Shqipëria/Aktualitet

Fadil Shyti: Si ta bashkojmë dhe fuqizojmë ekonominë kombëtare mbarëshqiptare

PERSIATJE E THUKTË, Ç’ TË BËJMË NGA ASPEKTI EKONOMIK PËR TY SHQIPËRI ETNIKE?!
(Nga arkiva ime)
(Për faktin që nuk jam profesonialist në ekonomi, nuk pretendoj që di shumë nga kjo fushëbetejë e madhe jetësore dhe shkencore; mirëpo duke parë dhe dëgjuar çfarë po ndodhë nê Shqipërinë e sotme etnike kapitaliste, bëra ca përpjekje modeste orientuese; uroj që këto pikëpamje të mia të mos bien në vesh të shurdhër për klasën politike dhe kombin tim, në pozitë dhe në opozitë.
Janë ca përsiatje serioze të sinqerta që, mua më duken minimale, sesi të dalim nga këto situata kritike që e kanë pllakosur atdheun tonë të përbashkët.
Ju falënderoj për mirëkuptim!).
-Në një shtet revizionisto-kapitalist, ku s’ka bujqësi, blegtori dhe industri tê zhvilluar, ku s”ka  fabrika, uzina, kombinate, që popullit i sjellin prodhim të fuqishëm komercial (përfitues), ku të hyrat e mëdha “sporadike” (milionat stihike), fitohen mbi 80% nga doganat dhe mërgata; krizat ekonomike, rritja e çmimeve, papunësia, varfëria, shpërngulja, (ikja nga atdheu) popullin e lodhin; prandaj dështimet; turpet dhe krimet kudo ishin, janë dhe nëse nuk arrihet të bëhen ndryshime më të mëdha; këto sëmurje shoqërore ekonomike dhe jo vetëm ekonomike, kujtoj, do të jenë afatgjata…?!
-Vetëm puna e pandërprerë heroike e klasës punëtore, në të gjithë sektorët e zhvillimit, bujqësor, blegtoral dhe industrialë, bashkë me vigjilencën revolucionare të klasës politike, të Qeverisë dhe në veçanti kujdesi për mbarëvajtjen dhe mbrojtjen; e, jo zhvatjen e pasurive të atdheut; për interesa personale etj., pastaj duhet bërë grumbullimi i kësaj pasurie  të atdheut që, populli të ketë të ardhura të kënaqshme.
Rol të fuqishëm në zhvillimin tonë ekonomik padyshim ka luajtur dhe luan zhvillimi i marrëdhënieve me shtetin amë, Republikën e Shqipërisë,-kur flasim për Dardaninë (Kosovën e Shqipërisë) dhe anasjelltas; rreptësishtë; jo zhvillimi i këtyre marrëdhënieve, PA RECIPROCITET me shtetet armike;-po, këtu, pa lëshuar pe, as me vendet mike…
 Republikën e Shqipërisë nuk e kam konsideruar, as çdo shqiptar dhe shqiptare nuk duhet ta konsideroj shtet mik. Shqipëria, ishte, është dhe përjetësisht do të jetë pjesë jona, Tirana është piemonti i kombit shqiptar.
-Mirëpo, mirëkuptimi dhe reciprociteti ndërvëllazëror është logjikisht i drejt dhe i qëlluar.
-Kjo mesiguri, ndikon fuqishëm në rritjen e kuotave të eksportit nga prodhimet vendore dhe uljes së importit; mendoj që, këto janë garanci e përparimit, të vendit, e thyerjes së bllokadave armike,-si kjo, nga më tragjikja që s’po ka të ndalë hemoragjia kombëtare; zbrazja e popullsisë, shpërngulja nga atdheu nga armata disfatiste, prej varfërisë; për më tej,-janë garanci për mbrojtjen e vendit dhe të zhvillimit të artit, kulturës, shkencës, tè popullit tonë.
-Më poshtë, po paraqes ca ide konkrete për hapat që duhet t’i ndërmarrin Prishtina dhe Tirana lidhur me zhvillimin e përbashkët ekonomik.
Shqipëria jonë andej dhe këndej Drinit e kashansin ideal që t’i bashkojë forcat ekonomike për ndërtimin e një strategjie  të përbashkët që ne shqiptarët të bëhemi faktorë të fuqishëm, të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm ekonomikisht në rajonin Ilirik, (Ballkan) dhe në kontinentin evropian dhe më gjerë.
1.
    Duke filluar nga bujqësia; p.sh. krijimi i një politike të përshtatshme që shkon në drejtim të bujqve, që atyre t’u garantohet që, çdo produkt që ata prodhojnë, ta kenë të sigurtë dhe të garantuar çmimin shitës – tregun.
-Këtë mekanizëm organizativ shumë të rēndësishëm; optimist dhe sukses të prekshëm; shteti mund ta garantojë; duke bërë reciprocitet në importin e produkteve bujqësore ndaj shteteve, të cilat e disfavorizojnë qëllimisht shtetin shqiptar.
-Kjo është pikënisja për kombin tonë, duke i garantuar klasës punëtore produktet parësore jetësore; më tutje këto produkte nuk do të importohen; por do të sigurohen nga duart e forta të bujqve tanë.
2.
    Është i domosdoshëm, zhvillimi i turizmit.
Duke e ditur që Shqipëria jonë nga të dy anët e kufijve shqiptaro-shqiptarë ka vende shumë të bukura për vizitorë duhet të ndërtohet një “pako” turistike e përbashkët me qëllim që turistët e huaj të kenë mundësi t’i shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare në tërësi;- e, jo vetëm të Shqipërisë administrative kryesisht ato detare,-siç po ndodhë deri më tani.
3.
-Njëkohësisht, Republika Shqiptare e Kosovës duhet bërë thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë të andej Drinit që, nxënësit dhe grupet tjera shoqërore të organizuara të vijnë për vizita në Shqipërinë këndej Drinit.
Këta do të ishin hapa të rëndësishëm dhe më të ngutshëm, për të vazhduar më tej me zhvillime të tjera, siç janë pasuritë tjera nëntokësore, detare, energjia alternative, investimet e huaja si dhe më e domosdoshmja të punojmë pandalshëm për përfshirjen e intelektit, përvojës dhe kapitalit të mërgimtarëve tanë, si njëri ndër faktorët e jashtëzakonshëm dhe shumë i domosdoshëm për vendin tonë.
-Derisa, shtetet mike dhe armike, janë përpjekur dhe po përpiqen që ta paralizojnë dhe ta shfrytëzojnë trurin shqiptar; Shqipëria Etnike, nuk duhet të lejojë më tej që kjo goditje armiqësore, as “miqësore”, t’i ikën nga duart si margaritaret detare përballë stuhive të dallgëve të jetës, në botën e kapitalizmit të egër.
Hajde, na priftë e na përcjelltë e mbara!