Shqipëria/Aktualitet

Bedri Halimi: Krimet monstruoze të Serbisë në burgun e Dubravës (1)

Burgu i Dubravës shtrihet në anën e majtë të aksit rrugorë Istog – Mitrovicë në km e 5 dhe 1 km larg rrugës, pra në pjesën verilindore të Istogut. Gurëthemeli për ndërtimin e këtij burgu ka filluar në vitin 1979, e ndërtimi ka zgjatur deri më 31. 12. 1986, kur edhe zyrtarisht ka filluar së funksionuari, duke pranuar grupin e parë të personave të dënuarBedri HalimiÇfarë bëri Serbia me të burgosurit shqiptarë?Hapja zyrtare ka ndodhur me një vendim të posaçëm nga ish-Kuvendi i atëhershëm i KSAK. I quajtur zyrtarisht si Shtëpia Ndëshkimore Korrektuese – Istog me paralele në Gjurakovc. Kapaciteti i këtij burgu në kushte normale ka 1 200 shtretër. Burgu i Dubravës ka 148 ha tokë që është pronë e Burgut. 12 ha të kësaj sipërfaqe është brenda mureve, 6 ha janë pavijone banimi. Pavijonet e banimit janë numri nr. 1, nr. 2, nr. 3, nr. 4 (të gjitha me mbikëqyrje), nr. 5 (me mbikëqyrje të përforcuar) dhe nr. 6 (i tipit të hapur).Në vend të prologutNë këtë material do të kuptoni se çfarë bëri shteti serb me të burgosurit shqiptarë në burgun e Dubravës, në Kosovë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s më 1999. Do të mësoni se Serbia fillimisht si i hoqi të burgosurit shqiptarë nga Burgu i Dubravës më 1998 në emër të mungesës së sigurisë për jetën e të burgosurve dhe njëkohësisht si u bë që po kjo Serbi, të njëjtit të burgosur, dhe shumë të tjerë nga burgjet e Serbisë dhe të Kosovës, i solli pikërisht në Burgun e Dubravës, për t’i përdorur si mburoja të gjalla, në këtë vend, ku Serbia e kishte përqendruar arsenalin kryesor ushtarak kundërajror. Do të mësoni gjithashtu se si Serbia provokoi NATO-n me gjuajtje me raketa kundërajrore të fshehura dhe të stacionuara rreth Burgut të Dubravës. Do të mësoni se si edhe përkundër kësaj NATO nuk ra në provokim duke bombarduar caqet serbe. Do të mësoni se si u mundua veprimet e saja Serbia u mundua të ja mvesh NATO-s, ku përmes ushtrisë, duke vrarë të burgosur shqiptarë të pafuqishëm, kur dihet se të gjithë të burgosurit kudo në botë, janë të mbrojtur me konventa ndërkombëtare. Do të mësoni se ky burg është përdorur edhe si qendër e keqtrajtimeve, dhunimeve, vrasjeve dhe masakrave nga njësitë ushtarake serbe gjatë kohës kur të burgosurit nuk kanë qenë në këtë burg. Do të mësoni se si u sollën të burgosurit, si u pushkatuan, si u provokuan, si u bënë likuidimet individuale, si u bënë kurthe, si u lirua Ukshin Hoti dhe disa të burgosur të tjerë në ditët e fundjavës etj. Këtu çdo gjë është origjinale, sepse çdo gjë flitet nga zemra dhe shpirti i njerëzve që e kanë mbijetuar këtë golgotë. Këtu nuk ka komente, këtu ka vetëm argumente.Largimi nga Kosova 1998 Burgjet në Kosovë vazhdimisht ishin të mbushura me shqiptarë. Me rastin e fillimit të luftës në Kosovë, Serbia gjatë vitit 1998 i largoi shumë të burgosur, për ti transferuar ata nëpër burgje të Serbisë, me arsyetimin se nuk kishte siguri tashmë në Kosovë për jetën e të burgosurve, kurse në fakt, qëllimi ishte që të liroheshin vendet nëpër burgjet e Kosovës, për shkak se Serbia vazhdimisht parashikonte burgosjen e të rinjve shqiptarë në njërën anë, dhe në anën tjetër, njerëzit që ishin larguar nga Kosova në burgjet serbe, duhej që të kishin një trajtim “profesional” në përvojën e shtetit serb. Por të shohim se çka rrëfejnë vetë të burgosurit shqiptarë:ISTREF HASANI: Për arsye sigurie më 1988 kur filloi të dalë në skenë UÇK-ja policia serbe u stacionuan në burgun e Dubravës në pavijonin e “Hapur” si quhej dhe ishte jashtë mureve, dhe në atë kohë si arsyetim (sipas serbëve vër. jonë) ishin shkaqet e sigurisë. Pastaj ata kanë ardhur shumë herët me na marrë, na lidhën, na futen në autobus dhe