FEJA IME ËSHTË SHQIPTARIA
Në këtë ditë të ramazanit
Disa ditë para Bajramit
Besimtari din me u dasht
Si n’Bajram ashtu për Pashkë
N’gjitha festat bëhen bashkë
Besimtari i vërtetë
Nuk ngatrrohet kurrë me fetë
Beson n’Zot që është mbi dhe
Mbron vatan e mbron Atdhe
Shqiptarin e ka mbi fe
Feja ime është shqiptaria
Atje ku kam rrënjët e mia
Zoti im kupton dhe shqip
Lutjet e mia pranon çdo ditë.
FK
29. 3.24
add a comment