Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të INTERPOL.
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Balla u shpreh se konferenca do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor.
“Akti i parë ka të bëjë me lajmin se Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të organizatës ndërkombëtare të policisë kriminale INTERPOL, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor. Është një vlerësim për Shqipërinë, po ashtu edhe për rezultatet e mira të arritura nga Policia e Shtetit, e cila ka forcuar goditjen kundër krimit të organizuar, pandëshkueshmërisë, e cila lidhet me një etapë të re të bashkëpunimit mes policisë së shtetit dhe INTERPOL.
j.l./ dita