Kulturë\Letërsi

Mehmet Bislimi: Mbi muret e Dubravës (Poezi)

Mbi muret e Dubravës

mbi muret e Dubravës me tela

Ferrin e Dant-ës e vunë në lojë

gjakatarët serb të mesjetës              

me thikën e urrejtjes në gojë

në fushën me lule të pranverës

ku gjaku po rridhte plojë

u këputën në mes

rrugët e jetës

177 trëndafilat e tokës sonë

më të kuq së liria

liri
sa shtrenjtë të paguam


Ferri i Dantes

mbi ferrin e ri të Dubravës

kuptimin humbi

skenar i vjetër i Serbisë

mbi shqiptarët             

rivënë në lojë

spektatorë ndërkombëtarë

sehir mos bëni

me gjakun e derdhur

u skuq liria

mos u skuqni ju

ç’kuptim ka ferri i Datës

këngëtuar shekuj më parë                                

në krahasim me ferrin e Dubravës –

që Serbia e hapi për shqiptarë…

  • me ndjenjën e thellë të respektit për të rënët

            në majin e vitit ’99 në burgun e Dubravës.

                                                                  – Autori  

22-05-2021

Postimet e fundit !