Vërejtje!
Fushata e poshtër dhe e orkestruar kundër Shqipërisë turistike nuk është e ndershme, por nuk është as befasuese.
Mediat e Serbisë dhe të Greqisë, që në Kosovë ‘flasin’ shqip, kanë nisë një propagandë të egër kundër turizmit shqiptar. Këto media po propagandojnë se në Shqipëri ka ‘cmime të larta’, ka ‘sjellje të pajihshme ndaj pushuesve “kosovarë”, si dhe po “dëgjohet muzika serbe’ nëpër plazhet e bukura shqiptare.
Të nderuar lexues,
ka një javë që bashkë me familjen time po e shijoj detin shqiptar, duke filluar që nga Shëngjini e deri në Butrint; aq sa pashë, aq sa dëgjova dhe shijova për këto ditë mund të ju them se asgjë nuk është e vertetë nga ajo që shkruajnë disa media serbe, të më falni, disa media shqipe.
Ja po ja filloj nga cmimet:
Një kafe kushton me shtrenjtë në Pejë se në plazhet e këndshme të Sarandës, Vlorës, Dhërmisë e në Butrint.
Kështu e ke edhe me ushqimin: Në Pejë e në Prishtinën e pluhërosur me shtrenjte të kushton një peshk i sëmurë, nxjerrë nga bazenet e ndotura, se sa një peshk i freskët, i sapokapur në detin e hapur të Sarandës apo në Butrint. (Nëse doni kam dhjetra llogari nga tavernat me eklskuzive shqiptare dhe mund t’ua faktizoj).
Tjetra, të nderuar lexues,
Mirësjellja shqiptare është në kulm, shërbimet hoteliere janë fantastike! Asnjëherë, askundi e kurrë nuk kam dëgjuar muzikë serbe në plazhet a në tavernat shqiptare. Muzika shqipe, angleze, gjermane dhe italiane kumbon, ku dominon ajo e jona, ajo e këndshmja që “t’dhezë”, ajo shqipe.
Shqiptarëve të Kosovës ju them që mos t’lexojnë portalet serbe, të më falni përsëri, mos t’lexojnë portalet shqiptare që si mision të tyre kanë përcarjen, deformimin dhe copëtimin e kombit shqiptar; ku Shqipëria, dhe shqiptarja si identitet e si turizëm, duhet të paraqitet si e keqe, e egër, e pakulturuar, si jo shqiptare dhe e gërditshme. E në anën tjetër plazhet e ndotura, plot gurë e plot mbeturina të Malit të Zi, na paraqiten si “margaritarë të Ballkanit”!
Shqiptarë e mërgimtarë,
Ejani dhe bëni pushimet në Shqipërinë e juaj, dhe gjithsesi, ju garantoj se do të shpenzoni më pak se në Pejë, Zhegovc, Gjakovë, Nabërgjan, Strellc, Cërnushë, Skenderaj e në Prishtinë.
Shqipëria kur nuk ka qenë më e këndshme, më e lirë dhe më mikëpritëse për shqiptarët e Kosovës sesa sot.
Shkurt e shqip; mos u besoni lajmeve të kontrolluara e të lansuara nga gjeopolitika serbe, malazeze e greke.
Ta jap besën se nuk do të zhgënjehesh!
add a comment