Portreti/intervista

Çlirim Hoxha: Avni Rustemi – Heroi që vrau tradhtinë

Sot, në 98 vjetorin e ndarejes nga jeta, kujtojmë Heroin e Popullit Avni Rustemin, i cili ndëshkoi tradhtinë mu në mes të Parisit dhe i dha shpresë djalërisë shqiptare. Lavdi!

Avni Rustemi e la amanet që të varrosej ne Vlorën e Flamurit, ku veprimtaria e tij demokratike dhe patriotike ishin evidente. Trupi i tij, sipas kronikave te kohes, udhetoi me anije nga Durresi ne Vlore. Per te pritur Avni Rustemin u derdhen rrugeve dhe shesheve te Vlores rreth 10 mije shqiptar, të ardhur nga te gjitha trojet etnike. Vlora kishe hedhur vellon e zisë per djalin e saj. Nga Skela arkmorti i plumbosur dhe mbuluar me flamurin kombetar udhetoi drejte bashkise, ku ndodhet sot muzeu historik i qytetit dhe me pas u nis drejte vendvarrimit 50 metra ne veri te Teatrit te qytetit ku ndodhet sot. Cermonia mortore zgjati 5 ore sepse, sipas organizatoreve, ne çdo 200 m ne 16 ndalesa kortezhi ndalej dhe ne podiumet e levizshme u ngjiten 300 oratorë, perfshire ketu edhe Fan Nolin, atë Gjergj Fishtën, etj., te cilet me fjalimet e zjarrta ngriten peshe zemrat e te pranishmeve. Kur arkmorti zbriti ne vendvarrimin e caktuar u mbulua me nje mal prej 200 kurorash dafine dhe lulesh. Shqiperia dhe veçanerisht Vlora, perjetoi nje situate zie te dhimbshme, por ajo e mori Avni Rustemin ne gjirin e saj dhe e ruan me fanatizem!