nuk e dinim ku po shkojmë. Kështu jemi transferuar në burgje të ndryshme të Serbisë, dikush në Nish dhe burgje tjera.HAJREDIN HYSENI: Në burgun e Dubravës kam qëndruar afërsisht deri më fillimin e luftës në Kosovë, pra deri me ngjarjet e Prekazit dhe pikërisht pas ngjarjeve të Prekazit një grup të burgosurish, që ata i kanë konsideruar ia vlen të largohen nga Dubrava, vendosen të na largojnë. Kemi qenë 18 persona që na kanë larguar nga burgu i Dubravës, në drejtim të burgut të Nishit, ku na kanë ndalur 10 persona në Nish dhe 8 të tjerë i kanë dërguar në Mitrovicë të Sremit.ENVER DUGOLLI: Pas fillimit të luftës në Kosovë të burgosurit politik i kanë grumbulluar dhe nuk na kanë treguar ku po na dërgojnë. Disa janë dërguar në burgje të tjera, ndërsa unë me disa shokë në burgun e Mitrovicës se Sremit dhe më vonë na është treguar një dokument nga ministria e Serbisë për arsyen e transferimit tonë nga Dubrava në Serbi dhe arsyeja sipas tyre ishte: SIGURIA!!!NAIT HASANI: Më 16 Qershor 1998 më morën mua, Asllan Selimin, Isak Shabanin dhe shumë të tjerë dhe na transferuan në Mitrovicë të Sremit.Për trajtimin e tyre që u është bërë nëpër burgjet serbe, mbase dihet dhe nuk ka nevojë të flitet shumë, për arsye se trajtime të tilla shqiptarëve u janë bërë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në të gjitha burgjet ish Jugosllave, si Goli Otoku, Lepogllava, Gospiqi në Kroaci, Burgu i Lubjanës në Slloveni, Burgu i Sarajevës, Foqës, Zenicës në Bosnje e Hercegovinë, Burgu i Idrizovës në Shkup, Burgu i Nikshiqit, Titogradit në Mal të Zi, dhe në Serbi burgjet e Nishit, CZ-ja e Beogradit, Pozharevcit, Novi Sadit, Sremska Mitrovicës etj. Aq më tepër nuk ka nevojë të flitet për trajtimin e shqiptarëve në burgjet serbe në kohën e fillimit të luftës në Kosovë.KTHIMI NË KOSOVËSapo filluan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe pozicioneve serbe, shteti serb, ndërmori një akt të çuditshëm, atë të rikthimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet serbe në burgjet e Kosovës. Themi i çuditshëm, jo për shkak të mendësisë serbe, por për shkak të arsyetimit të ndërmarrjes së këtij veprimi të shtetit kriminal serb. Rikthimit të tyre në Kosovën e përfshirë tashmë nga lufta. Largimi u bë në prag të fillimit të luftës me arsyetimin e mungesës së sigurisë për të burgosurit, kurse tashmë kur lufta kishte filluar, madje edhe nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë, të burgosurit Serbia po i rikthente në mënyrë të organizuar. Athua tashmë kishte siguri në Kosovë? Të shohim se çfarë deklarojnë vetë të burgosurit në rrefimet e tyre:NAIT HASANI: Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Pra më 26 Prill 1999 nga Mitrovica e Sremit na transferuan në Nish. Më 29 Prill nga Nishi na transferuan në Dubravë me autobusë, realisht ne nuk e dinim ku po shkojmë, por gjatë rrugës e kuptuam ku po shkojmë.HAJREDIN HYSENI: Deri me fillimin e bombardimeve të luftës, ne kemi qëndruar në Nish, pra një vit të plotë në Burgun e Nishit në pavijonin e izolimit, që quhej burgu i Bardhë, dhe me fillimin e bombardimeve i kanë mbledhur të gjithë të burgosurit, sepse e kanë boshatisur Burgun e Dubravës, përafërsisht pas 5-6 muajsh, që na kanë dërguar neve me herët, dhe në Burgun e Dubravës kishin futur forca serbe, policë e ushtarë dhe me fillimin e bombardimeve, neve na kanë kthyer të gjithëve në Burgun e Dubravës.ISTREF HASANI: Gjatë kohës së bombardimeve, na transferuan në Dubravë, ndërsa të burgosurit ordiner i transferuan dy muaj më herët. Gjatë rrugës, gardianët na thoshin që po ju dërgojmë “Mish për Grep”-“Vodimo Vas meso za mamac”.ISMET MAHMUTI: Udhëtimi ka qenë i tmerrshëm. Neve na lidhen. Atje ishte vapë shumë e madhe. Gjatë rrugës na goditnin herë pas here