Shqipëria/Aktualitet

Bedri Halimi: Krimet monstruoze të Serbisë në burgun e Dubravës (3)

Meqenëse planet serbe nuk u realizuan, për vrasje në masë të burgosurve shqiptarë nga bombardimet e NATO-s, përkundër faktit se të burgosurit i kishin detyruar të qëndronin në kuzhinë të grumbulluar, forcat serbe tashmë e shihnin momentin e përshtatshëm për të bërë masakra, në mënyrë që pastaj për të gjitha t’i fajësonin forcat e NATO-s.BOMBARDIMET E NATO-s DHE FORCAVE SERBEBedri Halimi BESIM ZYMBERI: Pasi Nato bombardon forcat serbe, më 19 maj forcat serbe bombardojn në Dubravë në pavijonin tonë “C”, dhe nga 20 të burgosur që ishim në dhomë, gjejnë vdekjen 3 të burgosur: Gjokë Ndrecaj, Avdulla Tahiri dhe Enver Topalli. Enverin dhe Gjoken nuk kemi mundur t’i shohim, sepse iu kishte rënë tavani mbi ta, ndërsa disa që u plagosen i kanë dërguar në spital.FRASHËR SHABANI: Kur ka ndodhur sulmi i parë, nga forcat serbe ishim 20 të burgosur në dhomë, kur në një moment është dëgjuar një krisme e madhe, dhe për 20 minuta asgjë nuk kam mundur të dëgjoj asgjë. Në ato momente Gazmend Zeka ka bërtitur, mua më është paraqitur ndjenja t’i ndihmoj të burgosurve dhe me Xhevatin e kemi nxjerrë Avdullah Tahirin, por ka vdekur pasi kishte gjakderdhje shumë. Agim Gashi e kishte lëkuren e hequr krejt, Gjergj Karaqi nga Gjakova ishte i alivanosur, dhe në atë moment i kam hedhur ujë dhe me frymëmarrje artificiale e kemi kthyer në jetë.ISTREF HASANI: Dikujt iu kujtua një mjet të fortë me marrë, dhe unë e dija që ku i mbanin mjetet dhe i kam marrë krampet, e kam shkuar drejt burgut, por prapë nuk kam mundur mi hap, dhe Besim Rama më tha “ama mua ta provoj nga brenda” dhe i kanë hapur.SADIK ZEQIRI: Gjithmonë thoshin se dyert e burgut nuk thyhen, por ne e thyem derën e burgut. Ne ishim 5 të burgosur në dhomë dhe e shkatërruam një shtrat, edhe pse nuk kishim fuqi, sepse ishim afërsisht nga 50 kg peshë, 4 nga ne me shtratin e shkatërruar e goditnim derën e dhomës tonë, me ritëm, që pas shumë goditjeve e thyem derën e burgut, së bashku me pjesën e murit që ishte e kapur dhe më vonë kanë ardhur të burgosur të pavijoneve të tjera që kanë qenë më të lirë, me kazma e mjete të tjera për t’i thyer dyert e tjera të burgut. Pas daljes nga pavijoni, na dolën përpara gardianët dhe na detyruan të ulemi në tokë dhe thoshin: “A po e shihni kush po ju bombardon”?!BESIM ZYMBERI: Ka ardhur një gjykatës hetues dhe i ka thirrur disa të burgosur për t’i pyetur si ka ndodhur bombardimi. Pasi e përfunduan procedurën e të marruarit në pyetje, kanë ardhur dy romë dhe i kanë marrë tri kufomat e para, dhe nuk di ku i dërguan. Kufomat ishin të mbuluara me dy batanije.NAIT HASANI: Tani vjen komandanti i burgut MIKI, me gardianë dhe me një gjykatës hetues, dhe e kanë shikuar vendin ku është bombarduar.ISMET MAHMUTI: Ata pasi pësuan nga bombardimet e NATO-s, forcat serbe e bombarduan burgun, ne i tërhoqëm, dhe i qitem jashtë në oborr dhe prisnim çka do të ndodh tani. Por për çudi, i pamë disa njerëz që hynin me aparate thoshin se ishin gazetarë të disa medieve serbe dhe greke. Ata fotografonin kufomat, merrnin shënime dhe i numëruan. Si duket ishin përgatit mirë për të