Shqipëria/Aktualitet

Ç’ PO NDODHË ME PROTESTËN

Nga sonte mund të themi se politika ia ka mësyrë edhe publikisht ta pushtojë protestën e revoltës qytetare për vrasjen e Klodian Rashës. Në fakt protesta që në krye të herës tregonte dy tendenca; atë të indinjatës qytetare dhe cytjen politike drejt dhunës. Dikujt iu desh dhuna dhe këta nuk ishin qytetarët. Është e natyrshme që opozita të provoj të përfitojë nga të tilla dhimbje shoqërore, por cytja drejt dhunës u pa edhe njëherë se nuk është mjeti i duhur dhe i pranueshëm nga qytetarët. Përdorja e moshave të reja, adoleshentëve, është akti më barbarë i gjithë historisë sonë politike. Kjo iritoi dhe brengosi secilin familjar. Ky iritim çoi në zbehjen e reagimit qytetar. Kjo gjendje e krijuar, kur zbehja po e çon protestën në fund, bëri që sonte të kemi në shesh një numër qytetarësh të moshës politike dhe disa të politikës aktive. Shfaqja e opozitës në protestë vetëm sa i bënë gjërat më të qarta dhe e shpjegon atë dorën e fshehtë, e cila e shtynte protestën drejtë dhunës.  

Tani, nga sonte e tutje, mund të pritet aksion opozitar për të mos e lënë protestën të vdes. Kjo edhe pse është dashur të ndodhte që në krye të herës, kur opozita futi duart në revoltën qytetare, domosdo se është sihariqi më i mirë që mund t’i vijë vendit pas kaq ditë cytjesh dhe përdorjesh të të miturve. Tashmë kemi një përgjegjës për sa ndodhë në sheshet e vendit dhe sigurisht kjo do shoqërohet edhe me qëllimin politik që opozita mund ta ketë në këtë parakohë zgjedhjesh.  

Ajo që na bën përshtypje në gjithë këtë ndërmarrje opozitare për pushtimin e revoltës qytetare, është ngulfatja e saj sikur në rastin e Astirit apo edhe Teatrit. 

Këto gabime të opozitës po e veshin Edi Ramën dhe partinë socialiste me votë plebishitare, dhe kjo tepri vote nuk është e shëndetshme, sepse e bënë opozitën të paqenë dhe pushtetimin komod. 

B.M.