Shqipëria/Aktualitet

Bedri Halimi: Krimet monstruoze të Serbisë në burgun e Dubravës (2)

Të gjithë të burgosurit e dinin se hyrja në çdo burg të ri, shpeshherë shoqërohej me “mikpritje” të veçantë, apo speciale, duke i pritur kordoni i policisë e gardianëve nëpër të cilën duhej të kalonin të burgosurit duke u rrahur. Por, të shohim rrëfimet e disa nga të burgosurit lidhur me hyrjen në burgun e Dubravës:Hyrja në burgBedri HalimiBISLIM ZOGAJ: Në burgun e Dubravës neve na kanë vendosur në pavijonin B në katin përdhesë dhe kemi qëndruar deri në kohën kur është bombarduar burgu i Dubravës më 19 maj. Gjatë asaj kohe kushtet kanë qenë shumë të vështira si për ushqim dhe higjienë.NAIM LUSHI: Më 3 Maj së bashku më shumë të burgosur nga spitali i Pejës jemi transferuar në Dubravë. Dhe më të hyrë në Dubravë ishte formuar një tunel nga gardianët që do të duhej të kalonim nën ta më të rrahura të pa imagjinuara.SALI ZARIQI: Ne momentin që kemi zbrit nga autobusi kemi parë gardianët dhe ushtrinë dhe jemi vendosur në pavijonin “A”. Aty kishte të burgosur serbë dhe të nesërmen i larguan nga ai pavijon.NJAZI KRYEZIU: Kur jemi futur në burg prej 29 prillit, çdo ditë kanë sjellë grupe të reja nga burgu i qarkut të Prizrenit, Pejës, Prishtinës. Kanë sjellë qytetar nga vise të ndryshme, sidomos disa nga komuna e Gjakovës. BESIM ZYMBERI: Më 30 Prill 1999 jam transferuar nga Gjilani në Dubravë dhe ishim 35 të burgosur. Në Dubravë hyrja ishte me torturë dhe duhej të hynim përmes një kordoni të gardianëve dhe ndonjëherë duhej të bartim ndonjë të burgosur pasi alivanosej nga të rrahurat.NAIT HASANI: Kur kemi hyrë në Dubravë, te hyrja kryesore kemi parë disa tanke dhe gardianët me automatik dhe policë të uniformuar.NASER SHPORTA: Para se të ndodhnin bombardimet, kam parë forca serbe, istikame.BAJRUSH XHEMAJLI: Rreth burgut ka pasur shumë ushtarë, policë dhe faktikisht ata janë ushqyer aty, sepse në kuzhinë ishin afër 100 lopë të preme, të freskëta në frigoriferë.ISTREF HASANI: Unë punoja në kuzhinë konkretisht në furrë, mirëpo mbikëqyrja ishte shumë e madhe dhe përgatitnim shumë bukë, pra edhe për ushtrinë e tyre.NJAZI KRYEZIU: Në çdo dhomë ka pasur gjurmë, në dhomën ku kemi qenë ne ka pasur brusha për pastrimin e armëve… ka pas aparatura që përdoren si radiolidhje etj.AVNI KLINAKU: Në bazë të gjitha shenjave që i kemi gjetur kur kemi shkuar në burgun e Dubravës, që përveç shenjave kemi gjetur edhe gjurmë të masakrave të njerëzve po ashtu edhe të gjinisë femërore.ISTREF HASANI: Çdo gjë si mbeturina nëpër dhoma, shkrime të ndryshme, kemi gjetur edhe veshje të brendshme të femrave, gjak dhe kuptohej që kanë bërë masakra të ndryshme. Por gjithashtu kemi parë edhe makineri ushtarake dhe ushtri.AVDI MEHMETI: Nuk kanë vlejtur më rregullat e burgut, jemi torturuar të gjithë, në disa kushte shtazarake të them, ashtu gjatë natës u largohej ndonjë i burgosur nga dhoma dhe në korridorin e madh, në mes të grilave me maska me armatim, me një efekt audio dhe dritave shumë i tmerrshëmLIBURN ALIU: Para 19 Maj kanë hyrë me maska dhe e kanë marrë Avdi Mehmetin dhe Avni Klinakun dhe i kanë rrahur mu në mes të natës.AVDI MEHMETI: Unë e kam përjetuar vetë ketë gjë aty kanë qenë disa dyshek të vjetër nëpër korridor, edhe mua më ka nxjerrë një gardian që e kam njohur dhe që nuk me kujtohet tani për një moment, si kërpudha u ngjallen disa fantazma afër meje dhe gardianët më thanë diçka “Republikën e keni fituar, por nuk do ta gëzoni”. Pas atyre fjalëve ka filluar përdorimi i forcës me mjete të ndryshme. Kanë qenë me siguri 10 persona, jam alivanos dhe më kanë kthyer në dhomë.Pas disa ditë u përdorë edhe ndaj Avniut dhe prej atyre efekteve të ndriçimit dhe zërit që kishin instaluar, në fakt përmes mikrofonave, ka qenë e çuditshme, pse me përdor atë.Jo, nuk kanë pas të bëj me zërin e njeriut, por me klithma si disa zogj në xhungël dhe kanë qenë me ndërprerje, por kanë qenë ato klithma kur janë torturuar të burgosurit.SADIK ZEQIRI: Gardianët i kemi quajtur me emra të ndryshëm si, p.sh, njërin e quanim Sakica, Çizmja etj. Sakica e quanim sepse kur vinte ai, veç e largonte sakicën dhe fillonte t’i rrihte të burgosurit me radhë, ndërsa gardianin