Rrëfimi i syve
(Sime motër, Fatbardhë)
Në fytyrën tënde të imtë
qeshet shtegu i ballit.
Pëlcasin faqekuqet.
Veshët e mprehtë masin pulsin e zërave tingëllues –
varen krenar harqet vetullhënë,
- qerpikët radhiten …
Në zgavrat e syve të zi,
pushojnë qepallat –
Nuk dridhen bebzat e syrit nga shelgjet flokëlëshuar.
Sodisin vëmendshëm të sotmën
- thurin ëndrra rinore për t’ardhmën.
Goja e ëmbël fole,
me buzë ngjyrë gjaku shqipton fjalëbutë.
Hunda thithë aromën e këndshme të luleve kolorit.
Ti nuk e kërrus kurrizin.
Gjymtyrët rrugë të ndritura –
trupëzojnë kryelartë bukurinë e rrallë të yjeve luleborë.
Ndërsa mban nën supe shpatullat e njoma
me fuqinë shpirtërore të zjarrit të zemrës e damarë gjoksi – qan çdo pengesë.
E unë, sykaltri –
hedhem me krahë në lugun e qafës,
dhe t’ngrykoj nga thellësia e dashurisë së lalës
posi vëlla shpirti – të vetmën motër !
maj 2021