Pak konspiracion
Macron dhe Rama, festuan ditëlindjen e 115-të të Enver Hoxhës, mu në banesën e tij, të quajtur “Vila-31”, e cila ishte rezidencë shtetërore e jo private.
Një paraardhës i Macron-it, ish presidenti francez, De Gol, shfaqte hapur admirimin ndaj Enver Hoxhës, ndonëse vetë vinte nga nje vend demokratik?…
Enver Hoxha, kushëririn e vet që quhej, Ismail Kadare, duket se e katapultoi jo rastësisht si profil shkrimtari, mu në Francë ( e jo në Lindje), e cila e promovoi pa komplekse, ndonëse e dinte se ai ishte edhe deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë asokohe dhe për disa kohë, ishte edhe nenkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, kur kjo organizatë popullore udhëhiqej nga Nexhmie Hoxha-gruaja e Enver Hoxhës!
Po ashtu, të gjithë filozofët, politikanët dhe intelektualët francezë, që takonin Enver Hoxhën, shfaqeshin të mahnitur me të, për dy gjëra veçanërisht: me njohuritë e thella të tij për letërsinë dhe filozofinë franceze, si dhe kualifikimin e patejkalueshëm për Enverin-si një shqiptar që e flet frëngjishten më mirë se francezët!
Në vitin 1960, kur Shqipëria ishte në fundin brutal të miqësisë me sovjetët, kishte kërkuar pikërisht nga Franca që të merrte përsipër aksionin për mbështetjen në perëndimorizimin gjeopolitik të Shqipërisë!
De Gol ishte përgjigjur se megjithë vullnetin, bota Euroatlantike nuk ishte e gatshme të merrte Shqipërinë në gjirin e vet atëbotë!
Gjithsesi, në Vilën-31, fryma e Enver Hoxhës priti një president francez. Jam i bindur se Enver Hoxha dëshironte ta bënte një pritje të tillë, për të gjallët e vet!
Franca mbase ishte dobësi e tij e veçantë. Ai studioi në Liceun francez të Korçës, ku më pas ligjëroi edhe si profesor.
Bëri edhe një pjesë të jetës së vet në Francë. Aty për herë të parë u njoh me idenë e komunizmit dhe jo në Shqipëri!
Sidoqoftë, Macroni shmangu kontaktin retorik me profilin e Enver Hoxhës, përveç një lavdërimi për sistemin totalitar ( siç e tha ai), i cili sipas tij, megjithatë ka promovuar mësimin e gjuhës dhe kulturës franceze!
add a comment