Kulturë\Letërsi

Bedri Halimi: Mbledhja e lirikës popullore në Opojë

MBLEDHJA E LIRIKËS POPULLORE NË OPOJË
Mbledhja e lirikës popullore në Opojë, fillimisht është bër nga ndonjë prej punonjësve të Institutit Albanologjik të Prishtinës si Dr. Nuhi Vinca, Dr. Sadri Fetiu, Dr. Myzafere Mustafa, Lorenc Antoni etj. Kjo ka ndodhur gjatë ekspeditave hulumtuese, studimore, kërkimore që kanë qenë të rralla. Kurse në mënyrë më intenzive mbledhja e lirikës ka filluar pas fillimit të botimit të revistës Sharri (Buletini), ku deri më tani janë mbledhur e prezantuar shumë materiale folklorike në prozë e lirikë popullore, krahas shkrimeve të tjera në sferën e gjuhësisë, historisë, etnologjisë, letërsisë etj.
Të gjitha këto materiale tashmë janë botuar në libra të veçantë si: Opoja – Aspekti Historik, Opoja – Aspekti Folklorik; Opoja – Aspekti Gjuhësor dhe Opoja – Aspekti Etnologjik.
Kështu në lëmin e lirikës popullore kësaj rradhe do të flasim në gjuhën e shifrave konkrete, ku deri më tani janë mbledhur e botuar gjithësej, 1073 këngë të ndryshme që përfshijnë githësej 10653 vargje.
Këngë motmoti
Janë mbledhur gjithësej 61 këngë me 496 vargje. Këngët janë mbledhur nga: Bedri Halimi (2 këngë me 14 vargje); Xhevat Hasani (1 këngë me 9 vargje); Yrjet Berisha (16 këngë me 108 vargje); Ismet Lecaj (6 këngë me 76 vargje); Rexhep Tërshnjaku (4 këngë me 24 vargje); Nexhat Ajdini (3 këngë me 22 vargje); Xhafer Kabashi (1 këngë me 10 vargje); dhe Seadin Misini (1 këngë me 10 vargje).
Këngë përgimi
Janë mbledhur 11 këngë me 206 vargje nga: Shefqet Pllana – 2 këngë me 8 vargj; Nexhat Ajdini – 1 këngë me 14 vargje; Myzafere Mustafa – 4 këngë me 36 vargje; Ismet Lecaj – 2 këngë me 134 vargje dhe Kadri Halimi – 2 këngë me 104 vargje.
Ninullat
Janë mbledhur 46 këngë me 361 vargje nga: Lorenc Antoni – 1 këngë me 8 vargje; Bedri Halimi – 1 këngë me 14 vargje; Kadri Halimi – 5 këngë me 63 vargje; Mitat Fejza – 1 këngë me 20 vargje; Myzafere Mustafa – 11 këngë me 91 vargje; Naser Pajaziti – 1 këngë me 10 vargje; Nexhat Ajdini – 10 këngë me 107 vargje; Sadri Fetiu – 4 këngë me 34 vargje; Yrjet Berisha – 10 këngë me 91 vargje; Rexhep Tërshnjaku – 1 këngë me 10 vargje dhe Nuhi Vinca – 1 këngë me 4 vargje.
Këngë synetie
Janë mbledhur 28 këngë me 249 vargje nga: Nexhat Ajdini – 23 këngë me 175 vargje; Bedri Halimi – 1 këngë me 20 vargje; Yrjet bErisha – 3 këngë me 38; dhe Agim Skeraj – 1 këngë me 16 vargje.
Këngë fejese
Janë mbledhur 194 këngë me 2161 vargje nga: Myzafere Mustafa – 2 këngë me 70 vargje; Nexhat Ajdini – 73 këngë me 780 vargje; Yrjet Berisha 84 këngë me 707 vargje; Rexhep Tërshnjaku – 3 këngë me 134 vargje; Xhafer Kabashi – 8 këngë me 61 vargje; Bedri Halimi – 7 këngë me 85 vargje; Mitat Fejza – 6 këngë me 92 vargje; Naser Pajaziti – 1 këngë me 4 vargje; Lorenc Antoni – 1 këngë me 16 vargje; Xhevat Hasani – 2 këngë me 22 vargje; Agim Skeraj – 1 këngë me 14 vargje; Ismet Lecaj – 1 këngë me 28 vargje; Meritë Lecaj – 1 këngë me 90 vargje; Rifat Murati – 1 këngë me 16 vargje; Refki Ahmeti – 2 këngë me 12 vargje; dhe një mbledhës pa autor – 1 këngë me 14 vargje.