treguar që ata janë të brengosur për këtë ngjarje, dhe ajo vizitë neve na krijoi një përshtypje që mi vendos pikë kësaj faqe, dhe sapo kanë dalë jashtë gazetarët, forcat serbe filluan masakrën në formën tjetër.NASER SHPORTA: Gazetarët kanë ardhur pas bombardimit. Disa kanë qenë nga Peja, sepse disa të burgosur i njihnin ata dhe ata na kanë detyruar t’i numërojmë të vrarët nga bombardimi dhe i kanë incizuar dhe fotografuar.BISLIM BISLIMI: Një moment që vlen të ceket, ishte data e 19 maj, kur vijnë për herën e dytë, që serbët kishin marrë gazetarët e tyre, dhe një gardian me maskë thotë: “a keni shpëtuar a”?, dhe fillon të shante NATO-n.BESIM ZYMBERI: Momentin kur shkuam të fusha e sportit, para pushkatimit ka ardhur një grup gazetarësh dhe një nga kamerat, që e kam parë unë, shkruante “Hellius” televizion Grek, por ka pasur edhe nga BBC. Nga fusha e sportit ne kemi bërë me dorë, që të na ndihmojnë, sepse për neve ata ishin të huaj dhe ndoshta do të na ndihmonin. Kjo pamje kur është transmetuar në Hagë shihen të burgosurit duke bërë me dorë.BAJRUSH XHEMAJLI: Pas bombardimit të forcave serbe erdhën gazetarë me kamera të televizioneve të ndryshme, erdhën mjek po ashtu. Mua më dukej sikur gjithçka është e përgatitur, ata duke incizuar neve të vrarët, të plagosurit, demek të thoshin para botës ‘shikoni çfarë ju bëri NATO’, duke ja lënë këtë veprim Nato-s. Për fat të mirë, që ishin disa të plagosur dhe mjekët u kujdesen për ata ndërkohë që gazetarët incizonin.XHEVAT HAZIRI: Rasti i dytë është më 19 maj kur nxirremi në pavijonin “C”, dialogu mes gardianit dhe një civili. Civili i jep urdhër të prerë gardianit që të na vendosin në korridorin e objektit në shkollë, por gardiani thotë që nuk ka vend për të gjithë. Por, ai, civili thotë: unë të thash ‘futi aty’.HAQIF ILJAZI: Një i burgosur ordiner serb i quajtur Zenica, që na bëri rresht, më vonë na detyruan të hynim brenda, dhe që dyert ishin të gjitha të hapura.BESIM ZYMBERI: Pasi dolëm në oborre, i kanë marrë tre të plagosurit shqiptarë dhe neve na dërguan në objektin që e kanë përdorur si shkollë. Na kanë vendosur në korridor, dhe jo në dhoma, në mënyrë që të jemi sa më grumbull dhe të kishte vrasje më të mëdha në numër në rast të bombardimit të shkollës.NAIT HASANI: Më 21 maj na zgjuan në mëngjes për të ngrënë bukë, dhe kanë filluar bombardimet nga forcat serbe, ne kemi dalë në oborr. Aty janë vrarë 19 të burgosur, dhe me dhjetëra të plagosur, që njëri nga ata isha edhe unë, duke i ndihmuar të plagosurit tjerë. AVNI KLINAKU: Më 21 Maj deri në ora 24, NATO ka bombarduar arsenalin e forcave serbe, dhe pastaj forcat serbe kanë granatuar burgun e Dubravës dhe me 22 Maj, kur e kemi bërë bilancin, ka rezultuar që të vdekur nga predhat serbe 25 apo 26.BISLIM ZOGAJ: Më 21 Maj kanë ndodhur granatimet në burgun e Dubravës dhe në mbrëmje kam mbajtur disa shënime dhe kanë qenë 19 të vrarë nga këto bombardime dhe 32 të plagosur rëndë, që i kemi pozicionuar te fusha e sportit, të cilëve jemi munduar sado pak t’i ndihmojmë. Prej atyre 32 të plagosurve, të nesërmen ka vdekur edhe një i burgosur tjetër dhe numri i të vdekurve nga këto bombardime ka qenë 23 dhe për te gjithë