Portreti/intervista

Arsimi dhe kultura në Shqipëri në vitet e shtetit të Enver Hoxhës (Intervista me Tefta Camin)

ARSIMI DHE KULTURA NË SHQIPËRI
NË VITET E NDËRTIMIT TË SOCALIZMIT
Pjesë nga intervista me ish-Ministren e Arsimit
Tefta Cami, dhënë Radiokosovaelire
Në prill 1976 emrohem ministre e Arsimit dhe Kulturës. Kur u emrova ministre, njëkohësisht drejtova edhe Komitetin e Partisë të Rajonit Nr.1 deri në dhjetor të vitit 1976, kur u zgjodh sekretar i parë i Rajonit Nr. 1 Xhemal Tafaj.
Si ministre punuam bashkë me gjithë aparatin e kualifikuar të Ministrisë dhe Seksionet e Arsimit dhe Kulturës në rrethe, bashkë me gjithë institucionet qëndrore, me shumë përkushtim që arsimi dhe kultura, artet e sportet të kishin karakter kombëtar dhe të edukonin dashurinë për atdheun e popullin shqiptar; të lidhej edukimi i brezit të ri me jetën e prodhimin; të rritej cilësia dhe të masivizohej më tej arsimi parashkollor, ai tetëvjeçar e i mesëm.
Në qytet mbi 90% e fëmijve të moshës 3-6 vjeç përfshiheshin në arsimin parashkollor me ushqim, ndërsa në fshat 63% e fëmijve 3-6 vjeç përfshiheshin në arsimin parashkollor me ushqim.
Arsimi 8-vjeçar ishte i detyrueshëm me ligj dhe e vazhdonin të gjithë fëmijët që kishin mbushur moshën 6 vjeç, dmth, mbi 30.000 fëmijë në vit fillonin klasën e parë fillore.
Arsimi i mesëm qe masivizuar aq sa në vitin 1987 90% e nxënësve që mbaronin shkollat 8-vjeçare të detyruar me ligj, vazhdonin shkollat e mesme, ndërsa 10% e tyre vazhdonin shkollat e ulta profesionale 2 vjeçare, ose kurse kualifikimi 6-të e dy mujore, ose kurse një mujorë profesionale.
Shkollat e mesme profesionale të sferës prodhuese i përgatitnin nxënësit nga ana praktike në bazat e tyre prodhuese, ku merrnin kategori kualifikimi dhe fillonin punën në profesionin e tyre.
Gjatë 45 viteve u përgatitën 100.000 specialistë e kuadro me arsim të lartë brenda e jashtë shtetit. Në ato vite Shqipëria kishte raportin 1 specialistë me arsim të lartë për 29-30 banorë, tregues ky i vendeve të zhvilluara. Ndërsa në këto vitet e sotme raporti është ngushtuar, por faktikisht është fiktiv.
Në vitin 1977, nga një studim i MAK doli që 80% e shkollave nga klasa e pestë e deri në shkollat e larta si gjuhë e huaj mësohej gjuha ruse dhe anglisht. Kryeministri prestigjioz Mehmet Shehu dhe n/kryeministri Manush Myftiu u alarmuan dhe u muarr nje Vendim që brenda tri vjetëve të ndërronte raporti që të kishte këte rradhitje: Anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht dhe me grupe të vogla turqisht e osmanisht, serbokroatisht e greqisht dhe rusisht.
U hapëm degët italisht, gjermanisht dhe spanjisht (përveç anglishtes) në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, në Universitet dhe në disa shkolla të mesme të Tiranës dhe të rretheve. Si rrjedhotë, muarrëm kuadro pensionistë të këtyre gjuhëve, përfshi edhe kuadro me probleme biografike, dhe në vitin 1980 u zbatua Vendimi i Këshillit të Ministrave. Në Instititin e Larte Pedagogjik të Gjirokastres u çel dega e mesuesis të gjuhës greke, ku përgatiteshin mësues për shkollat e minoritetit grek.
Edhe në fushën e kulturës e të arteve pati arritje të mëdha. Ishin ngritur institucionet e artave nga e para. Arritëm të prodhonim 18 filma artistikë në vit me tirazh të gjatë nga Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe RTVSH-ja, përveç filmave multiplikativë e dokumentarë të shumtë. Tematika e filmimeve kishin synime kombëtare.
Janë filmuar episode e ngjarje dhe dokumente që nga antikiteti dhe për të gjitha epokat e historisë, për epokën zulmëmadhe të Skënderbeut, të Lidhjes së Prizrenit me në krye ideologun e saj Abdyl Frashëri, atë të shpalljes së Pavarësisë kombëtare me Ismail Qemalin në krye, ngjarje e zhvillime të mëvonëshme, si epokën e LANÇ-it, periudhën e socializmit etj, etj.
Teatri i Operës e Baletit përgatitnin e vinin në skenë katër premiera në vit, 2 opera të huaja dhe 2 opera të kompozitorëve shqiptarë.
Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve Popullore vuri në skenë këngët e vallet popullore të të gjitha trevave kombëtare.
Teatri Kombëtar vuri në skenë drama e komedi nga krijues shqiptarë si dhe nga dramaturgjija klasike.
Estrada e Shtetit në Tiranë si dhe ato të gjithë rretheve kishin repertorë nga problemet e kohës me humor si dhe humor të përzgjedhur nga krijimtaria e popullit. U ngritën në çdo rreth e Ndërmarrje Ekonomike, Fabrika e Uzina, Kooperativa Bujqësore, Institucione Arsimore e Shendetësore teatro e estrada, ansamble artistike etj. Si rrjedhojë, kultura mori një karakter masiv kombëtar.
Edhe sportet muarrën njē zhvillim të madh dhe u masivizuan në të gjithë vendin. Që në ciklin e ulët të shkollave e në vazhdimësi u ngritën klasët sportive, ku stërviteshin e përgatiteshin sportistët e ardhëshëm të klubeve sportive. Në çdo shkollë fillore, 8-vjeçare e të mesme kishte palestra sportive.
Janë shënuar arritje dhe marrje çmimesh të para në sportin e qitjes për djem dhe vajza; po ashtu në sportet e mundjes dhe të ngritjes së peshave të rënda; në sportin e basketbollit e volejbollot të ekipit të vajzave e të djemve, si dhe në sporte të tjera. Në të gjitha ambjentet arsimore e kulturore fshatra e qytete, në Ndërmarrje Ekonomike, në kooperativa e ferma bujqësore u ngritën terrene të thjeshta sportive, ku stërviteshin ekipet e tyre…