Kur sulltan Reshati nëpër Tasjan ra
Në vitin njëmijë e nëntëqind e njëmbëdhjetë
Dolën njerëzia, i bënë temena
Sulltan Reshati asgjë nuk u tha
Teksa rrinte trishtueshëm në vagonetë
Sikur dinte gjë pêr ndonjë hata
Një plak i mençur që u gjet aty
Dhe merrte vesh gjërat më mirë nga të tjerë
E lexoi sulltan Reshatin thellë në sy
Dhe tha: si një e një që bëjnë dy
Sulltan këtej shohim për të fundit herë
“Mas pesqin vjet që i majtëm n’kry”
Më pas urtaku në çehre u nxi
Si vetëtima kur në diell bjen
Dhe shfryu: -ç’na zbret tash, ç’mënxyrë, ç’llahtari…
Preku me rënkim të zezat mushkëri
Me shekuj të gërryera nga i ziu verem
Dhe tha: -si s’u ngop frymë një herë kjo Shqipëri…
Sulltan Reshati s’pat gjë për të thënë
Kur ra me pampur nëpër Tasjan
Para se Dovleti n’thua të kish zënë
Por, plaku i mençur, me rënkim e gjëmë
U tha njerëzve që i bënë temenanë:
-çorbë të njëjtë kemi për të ngrënë
Se pa një krajl neve, s’na lënë që s’na lënë…
add a comment