Këngë nusërie
Janë mbledhur 12 këngë me 255 vargje nga: Agim Skeraj – 3 këngë me 24 vargje; Rifat Murati – 1 këngë me 40 vargje; Nuhi Vinca – 2 këngë me 18 vargje; Xhevat Hasani – 1 këngë me 66 vargje; Xhafer Kabashi – 1 këngë me 12 vargje; Myzafere Mustafa – 2 këngë me 62 vargje; Lorenc Antoni – 2 këngë me 33 vargje.
Këngë martese
Janë mbledhur 187 këngë me 1850 vargje nga: Xhafer Kabashi – 17 këngë me 222 vargje; Nexhat Ajdini – 55 këngë me 434 vargje; Yrjet Berisha – 82 këngë me 721 vargje; Xhevat Hasani – 1 këngë me 8 vargje; Myzafere Mustafa – 5 këngë me 146 vargje; Seadin Misini – 1 këngë me 10 vargje; Rifat Murati – 3 këngë me 34 vargje; Refki Ahmeti – 1 këngë me 4 vargje; Mitat Fejza – 11 këngë me 105 vargje; Ismet Lecaj – 3 këngë me 50 vargje; Bedri Halimi – 2 këngë me 16 vargje; Agim Skeraj – 2 këngë me 35 vargje; Nuhi Vinca – një këngë me 30 vargje; Lorenc Antoni – 2 këngë me 35 vargje.
Këngë pune
Janë mbledhur 31 këngë me 266 vargje nga: Nuhi Vinca – 21 këngë me 163 vargje; Yrjet Berisha – 1 këngë me 7 vargje; Xhevat Hasani – 2 këngë me 18 vargje; Garip Krasniqi – 1 këngë më 4 vargje; Xhafer Kabashi – 3 këngë me 44 vargje; Bedi Halimi – 1 këngë me 4 vargje; Nuhi Hasani – 2 këngë me 25 vargje.
Këngë dashurie
Janë mbledhur 98 këngë me 1243 vargje nga: Xhafer Kabashi – 22 këngë me 288 vargje; Yrjet Berisha – 25 këngë me 194 vargje; Xhevat Hasani – 6 këngë me 141 vargje; Nuhi Vinca – 10 këngë me 88 vargje; Seadin Misini – 1 këngë me 6 vargje; Muhamet Sinani – 3 këngë me 52 vargje; Ismet Lecaj 3 këngë me 104 vargje; Mitat Fejza – 2 këngë me 10 vargje; Rufan Murati – 1 këngë me 15 vargje; Lorenc Antoni – 24 këngënme 346 vargje; Rizan Krasniqi – 1 këngë me 4 vargje.
Këngë erotike
Janë mbledhur 20 këngë me 282 vargje nga: Yrjet Berisha – 12 këngë me 121 vargje; Rifat Murati – 1 këngë me 50 vargje; Nexhat Ajdini – 1 këngë me 6 vargje; Nuhi Vinca – 2 këngë me 36 vargje; Lorenc Antoni – 2 këngë me 22 vargje; dhe një student anonim – 2 këngë me 47 vargje.
Këngë humoristike
Janë mbledhur 20 këngë me 288 vargje nga: Xhafer Kabashi – 4 këngë me 22 vargje; Yrjet Berisha – 8 këngë me 96 vargje; Xhevat Hasani – 2 këngë me 36 vargje; Nuhi Vinca – 5 këngë me 118 vargje; Myzafere Mustafa – 1 këngë me 16 vargje.
Këngë vallëzimi
Janë mbledhur 17 këngë me 243 vargje nga: Xhevat Hasani – 3 këngë me 43 vargje; Lorenc Antoni – 3 këngë me 24 vargje; Muhamet Sinani – 1 këngë me 18 vargje; Nuhi Vinca – 2 këngë me 46 vargje; Yrjet Berisha – 3 këngë me 43 vargje; Behar Krrabaj – 1 këngë me 9 vargje; Rexhep Tërshnjaku – 1 këngë me 21 vargje; Ismet Lecaj – 1 këngë me 15 vargje; Ibrahim Skenderi – 2 këngë me 24 vargje.
Këngë rinie
Janë mbledhur 200 këngë me 1633 vargje nga: Yrjet Berisha – 79 këngë me 554 vargje; Nuhi Vinca – 21 këngë me 157 vargje; Xhafer Kabashi – 7 këngë me 53 vargje; Rufan Murati – 1 këngë me 8 vargje; Nexhat Ajdini – 34 këngë me 396 vargje; Naser Pajaziti – 3 këngë me 46 vargje; Bedri Halimi – 11 këngë me 128 vargje; Xhevat Hasani – 3 këngë me 32 vargje; Mitat Fejza – 13 këngë me 118 vargje; Fatime Ajdini – 1 këngë me 14 vargje; Nafi Dauti – 1 këngë me 38 vargje; Kadri Halimi – 1 këngë me 6 vargje; Rexhep Tërshnjaku – 1 këngë me 8 vargje; Seadin Misini – 1 këngë me 26 vargje; Behar Krrabaj – 1 këngë me 16 vargje; Nevzat Nuhiu – 1 këngë me 18 vargje; Lorenc Antoni – 15 këngë me 190 vargje.
