Portreti/intervista

Elida Jorgani: Ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare – Naum Veçilharxhi

“Më të mirën gjë, që njohu e kuptoi njeriu në jetë, është të mësuarit.”
Naum Veqilharxhi
225 vite më parë, më 6 dhjetor 1797, lindi iluministi dhe ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, personaliteti i madh dhe i jashtëzakonshëm, Naum Panajot Veqilharxhi – Bredhi (1797-1846).
Lindi në fshatin Vithkuq të Korçës dhe ndërroi jetë (u helmua) në Stamboll.
Në Vithkuq të Korçës është trualli i fisit Bredhi.
I përndrituri Naum krijoi një alfabet krejt origjinal në gjuhën shqipe i quajtur Alfabeti i Vithkuqit dhe e botoi Abetaren – Monument në vitet: 1844 dhe 1845, nga mërgimi, në Bukuresht (i bukur është), ku me një GUR – ABETARE vrau korbat armiq dhe ndritoi kombin shqiptar. Goditi Stambollin, Athinën, Beogradin, përkatësisht paçavuret – dekrete asimiluese: Tanzimatin, Megalo – Idenë, Naçertanien.
Nderim përjetë, o Shqiponjë Arbërore!

Postimet e fundit !