FOLEJA E HUTIT DHE JEHONA E REVULUCIONIT TË KATËRT INDUSTRIAL
Pikërisht në diten e perurimit të librit “Shtegtime nëprër atdhe, njërit nga botimet më të veçanta të shoqërisë “Lëvizjja”, autori Berat Luzha përveç që po na rikujton gjeografinë dhe të kaluarën historke të çdo cepi të atdheut. Ai po na deshmon se shekulli XXI është shekull i shqiptarëve vetëm nëse jemi të bashkuar. Por, si për inat të këtij konstatimi brilant, seç më ngulfati në shpirt propaganda “gjuhëprishur” e një zv.ministri të Repulikës së Kosovës. Zv. Vokrri, në një përurim të një libri tjetër të Shefshet Krasniqit, paska thën; “Ne (etnia jonë) jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Por kulturalisht – elhamdulilah – qe ma shumë se gjashtë shekuj jemi në ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Dhe mundemi me thanë që jemi me siguri populli i vetëm me naj signifikancë politike, që mundemi mu krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve është që fjalën e Allahut ta çojë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor…! Ky nuk është mision i lehtë, natyrisht që has pengesa, ndodhin edhe luftëra.” Përveç parlajmërimit për luftën e shenjtë, ky zyrtar i shteti laik, shkon edhe më lartë se kaq. Ai me shpkjen e tij, paska gjetur se; “Ne nuk kemi ekzistu si entitet i veçantë e me këtë emërtim, shqiptarë, para se me ndodh ky ballafaqim në Evropë”. Që do të thotë se ja ka kaluar edhe dr. Adhamudhit të ditëve të sotmve, i cili po insiston se:”shqiptarët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët… janë nji popull, nji ymet”!
Pra, në mes parashikimit, se sheulli XXI mund të jetë shekull i shqiptarëve dhe misionit për ta dërguar islamin në secilën shtëpi në perendim, qoftë edhe me luftë, seç mu zgjua kurreshtja për të deshifruar domëthënien e një foleje huti në lagjën time. Kërkova në “google serq” dhe nga të gjitha interpretimet që lexova, e zgjodha këtë;“Nëse e keni parë ëndërr me hutin si një Zog i bardhë- është një shenjë që ju jeni në rrezik. Gjuhët e liga do të përpiqen t’ju shpifin. Ju mund të sulmoheni për ç’gjë jeni plotësisht të papërgatitur. Në të njëjtën kohë, pendët e bardha tregojnë se një fatkeqësi serioze nuk do të ndodhë. Ju e dini se si të parandaloni një katastrofë”.
Pra sipas këtij interpretimi, kam kuptuar, se njeriu i shekullit XXI, mundet ta ndal misionin e njeriut nga foleja e hutit. E si mund të ndodhë kjo?
Klaus Schwab, presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, në vepren e tij të fundti “The Great Reset”, konstaton se revolucioni i katërt industrial, i cili tani më ka filluar, është pjesë integrale e projektit të “Rivendosjes së Madhe”. Pra, ai po thotë se tani më vetëm se janë hedhur hapat e parë drejt krijimit të një njeriu të ri “Trans-Human”, të lidhur me makineritë inteligjente! Thënë më se thjeshti, shkrirja e botës biologjike me atë digjitale sot është më e mundur se kurrë! Në vitin 2001, në një konferencë të mbajtur në Havaii, u prezentua koncepti; “B.A.N.G” (Bitet, Atomet, Neuronet dhe Gjenet), i cili me qëllim te përmirësimit tw performancës njerëzore, parashikon konvergimin e katër disiplinave shkencore, Teknologjia e informacionit, Nanoteknologjia, Bioteknologjia dhe Shkencat Konjitive (njohëse). Koncepti i “Trans-humanizmit” i ngritur pwrmes konvergjimit B.A.N.G. pretendon për të krijuar lëkurën inteligjente ose elektronike të njeriut tw së ardhmes dhe ka filluar me aplikimin e tij të pandërprerë përgjatë viteve 2020 dhe synon ta pwrmbyllw deri nw vitin 2030. Disa nga shembujt e kësja ndërmarrje të madhe njerëzore, ishin: zhvillimi i vaksinave me përmbajtje të ARN mesazhere, e cila përfaqësojnë gjeneratën e re të vaksinave të cilat do të prekin Genet e njeriut për të transformuar performancën tonë ndaj përballimit të viruseve si në rastin Covid 19, ose p.sh. zhvillimi i tatuazhit “biostampa”, e cila është një tatuazh digjital i përkohshëm që shërben për monitorimin e shëndetit në trupin tonë, etj. Pra, koncepti “Trans-Human” i referohet nevojës së ngritur nga shkencëtarë të ndryshëm për zhvillimin e një lloji të ri të njeriut, i cili do t’ju do mbijetojë jo vetëm viruseve të panjohura me të cilët mund të përballemi në të ardhmen, por edhe kushteve jonormale klimatike që mund të zhvillohen në planetin tonë. Pra, gjenialiteti i këtij koncepti qendron në faktin se njeriu i këtij shekullit të ri, mund t’i shmanget edhe reziqeve të misoneve nga shapata e zv.Vokrri, dhe deri sa t’i kaloj mlefi e urretja kundër “të pa feve“, te arratiset nga planeti Tokë, për aq kohë sa ky i fundit të jetë jetë i pabanueshëm”.