Pretendime qësharake të Prokurorisë Speciale
Jo lehtë dikush më nxjerr nga përditshmëria e angazhimeve jetësore e profesionale, por zhvillimet e ngjashme marroqe si ato në Gjykatën Speciale ndaj ish luftëtarëve të Lirisë dhe luftëtarëve të tanishëm të së Drejtës z. Haradinaj dhe z. Gucati, ma marin këtë ritëm dhe ma prishin heshtjen!
Nuk më ka rastisur ndonjëherë të shoh apo degjoj që një institucion i pajisur me zyrtaritet dhe autoritet, të hamendet në nxjerrjen e një kundershtimi, duke dhënë hapsirë dhe duke i shqyrtu aq gjatë pretendimet thellësisht te pabazuara të prokurorisë për kinse prishje te konfidences se dokumentacionit hetimor.
Është për tu habitur që në një institucion që ka mandatin e që pretendon drejtësinë, të ndodhin shqyrtime aq të palogjikshme e të padrejta.
Akuzohen njerëzit për publikim të dokumenteve konfidenciale, të cilët njëherësh nuk kanë pasur asnjë arsye as përgjegjësi për ruajtje te asaj konfidence.
Institucioni bënë shkeljen në obligimet e veta dhe nuk bënë asnje veprim hetues të dështimit qesharak, me nxjerrjen dhe hedhjen në rrugë e dokumenteve bazë për hetim e gjykim.
Çfardo që të ketë qenë qëllimi i nxjerrjes së letrave nga gjykata, në asnjë mënyre nuk mund të obligohet dikush nga jashtë, që nuk eshte pjesë apo që s ka ndonjë kontrate me gjykatën, për ta ruajtur konfidencialitetin e saj, rrjedhimisht as edhe për tu gjykuar apo fajësuar për prishje të asaj konfidence.
A do ta ndryshohej efekti i publikimit të letrave në funksionimin e gjykates, nese të akuzuarit do të deklaroheshin se nuk kanë qenë në dijeni për natyren e letrave? Ky efekt a do të nderrohej nëse të akuzuarit do të dënoheshin? Jo assesi !
“Dëmi” ka ndodhë dhe këtë e kanë shkaktuar pikërisht përgjegjësit e institucionit!
Ajo që është tepër e pakuptimtë, është përpjekja për fajësimin e atyre që nuk kanë asnje faj e që nuk kan bërë asnjë veprim në drejtim të cënimit të procedurave të Gjykatës!
Gjykata do të duhej shqyrtu jorregullaritetin në rradhët e saja dhe të merret me pasojat!
Gjykata është ajo që e ka humbur materialin bioptik, pa të cilin do ta ketë të pamundur diagnostikimin dhe gjykimin për çështjen në shqyrtim.
Drejtësi është nëse të akuzuarit kthehen në familjet e tyre !
add a comment