Lëvizja\UÇK

Fjala lamtumirëse e Xhevat Zekës në emër të Shoqërisë LËVIZJA në varrimin e atdhetarit dhe luftëtarit për liri e bashkim kombëtar Sefer Muzlia

Fjala ime në ëmër të Shoqërisë ,,Levizja”
në varrimin e veprimtarit çlirimtar Sefer Muzlijaj në fshatin e tij të lindjës, Uçë !
Të nderuar të pranishëm, të dashur shokë e familjarë të atdhetarit Sefer Muzlijaj !
Sefer Avdyl Muzlijaj, sot më 10 Qershor 2024 në këtë ditë historike të themelimit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit , po ndahet fizikisht nga familja e tij, bashkëshortja , djemtë, vëllau, motra , nipat dhe të dashurit e tij.
Ne shokët më të cilët Sefer Muzlujaj rrugëtoi në rrugën dhe shtigjet e luftës për liri që nga vitët e hershme të rinisë studentore jemi fort të goditur dhe më të vetmuar tani e tutje sepse Sefer Muzlijaj do të na mungoi fizikisht !
Ishim mësuar bashkë në takime, ndenja, mbledhje, tubime e tribuna në të cilat fjala dhe mendimet , sygjerimet e tij ishin më peshë dhe vizionare!
Që nga koha e studimeve kur Sefer Muzlijaj studionte për diplomaci tradita atdhetare e familjës nuk e la që Ai të shikoi vetëm punët e studimeve sepse populli dhe Kosova ishin të robëruara , Kosova martire kërkonte nga bijtë dhe bijat e saj që të mendojnë edhe për atë, prandaj Ai më qendrimët dhe përcaktimet e tij të drejta për çështjën tonë të pa zgjidhur kombëtare do t’u bijë në sy shokëve të cilët ishin të organizuar ilegalisht sepse ata kërkonin bashkëmendimtarë në rrugën e tyre të vështirë që kishin nisur për liri e bashkim kombëtar.
Njohja më veprimtarin dhe udhëheqësin e Levizjës Çlirimtare Ilegale( OMLK), Kadri Zeka për Sefer Muzlijajn do të hapë një kapitull të veçantë në jetën e tij prej veprimtari ilegal!
Tani e tutje Sefer Muzlijaj nuk do ti takoj vetëm familjës sepse përgjegjësia që Ai po merrte duke u angazhuar në radhët e OMLK-së ishte e madhe por edhe me rreziqe sepse ky brez dhe këta shokë mbi supe të veta po ngarkonin pergjegjësinë historike që të orientoi një popull të robëruar drejt shtigjeve të lirisë.
Vetëm të perkushtuarit dhe të vendosurit siç ishte Sefer Muzlijaj dhe shokët e tij të idealit guxuan të marrin një përgjegjësi kaq të madhe historike mbi supe sepse kishim të bënim jo vetëm më Jugosllavinë titiste pushtuese shumë të fuqishme më aparat represiv por edhe më opinionin botëror i cili ishte kundër një perpjekje të tillë të Kosovës !
Vetëm Shqiperia mëmë ishte krah dhe mbeshtetje e jona , prandaj roli i këtyre veprimtarëve dhe organizatës ishte i rëndësishëm dhe vendimtarë!
Ishte jo rastësi ,edhe thuhët se shokët e idealit gjejnë njëri tjetrin, që Sefer Muzlijaj për shokë pati figura të mëdha kombëtare, besnikë e veprimtarë të mëdhenjë të atdheut: si heroin e udhëheqësin Kadri Zeka, Mehmet Hajrizi, Jashar Alijaj,Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Nezir Myrtaj , Bejtulla Tahiri , dhe shokët si Gani Krasniqi, Jakup Krasniqi, Ramadan Pllana, Emrush Xhemajli, por, edhe shokë tjerë të përkushtuar anë e kënd Kosovës dhe trojeve tona nën pushtimin fashist të Jugosllavisë!
Sefer Muzlijaj, Xhafer Shatri, Jashar Alijaj, Nezir Myrtaj për ne brezin e ri të ilegalës në komunën e Istogut ishin shembull e burim frymëzimi për veprimtari kundër pushtuesëve titistë!
Unë kam patur fatin që të jem bashk më Sefer Muzlijajn në shumē aktivitete dhe veprimtari konkrete edhe ilegale por edhe legale, e kisha shok të perkushtuar ideali, mua do të më mungoi shumë!
Sefer Muzlijaj që nga vitet e para të angazhimit të tij në veprimtarinë ilegale e deri në ditët kur sēmundja e rëndoi shumë ishte po ai i njejti , modest, i matur në mendime e vendime, më mendim të pavarur të tij për të gjitha çështjet e rendësishme !
Ideali dhe tërë qenja e tij ishin dhe mbetën ato që kishte programi i LNÇ të popullit tonë për liri e pavarësi që nga LSHP e deri në betejat dhë luftën e fundit që bëri UÇK në luftë më hordhitë ushtarake e policore të Serbisë fashiste pushtuese për lirinë e Kosovës dhe dëbimin e saj nga kjo tokë!
Sefer Muzlijaj do të jetë mbështetës i madh i projektit të LPK e cila pas luftës dhe lirisë së Kosovës do të organizoj edhe luftën në Kosovën Lindore më UÇPMB dhe atë të UÇK në MV.
Prandaj ju të dashurit e birit të dënjë të popullit tonë Sefer Muzlijaj, ju familjarë, të afermë e ju shokë, mburruni dhe krenarë më birin e shokun tuaj sepse detyrat dhe obligimet ndaj atdheut i kreu më besnikëri e perkushtim !
Ne shokët e tij ishim më të fortë dje se sot, sepse e kishim në mesin tonë Sefer Muzlujajn!
Atij ju plotësua një dëshirë dhe aspiratë, Kosova është e lirë nga çizmja e pushtuesëve serbë, ajo e bashkimit kombëtar mbetët synim e perkushtim i brezit që po vije!
Vepra e tij në sherbim të çështjës kombëtare ate e bën të pa vdekshëm dhe të pa harruar për brezat që do të vijnë !
Shoku ynë Sefer Muzlijaj pusho i qetë në gjirin e tokës mëmë të cilën e ke dashur shumë , asaj i fale gjithëçka nga vetja!
Lavdi e perjetshme jetës dhe veprës në shërbim të atdheut të Sefer Muzlijajt !🇦🇱✊️
10 Qershor, 2024,
fshati Uçë,
Xhevat Zekaj