Botë

GAZA: Netanjahu kërkon dy muaj armëpushim, çfarë përmban plani me dy faza i Izraelit

Izraeli ka propozuar një periudhë paqeje dy mujore me Hamasin.

Netanyahu ka përdorur ndërmjetësimin e Egjiptit për një kërkesë të tillë, duke shtuar se ky hap hidhet me qëllim lirimin e pengjeve të cilët mbahen në Gaza.

Sipas propozimit, faza e parë e armëpushimit do të përfshinte lirimin e grave, burrave mbi 60 vjeç dhe atyre në gjendje kritike mjekësore.

Fazat e mëvonshme do të përfshijnë lirimin e ushtareve femra, burrave më të rinj civilë, ushtarëve meshkuj dhe trupave të pengjeve të cilët kishin humbur jetën.

Sipas burimeve për mediat e huaja, propozimi përfshinte edhe lirimin e 6 mijë nga të burgosurve palestinezë që mbahen në Izrael.

Propozimi nuk përfshin premtime për t’i dhënë fund luftës, por do të udhëzonte trupat izraelite që të reduktonin praninë në qytetet kryesore në Gaza dhe gradualisht t’i lejojnë banorët të kthehen në veriun e shkatërruar.

j.l./ dita