Padrejtësitë dhe manipulimet ndaj shqiptarëve vijojnë !
Gazeta Telegraf ka botuar para dy javësh një shkrim të Koço Mosko (Kostandin Mosko), linhur në Selckë të Gjirokastrës e banues në SHBA, ku bëhet fjalë për një shqetësim jo të vogël që po ndodh rëndom i nxitur nga segmente të shtetit grek dhe me tolerancë totale tejet menefregiste, për të mos thënë me bekimin e vet shtetit shqiptar! Shkrimi pasqyron shqetësimin rreth pasaktësive të një “gazetari” misionar minoritar K.XH i cili, duke bërë një reportazh në RTSH – filiali Gjirokastër, ka paraqitur fshatin Selckë të Lunxhërisë si një fshat “minoritar grek”!? Vetëm në Shqipëri ndodh që mbijnë minoritetet e gjithëfarë lloji nga dheu dhe çuditërisht në një vend plot me shqiptarë, siç është Greqia, nuk gjen dot asnjë minoritet shqiptar?! Çirren e nduken për të drejtat e minoritetit në Shqipëri, ku asnjë lloj minoritarit nuk i është prek asnjë qime floku apo e drejtë dhe anasjelltas nuk duan t’ia dinë për reciprocitetin mes shqiptarësh në Greqi ! Por, le të kthehemi tek shkrimi ku, Z.Koço me të drejtë shqetësohet për tjetërsimin e një fakti ku nga shqiptar e kthen në grek një krahinë të tërë dhe mbi të gjitha përmes RTSH!! Ku tjetër veç në Albanistan mund të ndodhi ky skandal që për barbonët e politikës shqiptare është kthyer në përditshëri? Po si lindën minoritetet në Shqipëri do pyesi dikush me të drejtë?! Minoritet greke psh e kanë zanafillën që më 1912 kur Ismail Qemali bëri pakt me shtetin grek të asaj kohe të njihej pavarësia e Shqipërisë pa Artën deri në Janinë (konf.Londres 1913ës ende nuk ishte mbajtur) dhe ajo pjesë do njihej si minoritet shqiptar apo zonë neutrale ku shteti shqiptar do ishte i detyruar të njihte edhe minoritetin grek në gjithë zonën e Epirit. Sigurisht dihet si rrodhën ngjarjet fjalën e mbajti vetëm shteti shqiptar duke krijuar me pahir minoritete edhe aty ku nuk kishte si në Dropull të Gjirokastrës apo në disa fshatra të Sarandës ku as Himara nuk përfshihej ende , ndërsa shteti Grek jo vetëm që nuk mbajti asnjëherë asnjë premtim për të hapur shkolla shqipe në zonën jastëk ARTË Janinë Florinë por përkundrazi filloi përndjekjen e shqiptarëve nga këto zona. Kush nuk pranonte të vetquhej grek vritej në vend ose dëbohej nga vendi !
Në të njëjtën mënyrë më pas sidomos këto 35 vitet e fundit janë krijuar krejt minoritetet në Shqipëri. Nga njëra anë shteti shqiptar me kamxhik në dorë kundër popullit shqiptar duke e rrahur, duke I prishur shtëpitë dhe vendet e punës e nga ana tjetër shtete të interesuara që përmes pagesave në formë pensioni të blejnë shqiptar sa më shum e ti përdorin për ekspansione të vazhdueshme ndërkohë që qeverisësit shqiptar të çdo kohe asnjëherë këto 35 vjet si kan mbrojt shqiptarët në shtetet fqinje e as ju kan kërkuar qeverive respektive të trajtojnë shqiptarët në ato vende njësoj si në Shqipëri trajtohen minoritetet e tyre dhe pse false ! Vlen të theksohet se ende sot në 2024 Serbia po bën spastrime të shqiptarëve në Presheve Medvegjë e Bujanoc në këto 3 komuna me shumicë shqiptare që kanë mbet padrejtësisht jasht kufijve të Dardanisë !
Përballë këtyre çudirave Europa hesht dhe jo vetëm hesht por gjen ende mënyra të financojë Greqinë e Serbinë me fonde të frikshme ku një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve shkon për të asimiluar shqiptarët !
Toutes les réactions :
Gentjan Genti Koxha et 3 autres personnes
add a comment