Mbush sëkëlldi
E ju do thoni je hileqarë
Kur për vete e dua gjithë bukurinë
Që jep çdo stinë breg Drinit të bardhë
Edhe kur dielli qiellit zë i jep zjarr
Sa i larë vjen dielli sa me bollëk
Sa ëmbël vesa lagë lehtë gjithçka
Po të vini këndej ku Drini ecën valë valë
Prap ju do thoni se jam hileqar
Do thoni hileqari e paska motin të mirë e të plotë.
E kujt i pëlqen të mbërthei ndonjë lule
Pa e këputur le ta merr me pekule
Le të kujtohet se ujët e Drinit plak
Dy herë të njëjtat brigje nuk ka ndodhur t’i lagë
Mund të kesh oqeane në faqe të dritares
Mund të kesh liqene e lumenj me nam
Po Drinin, Drinin kur ta kesh parë
Do ndjesh grykëbjeshkën puhimë mbi fushën e saj
Nuk ka më të bukur natyra peisazh
Se avullin e detit në gjirin e acartë
Edhe po të thoni hileqari paska ngri
Edhe po të thoni hileqari nuk paska fe
Edhe po të thoni hileqari është fertil
Çdo ditë motmoti unë jetoj nga një idilë
Edhe kur bora me pushtetin e saj
I ngjitet qiellit horizontit në skaj
Unë hileqari plot sëkëlldi
Hamshor rend trokun çaj rrëken idilë.
add a comment