goditur Shqipërinë Verilindore (Kosovën me vise), që ishte e pushtuar nga Jugosllavia, që dominohej nga hegjemonizmi serbomadh!! (G. L.)

Nga sot hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.

Ministri Vengu inspektoi disa nga mjediset e prodhimit dhe u njoh me punën që bëhet aktualisht në këto uzina. Ministri u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes që ka nevojë emergjente për investime e që ligji i ri i siguron për ta transformuar sërish në institucion të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit.

   Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për industrinë ushtarake, bëhet i mundur krijimi i një strukture të re në formën e një shoqërie tregtare me të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ndërvepruar në tregun e sotshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të strategjisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale globale të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ringritja e industrisë ushtarake do të kërkojë një qasje të integruar dhe të koordinuar që adreson jo vetëm aspektet teknologjike dhe operative, por edhe ato ligjore, financiare, ekonomike, sociale dhe ambientale.

Ky proces ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në fushën e industrisë së mbrojtjes, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat, ndërsa Shqipëria pritet të forcojë përmes pozicionin e saj strategjik në rajon, duke u bërë një aktor më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në qasje të plotë me objektivat e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

i.b./dita