e quajtur Çizmja e thërrisnim ashtu sepse kur ai hynte në pavijon, i dëgjohej zhurma e këpucëve dhe ardhja e tij ishte tmerr për të burgosurit. Ai fillonte nga kati i parë dhe deri në dhomën e fundit duke i rrahur të burgosurit, sepse unë isha në dhomën Nr. 35 dhe e fundit ishte dhoma Nr. 36.Pasi u vendosën në burg, rrahja për të burgosurit tashmë ishte terapi e përditshme, të cilat shoqëroheshin me provokime të shumta e të ndryshme, varësisht kujt çka i binte ndërmend në momentin e caktuar. Të shohim se çfarë rrëfejnë disa të burgosur për disa nga provokimet e ndryshme që u janë bërë:PROVOKIMETSADIK ZEQIRI: Gardianët sa herë që na sillnin bukën na rrihnin. Çdoherë që është bërë ndërrimi i gardianëve, që vinin të dehur, përsëri na rrihnin.FILIP PJETRI: Në Dubravë unë kam qenë në pavijonin mbi kuzhinë, sepse nuk e di si është quajtur. Ka ardhur një gardian Stanoje Rakiç nga Polana komuna e Istogut për të më kërkuar mua në dhomë, nga ku më kanë marrë dhe nuk e di si jam kthyer në dhomë, sepse më kanë rrahur shumë.HAQIF ILJAZI: Sa herë vendosnin të na rrihnin, e përmendnin fjalën ‘tamboranje’, kështu që sa herë e përmendin gardianët fjalën “Tamboranje”, trupi ynë e dinte këtë fjalë dhe organizmi përgatitej për rrahje.LIBURN ALIU: Më kujtohet që në mesin tonë ishte Shkëlzen Zariqi 18 vjeçar, nga i cili gardianët kërkonin të këndonte serbisht, dhe ai nuk këndoi, pastaj e rrahën.ISAK SHABANI: Disa gardianë thoshin se Kosova mbeti me 2 % shqiptarë.SADIK ZEQIRI: Afër Dubravës ishte një fshat i quajtur Shushica, në ditën që filloi djegia e atij fshati, dëgjohej ulërima e bagëtive, ikja e disa njerëzve malit etj. Një gardian me flokë të bardha nga rrethi i Dubravës hyri në dhomën tonë dhe na zuri duke shikuar nga dritarja dhe tha: “Ai është fshati Shushicë dhe vetëm në atë fshat janë disa shqiptarë dhe ata janë në burg, ndërsa pjesën tjetër ose i kemi vrarë ose i kemi larguar nga Kosova dhe të gjithë në atë fshat që janë gjallë do t’i vrasim”.ENVER DUGOLLI: Serbët vinin kohë pas kohe me provokime të ndryshme dhe na detyronin të bërtisnim “Zhivela Srbija”XHEVAT HAZIRI: Deri sa ishim në pavijonin “C, ” me kujtohet, isha me Shpëtim Krasniqin, dhe gardiani e ka hapur pjesën e prerë të derës dhe ka thënë që “Shiko këta po pinë ujë dhe po rruhen dhe mendojnë që do t’u hyjë në punë”. Shpëtimi nuk e kuptoj atë shprehje, sepse ajo ishte shenjë që ata dinin çka do të ndodhë me ne.BAJRUSH XHEMAJLI: Vet fakti kur kalonte ndonjë aeroplan i NATO-s, ata gjuanin me kundër raketor, tregon që ka pasur forca të mëdha të serbëve.BESIM ZYMBERI: Para bombardimeve kemi parë nga dritaret që i kanë detyruar të burgosurit ordiner që të t’i presin degët e pemëve që më vonë të dukej që çdo gjë ishte shkatërruar nga ajri.BEDRI KUKALAJ: Me 19 maj, kur filluan bombardimet në ngrohtoren e burgut, ka qenë e montuar kundërajrori. Ishin disa tjegulla të larguara dhe ne ishim në dritare, dhe kur fluturonin avionët e NATO-s, akoma pa bombarduar burgun forcat serbe, nga ngrohtorja janë hedhur raketa kundër NATO-s, dhe pas 2 ore forcat serbe e kanë bombarduar burgun. Së pari është bombarduar ngrohtorja. Unë isha në pavijonin B me Iber Meten, Nexhdet Zymberin nga Ponosheci, Isen Latifin nga Prelepi, ku edhe këta e dinë këtë që po e them unë.SKËNDER FERIZI: Nga dhoma ne i kemi parë kundërajroret që ishin mbi kulmin e ngrohtores, ishte një improvizim, por kishte edhe ushtarë që rrinin aty, kishte edhe thasë aty, krisma kemi dëgjuar edhe para bombardimeve.Skenari për të cilin i kishin sjellë të burgosurit shqiptarë, po realizohej. Pas shumë provokimesh të forcave serbe nga pozicionet e arsenalit luftarak që gjendej qëllimisht i strehuar në objektet e burgut të Dubravës, nuk arrijtën që forcat e NATO-s ti detyronin për të bombarduar në objektet e burgut. Ata si duket inforamatat dhe vezhgimet që I kishin bërë I kishin të sakta, por këtë gjë për tua lënë forcave të NATO-s, e bënë vetë forcat serbe duke bombarduar objektet e burgut. NATO, edhe në këto momente e dinte se Serbia aty kishte sjellë të burgosurit shqiptarë, për t’i përdorur ‘mish për top’. Të shohim rrëfimet e vet të burgosurve lidhur me rrjedhën e ngjarjeve në vijim: (VIJON)