Dromca për fëmijë
Janë mbledhur 64 lojra përkatësisht dromca me 448 vargje nga: Abaz Çengaj – 3 lojra me 14 vargje; Rexhep Tërshnjaku – 1 lojë me 8 vargje; Nexhat Ajdini – 52 lojra me 372 vargje; Ismet Lecaj – 1 lojë me 5 vargje; Nuhi Vinca – 6 lojra me 44 vargje, dhe 1 lojë pa emër të mbledhsit me 5 vargje.
Këngë kurbeti
Janë mbledhur 48 këngë me 481 vargje nga: Xhafer Kabashi – 4 këngë me 49 vargje; Mehdi Bardhi – 1 këngë me 30 vargje; Ismet Lecaj – 2 këngë me 58 vargje; Lorenc Antoni – 3 këngë me 32 vargje; Xhevat Hasani – 2 këngë me 26 vargje; Nuhi Vinca – 14 këngë me 106 vargje; Nexhat Ajdini – 1 këngë me 8 vargje; Seadin Misini – 1 këngë me 28 vargje; Mitat Fejza – 3 këngë me 20 vargje; Naser Pajaziti – 3 këngë me 30 vargje; Kadri Halimi – 1 këngë me 10 vargje; Bedri Halimi – 1 këngë me 8 vargje.
Këngë të ndryshme
Janë mbledhur 22 këngë me 193 vargje nga: Yrjet Berisha – 7 këngë me 51 vargje; Xhafer Kabashi – 11 këngë me 102 vargje; Shaip Baxhaku – 1 këngë me 23 vargje; Nexhat Ajdini – 1 këngë me 7 vargje; Naser Pajaziti – 1 këngë me 6 vargje; Nuhi Vinca – 1 këngë me 4 vargje.
Këngë historike
Janë mbledhur 16 këngë me 252 vargje nga: Yrjet Berisha – 6 këngë me 157 vargje; Demir Reshiti – 1 këngë me 22 vargje; Muhamet Sinani – 1 këngë me 18 vargje; Ismail Abazi – 1 këngë me 31 vargje; Xhafer Kabashi – 4 këngë me 45 vargje; Xhevat Hasani – 1 këngë me 20 vargje; Lulzim Ahmeti – 1 këngë me 23 vargje; Nuhi Vinca – 1 këngë me 36 vargje.
Për fund
Pra regjistri i njësive të shënuesve të lirikës popullore të Opojës është si vijon: Abaz Çengaj – 3 këngë; Agim Skeraj – 7 këngë; Bedri Halimi – 26 këngë; Behar Krrabaj – 3 këngë; Demir Reshiti – 1 këngë; Dr. Myzafere Mustafa – 27 këngë; Dr. Naser Pajaziti – 7 këngë; Dr. Nuhi Vinca – 112 këngë; Dr. Shefqet Pllana – 2 këngë; Dr. Xhevat Hasani – 24 këngë; Fatime Ajdini 1 këngë; Garip Krasniqi 3 këngë; Ibrahim Skenderi 8 këngë; Ismail Abazi 1 këngë; Ismet Lecaj 24 këngë; Kadri Halimi 9 këngë; Lorenc Antoni 54 këngë; Mehdi Bardhi 1 këngë; Meritë Lecaj 1 këngë; Mitat Fejza 37 këngë; Muhamet Sinani 7 këngë; Nafi Dauti 1 këngë; Nevzat Nuhiu 1 këngë; Nexhat Ajdini 255 këngë; një student anonim 2 këngë; Nuhi Hasani 3 këngë; Refki Ahmeti 3 këngë; Rexhep Tërshnjaku 11 këngë; Rifat Murati 6 këngë; Rizan Krasniqi 1 këngë; Rufan Murati 2 këngë; Dr. Sadri Fetiu 5 këngë; Seadin Misini 5 këngë; Shaip Baxhaku 1 këngë; Xhafer Kabashi 86 këngë dhe Dr. Yrjet Berisha 347 këngë.
Natyrisht se nuk mund të thuhet, se janë mbledhur të gjitha këngët e likës popullore në Opojë. Shpresojmë se intelektualët e ndryshëm, e veçmas të gjeneratave të reja, do të merren me mbledhjen e lirkës popullore që është gurrë e pashterrshme e etnokulturës opojane.