Lëvizja\UÇK

Ramadan Avdiu: Në kujtim dhe nderim të Heroit Bajram Bahtiri

28 ditë pas vrasjes së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishes, në Prishtinë, më 8 Shkurt 1984, afër shtëpisë së tij, në luftë me policinë pushtuese bie heroikisht edhe veprimatri e atdhetari i paepur Bajram Bahtiri.Ndonëse kanë kaluar 37 vite nga vrasja a Bajramit kujtimi për të është i përhershëm në mendjen e të gjithë atyre që patën fatin ta njohim e të bashkëveprojmë me te në rezistencë kundër pushtuesve. Bajrami është shquar për guxim e vendosmëri. Më 2 Prill 1981 Ai bashkë me disa shokë të tij gjatë tërë ditës kishte barikaduar rrugën në hyrje të Kodrës së Trimave dhe i armatosur e mbronte barikadën duke mos lejuar ushtrinë dhe forcat speciale serbe të depërtojnë në brendësi të qytetit të Prishtinës ku zhvilloheshin demonstratat e njohura të pranverës së luleve të kuqe siç i quante heroi Nuhi Berisha. Pas demonstratave Bajrami arrestohet dhe menjëherë pas lirimit ai angazhohet në radhet e Lëvizjes ku ishte i pandalshëm deri në rënien e tij heroike. Heroi Bajram Bahtiri sikurse të gjithë heronjtë e tjerë do të kujtohen me pietet e krenari ndër breza. Lavdi jetës dhe vepëre së heroit të kombit Bajram Bahtiri!