DHEMBJE E MALL
(Të ndjerës nënë)
Emri yt magji fjale –
klithma ime e parë ngazëllimi,
shpirti yt i zjarrtë prej nëne –
shpërthim i vrullshëm galdimi.
Vatër e shtrenjtë dritërrezatuese –
krijesë çerdheje familjare,
muzë e fuqishme për vepra krijuese –
cytje për ide tregimtare.
Era jote e këndshme për zili –
kundërmim lulesh të trëndafilta,
zëri yt zë bilbili –
këngëtar n’fusha e male t’blerta.
Shikimi yt i kulluar –
vështrim i mprehtë dhe krenarë,
pamja jote, oh e bekuar –
lëngë lulesh nektarë.
Buzëqeshja e ëmbël, kjo stolisje e çiltër –
uratë admirimi dhe nderimi,
dashuria ndaj pesshës së ngjizur n’mitër –
dhuratë hyjnore nga ndarja dhe largimi.
Ëndrrat tua vegimtare –
vargan shfaqjesh në gjumësi,
dhëmbshuria nga lamtumira s’tu shua fare –
… treti si re shtëllungor nëpër kaltërsi.
maj 2021.