Kulturë\Letërsi

Bedri Halimi (Poezi)

HALIL JASHARI

Me ty e arrijmë të pambërrijtshmën

Nuk jemi fajtor për të çmendurit

Me dhembje e realizojmë porosinë e nënës

Dhe shërojmë dhembjen në bregun e liqenit të zanave

Ti mbete lajmëtar i pranverës

Në çdo stinë

Në rrugën për te dielli

Ti lum i çdo vendlindjeje

Që kumbon çdo kohë

Në rrugën e jetës

Me ty s’ka vdekje

Nga asnjë stuhi

Ti je fjalë e vërtetë

Trung që ecën kah njeriu

Porosinë e nënës e realizon

U trete të mos vij vdekja e ditës

Të mos kemi mall

Ta arrijmë të pambërritshmën

AHMET KAÇIKU

Me ty pleqëria s’t’i mbyll sytë

As nata kriminale

Lugetërit e ri pa ty bëjnë bisedë

Si ta harrojmë porosinë tënde

Me ty jubiletë nuk i përkasin planetit tjetër

Ëndrrat kanë kuptim

Me ty s’ka zënkë familjare

As perandori të mjegullës

As flamuj të verdhë

Nuk pranoj fyerje kur jam në shtëpi

Dajrexhintë e mjegullës mbajnë fjalim

Për planetin tjetër

Kalorësit e erës

S’mund ta studiojnë porosinë tënde

Kënga e lugatit vritet në natën kriminale