Frashër Racaj: Anastas Kullurioti, Jorgo Maruga, Aristidh Kola dhe Luka Çiçipi – Dëshmorë të gjuhës dhe kombit
Kater Dëshmorë arvanitas (arbëror), veprimtarë, intelektualë e studiues të spikatur u vranë në kohë të ndryshme, por me të njëjtin motiv, sepse ata ndërgjegjesuan shqiptarët e Greqisë dhe i bënë ata te ishin krenarë per gjakun arberor. ANASTAS KULLURIOTI (1820-1887), Arvanitas nga Salamina, hapi gazeten “I FONIS TIS ALVANIAS” (Zeri i Shqiperise), ne vitin 1883 beri nje udhetim ne Shqiperi per te bashkerenduar veprimtarine me intelektualet shqiptare te kohes, e helmuan ultranacionalistet greke ne vitin 1887.
JORGO MARUGA – rithemeloi Shoqaten e Arvanitasve te Greqise ne 1982, dhe per kete e vrane ne 1983.
ARISTIDH KOLA (1944-2000), Kryetar i arvanitasve te Greqise, nje nga figurat me te medha arvanitase te shekullit XX, pasi ia shpallen vdekjen publikisht, duke e shkruar neper muret e Athines, pasi e akuzuan madje ne gjyq si agjent i Shqiperise dhe UÇK-se, e helmuan dhe vdiq me 11 tetor 2000. Ne shtratin e vdekjes u pohoi miqeve te vet se e vrane siç vrane edhe Anastas Kulluriotin dhe Jorgo Marugen.
LUKA ÇIÇIPI (1946-2008) ishte profesor i Universitetit te Selanikut dhe linguist i shquar, arvanitas i ditur dhe i perkushtuar, e vrane me te njejten menyre si dhe Aristidh Kolen, te tre te fundit me leucemi, vrasje te organizuara nga ultranacionalistet e shovenistet greke.
Dora e zgjatur e Greqise vrau po ne te njejten menyre edhe Prof. MITE GUGA ne Gjirokaster mbasi qe kishte perkthyer librin ne shqip, vepren e Aristidh Koles, “Greqia ne kurthin e Serbeve te Milosheviçit”. Perkthyesi Mite Guga vdiq nga leukemia me 19 shkurt 2000, dhe mbas 8 muaj me leucemi vdiq edhe autori i librit Aristidh Kola. Lavdi Dëshmorëve! Ne nuk i harrojme!
Nga libri ARISTIDH KOLA, Kolec Traboini 2014Libri gjendet ne librari Adrion prane Pallatit te Kultures ne qender te Tiranes, ka 200 faqe me dokumenta e fotografi ISBN 978-9928-04-200-2