këta, kam mbajtur shënime me emër dhe mbiemër, por në ditën kur jemi larguar nga burgu, nuk kam guxuar ti marr me vete sepse mendova që mund të më kontrolloj dikush dhe e kam lënë në burgun e Dubravës në një dyshek, dhe mendoja që do ta gjej dikush pas një kohe.NJAZI KRYEZIU: Ne jemi organizuar me shkue me ju ndihmue shokëve. Nga të rënët që kanë qenë, ishin fillimisht tre – katër, dhe numri ka arritur deri në 24 nga bombardimet. Dhjetë veta kanë qenë me lëndime të rënda, dhe nja 20 tjerë kanë qenë me lëndime më të lehta. Pastaj ne i kemi nxjerrë të gjithë nga rrënojat, jemi munduar tu japim ndihmën e parë ose ndihmën preventive për gjakderdhje. Mes fushës, kuzhinës dhe pavijoneve ishte një livadh, pas një kohe kanë ardhur forcat e rendit, ku u paraprinin të burgosurit ordinerë dhe ishin të armatosur dhe synonin të na fusnin brenda.BILBIL DURAKU: Më 21 Maj forcat serbe bombarduan brenda burgut duke goditur Kuzhinën, por e ka goditur edhe ngrohtoren jashtë mureve të burgut, ku është bërë terr, nuk shihej asgjë, kur e goditen kuzhinën, ishte njëri afër meje, të cilit i këputet këmba, ku vetëm një copë e lëkurës ia mbante këmben ngjitur.HAQIF ILJAZI: Forcat serbe kanë bombarduar ngrohtoren, që ishte jashtë mureve të burgut dhe fusha e sportit është shumë larg nga ngrohtorja. Por kur bombardon ngrohtoren, pjesët e metalit shpërndaheshin kudo, dhe një pjes e metalit nga ngrohtorja e godet një të burgosur të fusha e sportit, të cilit ia këput këmben në vend, dhe pas pak kohe ai vdiq.ENVER DUGOLLI: Me datën 21 maj gjatë gjithë ditës ka pasur bombardime dhe gjatë tërë natës kemi qëndruar jashtë, nga ku kemi dëgjuar shumë lëvizje të traktorëve jashtë mureve. Ka pasur edhe gjuajtje kohë pas kohe.NAIT HASANI: Natën mes 21 dhe 22 majit, kemi fjetur në puset, për t’u mbrojtur nga copat e raketave. Me një puset rrinin 8 të burgosur, unë, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Xhelal Canziba, Bajrush Xhemajli, Xhemili, pra ishim 8 persona me një puset me dimension 1 metër e diçka me 1 metër.ISTREF HASANI: Bombardime ka pasur edhe jashtë mureve të burgut, dhe sa kemi mundur të dëgjojmë në radio, sepse ne kishim me shumë privilegje se të burgosurit politik, dhe radion e kemi siguruar në një magazinë, nga ku dëgjuam se burgu i Dubravës është mbushur me forca të armatosursa serbe dhe kur e goditen pavijonin “B”, tymi dukej shumë afër. I dëgjova disa zëra që kërkonin ndihmë, se kemi mbetur të mbyllur.AVNI KLINAKU: Meqenëse planet serbe nuk u realizuan, për vrasje në masë të burgosurve shqiptarë nga bombardimet e tyre e që na thoshin se ishin bombardime nga Nato, përkundër faktit se të burgosurit i kishin detyruar të qëndronin në kuzhinë të grumbulluar, forcat serbe tashmë e shihnin momentin e përshtatshëm për të vazhduar për të bërë masakra, në mënyrë që pastaj për të gjitha t’i fajësonin forcat e NATO-s. Për këtë tashmë i kishin bërë edhe xhirimet me kamera nga gazetarët e lejuar nga forcat serbe si dëshmi. Të shohim se si vazhdoi ekzekutimi i skenarit serb, për pushkatimet e të burgosurve. Në vijim do të japim pjesë nga rrëfimet autentike të disa të mbijetuarve në këtë burg: (VIJON)

Postimet e fundit !