dhe më e keqja gjatë udhëtimit ishte etja, sepse edhe në burgun e Nishit ushqimi ishte shumë i dobët, madje i shihja disa shokë që nga etja e qitnin gjuhën jashtë që tu mbushej me djersë dhe ta shuanin etjen në një mënyrë.XHELAL CANZIBA: Unë kam qenë në autobusin e dytë. Duhej të mbanim kokën ulur dhe jemi rrahur gjatë tërë rrugës. Ne ishim të lidhur me pranga dhe zinxhirë dhe në momentin kur NATO ka bombarduar gardianët kanë ikur nga autobusi.BEDRI KUKALAJ: Gjatë rrugës në Kosovë në Orllat jemi ndalur, sepse NATO bombardoi një makineri serbe para neve që ishim me autobus, dhe i ka vrarë disa ushtarë. Kur hyn gardiani në autobus u lidhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe po ju thotë që jemi shumë të rrezikuar dhe duhet të kthehemi, sepse jemi të sulmuar nga NATO dhe UÇK –ja. Dhe ata i kthejnë përgjigjen, që e kam dëgjuar personalisht dhe thonë që “ky është urdhër i presidentit dhe nuk guxoni m’u kthye mbrapa nëse është e nevojshme të gjithë do të vdisni, por jo të ktheheni mbrapa”.HAJREDIN HYSENI: Në vendin e quajtur Llozic, ne ishim në autobus dhe aeroplanët kanë goditur një “Pizgauer” të militarëve dhe në atë moment gardianët që ishin me ne në autobus na kanë lënë të lidhur për autobusi dhe kanë ikur jashtë, por me vonë, kanë hyrë disa pjestarë të forcave serbe dhe nuk e dinin a jemi serb apo shqiptar. Mirëpo kur erdhën gardianët, tani ata e kuptuan që ishim shqiptarë dhe ata kanë kërkuar që së paku 10 të burgosur të pushkatohen, sepse nga bombardimet iu ishte vrarë një shok i tyre. Mirëpo gardianët këmbëngulën që nuk guxoni, sepse ne jemi me çmim të kokës nëse nuk i dërgojmë në Burgun e Dubravës në numër të plotë, sepse gardianët thoshin që kemi urdhër nga Millosheviçi t’i dërgojmë gjithsesi në Dubravë. Pjestarët e forcave serbe, kërkuan që nëse nuk bënë 10 të burgosur patjetër duhen të paktën dy të burgosur t’i pushkatojmë dhe të marrim hakun për shokun tonë, por prapë ka qenë vendosmëria e gardianëve që ne kemi urdhër nga Millosheviçi t’i dërgojmë në Dubravë dhe në fund këta pjestarë të forcave serbe, edhe pse pranuan, prap hynë në autobus dhe me thika i kanë lënduar disa të burgosur.ISMET MAHMUTI: Kur e kuptuan që nuk mund të na bëjnë asgjë, atëherë bënë një kompromis me gardianët dhe që të shfrynin mllefin e tyre hynin në autobus, i nxorën thikat dhe filluan të na ngacmonin. E mbaj mend një shokut tim ia gërryenin mollëzën e faqes me thikë dhe për çudi njëri nga ushtarët kishte cigaren e ndezur dhe unë pasi jam me flokë të rame, iu duka simpatik, dhe ma fiku cigaren në kokën time.NJAZI KRYEZIU: Duhet me e përmend rastin e Filip Pjetrit i burgosur nga Klina, ku së bashku kemi qenë, ai ka qenë në ulësen e parë dhe është futur një pjestar I forave serbe dhe e ka prerë Filipin në fyt mbi sipërfaqe të lëkurës.FILIP PJETRI: Pasi ndaluan fluturimet ka hyrë një pjestar i forcave serbe në autobus dhe me kapi mua për flokë dhe me ngriti kokën lart dhe me thikë më ka prerë në qafë, por ndërkohë ka hyrë mbikëqyrësi i autobusit dhe i tha që me çdo çmim më duhet ti dërgoj në Dubravë të gjallë, sepse kam urdhër nga lartë. Pastaj kemi vazhduar në Lipjan dhe të nesërmen me autobus na kanë dërguar në Dubravë, por kur kemi hipur në autobus ka ardhur shoferi i drejtorit të burgut të Lipjanit (i quajtur Radomir Kostiq nga fshati Kosh komuna e Istogut, me njihte mua mirë dhe unë, gjithashtu e njihja, sepse kisha punuar me vëllezërit e tij), dhe po i thotë shoferit të autobusit “Ku po i dërgon këto kafshë” – “Gde vodish ovu stoku” dhe shoferi iu përgjigj që këta janë “mish për grep”.Këto ishin vetëm disa deklarime të disa nga të burgosurit shqiptarë, të cilët tashmë e kishin kuptuar se diçka e keqe ishte përgatitur në kurriz të tyre. (VIJON)

Postimet e fundit !